Darwini, evolucioni, feja e të tjera…

Darwini, evolucioni, feja e të tjera…

Natyralisti britanik Charles Darwin nuk ishte i pari shkencëtar që sugjeroi dhe argumentoi se bimët, kafshët dhe të tjera organizma nuk janë të fiksuara, pra statike, të pandryshueshme. Pra Darwini sikundër të tjerë individë përpara tij propozoi se llojet e organizmave ndryshojnë apo evoluojnë në kohë… Por kontributi i tij i madh, dhe i veçantë është se ai tregoi dhe argumentoi se një nga mjetet apo mekanizmat kryesore nëpërmjet të cilave evolucioni ndodh është ai proces që mori emrin seleksion natyror. Këtë ide qëndrore ai e paraqiti në librin e tij “On the Origin of Species by Means of Natural Selection, or the Preservation of Favoured Races in the Struggle for Life” që u botua në 1859 në Londër. Vetë Darwini e përshkroi librin si “një argument i gjatë”.

Pas botimit, libri “On the Origin of Species” hasi opozicion akademik dhe popullor jo të pakët, pavarësisht faktit se libri nuk përmendte asnjë doktrinë fetare, të cilat këmbëngulnin se speciet/llojet e gjallesave janë të fiksuara, statike të pandryshueshme dhe të dizenjuara nga Zoti.

Sidosi, me kalimin e kohës idetë e librit ndikuan në perspektivën shkencore mbi botën natyrore, dhe kështu nocioni i seleksionit natyror qëndron sot në bazë të gjithë biologjisë moderne dhe shkencave apo fushave të dijes që rrotullohen dhe nëdërthuren me të. Kjo sepse nocioni i seleksionit natyror dhe evolucionit japin një shpjegim të thjeshtë dhe elegant por njëkohësisht të fuqishëm mbi format e jetës aktuale dhe të së shkuarës.

Duhet thënë se Darwini, edhe gjatë kohës që shkruajti librin, ishte mjaft i ndërgjegjshëm për potencialin blasfemik të punës së tij. Për shembull, 15 vite përpara botimit të librit, ai i shpjegonte botanistit Joseph Hooker se teoria e tij nuk kishte nevojë për një Zot apo për specie të pandryshueshme: “At last gleams of light have come, & I am almost convinced (quite contrary to opinion I started with) that species are not (it is like confessing a murder) immutable.”

Puna e Darwinit kërkoi një kohë të gjatë dhe të kujdesshme. Nga shënimet e tij është zbuluar se ai procedoi hap pas hapi duke mbledhur sasi të mëdha informacioni dhe provash…

Në 30 vite punë ai i integroi prova dhe informacione mbi fosilet, gjeologjinë, bimët, kafshët me të tjera njohuri nga fusha si demografia, ekonomia dhe shumë fusha të tjera. Sot, duke konsideruar të gjitha këto, teoria e evolucionit nëpërmjet seleksionit natyror mbahet si një nga gjetjet shkencore më të rëndësishme të njerëzimit.

 


seleksioni natyror karikature zotiRoli i Zotit

Në ambientet Viktoriane të shekullit të 19të fosilet njiheshin dhe diskutoheshin gjerësisht. Disa i konsideronin fosilet si forma shkëmbi të formuara vetvetisht, pra që nuk kishin fare të bënin me organizmat e gjallë. Të tjerë i shikonin fosilet si punë të Krijuesit të vendosura në Tokë për të testuar besimtarët. Të tjerë mendonin se fosilet ishin mbetje të organizmave ende të gjallë diku nëpër botë…

