Diarrea

Diarrea

aparati tretesSistemi gasrto-intestinal ka dy hapje, të djy anë ekstremitetet e veta. Gojën dhe anusin, të cilat përveç funksioneve të veta fiziologjike mund të shërbejnë edhe si portale hyrëse të baktereve, viruseve dhe patogjenëve të tjerë për në brendësi të organizmit tonë. Hyrja realizohet kryesisht me ndërmjetësimin e ushqimeve, ujit dhe duarve të ndotura.

Një ndër sëmundjet apo më mirë të them, çrregullimet, që shkaktojnë mikroorganizmat në sistemin gastro-enterik është edhe diarrea, apo fekalet e ujshme.
diarrea mund të zhvillohet kur një agjent irritues (si për shembull një toksinë bakterore) bën që veshja e zorrës së hollë të sekretojë më shumë ujë dhe kripëra nga sa mund të thith zorra e trashë.

Diarrea mund gjithashtu të zhvillohet në rast infeksioni, stressi apo faktori tjetër që përspejtojnë lëvizjet peristaltike të zorrëve të holla. Në këtë mënyrë, pra duke shpejtuar lëvizjet peristaltike zvogëlohet koha që zorra ka në dispozicion për të thithur ujin, në sasinë e duhur.

Rrezikshmëria e sëmundjeve (çrregullimeve) diarroike i detyrohet dehidratimit të trupit. Nga humbja e tepërt e ujit dhe kripërave minerale nervat dhe qelizat muskulore nuk mund të kryejnë funksionet e veta fiziologjike.

Një ndër shkaktarët e diarresë është edhe Giardia intestinalis, që është një protozoar. (Giardiaza). Giardia intestinalis në ciklin e vet jetësor formon ciste të cilat me anë  të mbetjeve fekale ndosin ujin apo ushqimin.

Rinstinkt 2013

———————————————————————————————–

Reklama

Mbi Trurin (2)

Mbi Trurin (2)

1. Shkencëtarët thonë se sa më shumë ëndërron aq më të lartë e ke I.Q.(koeficientin e inteligjences). Ndersa kjo mund te jete e vertete, mos e merrni si nje shenje te prapambetjes mendore faktin qe nuk arrini te kujtoni ëndrrat tuaja. Shumica nuk i mbajne mend ëndrrat dhe gjatesia mesatare e tyre(endrrave) eshte vetem 23 sekonda, që mezi mjaftojne per t’a regjistruar.

2. Neuronet vazhdojne te rritjen gjatë jetes se njeriut. Për vite me radhe shkencetaret dhe doktoret mendonin se truri dhe indi nervor nuk mund te rritej ose rigjenerohej. Edhe pse nuk veprohet ne te njeejten menyre sikunder ne indet e tjera ne pjese te tjera te trupit, neuronet munden te rriten dhe rriten gjatë jetes tuaj.

3. Informacioni udheton me shpejtesi te ndryshme ne tip ate ndryhem neuronesh. Jo te gjithe neuronet jane te njejte. Në trup ka disa tipa neuronesh, te cilet trensmetojne informacion me nje shpejtesi qe luhatet nga 0.5 m/sekonde deri ne nje shpejtesi prej 120 m/sekonde.

4. Truri ne vetvete nuk mund te ndjeje dhimbje. Ndersa truri eshte qendra e dhimbjes kur prisni nje gisht ose digjeni, ai vet nuk ka receptore dhimbjeje dhe nuk ndjen dhimbje. Kjo nuk do te thotë se koka juaj nuk mund te vritet. Truri është i rrethuar nga shtresa indesh, nervash dhe enësh gjaku te cilat jane ploësisht të ngacmueshem nga dhimbja dhe mund të të japin dhimje koke.

5. 80% e trurit ehte ujë. Truri juaj nuk është masa gri (e qëndrueshme), që mund të keni parë në television. Indi i gjallë i trurit është i butë, i lagësht, rozë dhe xhelatinoz, të tëra keto veti fale sasise se madhe te gjakut dhe ujit qe permbajne inde e tij. Kështu që herën tjetër që ndiheni të dehidratuar, merrni një pije dhe hidratoni trurin tuaj.
——-

© rinstinkt