Në vitin 1796 natyralisti francez Georges Cuvier pranoi dhe argumentoi se disa fosile si për shembull ato të mamuthëve ishin mbetje të kafshëve tanimë të zhdukura. Ai e paqëtoi këtë nocion me besimin e vet fetar duke invokuar katastrofa si përmbytjet e pikturuara në Bibël. Thuhej se, çdo përmbytje shfarosi një sasi të madhe qeniesh të gjalla; më pas Zoti i dha Tokës qenie dhe organizma të tjerë… Mes çdo katastrofe çdo specie e krijuar prej zotit, thuhej se, qëndronte fikse, pra e patjetërsuar. Kjo teori, që në njëfarë mënyrë përpiqej të paqëtonte mbetjet fosile me besimin në Zot dhe kreacionizmin njihej si “katastrofizëm” dhe u përhap gjerësisht pas botimit nga Cuvier të “Preliminary Doscourses” në vitin1813.

Pavarësisht kësaj, gjatë kohës kur Cuvier merrej me shkimin e teorisë së tij, ide të tjera po përhapeshin… ide që bazoheshin mbi koncepte evolucioni. Për shembull, vetë gjyshi i Darwinit, Erasmus Darwini, një “free-thinker” kishte një teori të vetën idiosinkratike.
Një tjetër ide që kishte më shumë ndikim ishte ajo e paraqitur nga Jean-Paptiste Lamarck, që në atë kohë ishte profesor zoologjie në National Museum of Natural History në Francë. Në librin e tij Philosophie Zoologique të botuar në vtin 1809 ai artikuloi të parën teori të evolucionit të gjallesave. Ai teorizoi se qeniet e gjalla evoluan nga qenie më të thjeshta duke kaluar në stade gjithnjë e më të sofistikuara për shkak të një “force ndërlikuese”.

Lamarcku argumentonte se orrganizmat përballeshin me sfida ambentale mbi trupin e vet dhe prej këtu doli ideja e përdorimit dhe mospërdorimit në një individ. Lamarcku thoshte se përdorimi më i shpeshtë dhe i vazhdueshëm i një organi e përforcon këtë të fundit në mënyrë graduale, e zhvillon dhe madje edhe e zmadhon… ndërsa mospërdorimi i përhershëm i çdonjë organi e dobëson në mënyrë të paperceptueshme, shkallë-shkallë, deri sa ai organ zhduket plotësisht. E gjithë kjo ndodhte tek një individ i vetëm. Kështu shkruante Lamarcku ky organ i fuqizuar nga përdorimi i vazhdueshëm që një indivd bënte më pas kalonte tek pasardhësit – fenomen i emërtuar si “trashëgimi e karakteristikave të fituara”. Në pamje të parë kjo teori duket se ngjan mjaft me atë të propozuar nga Darwini, por duhet specifikuar se ndryshon në pika të ndryshme themelore.

Reklama

Fosilet dhe dokumentimi i zhvillimit të evolucionit

Fosilet japin prova të rëndësishme në dokumentimin e zhvillimit të evolucionit

Në fillim të shekullit të 19-të, natyralistët vëzhguan se fosilet gjendeshin në një renditje të caktuar në shtresat e shkëmbinjve sedimentarë. (Shkëmbinjtë sedimentarë janë formuar nga depozitimi i shresave të njëpasnjëshme të materialeve të derdhura në det nga lumenjtë e ndryshëm. Ndryshimet tektonike, të pllakave të Tokës, bëjnë që këto shtresa të dalin mbi det, duke formuar malet apo kodrat – që ne shohim sot, e ku gjejmë edhe fosilet.).Materialet më të vjetër janë të depozituar më në thellesi dhe shtrihen më afër fundit të shkëmbit sedimentar  krahasuar me sedimentet e depozituara në një kohë të mëvonshme, të cilët janë më sipërfaqësore. Gjithsesi,  ndonjëherë shkëmbinjtë më të vjetër mund të gjenden sipër shkembinjve më të rinj; kjo ndodh atje ku ka patur thyerje dhe njëkohësisht ngritje ose zbritje të një shtresë në raport me një tjetër.

Fosilet që u ngjajnë organizmave bashkëkohorë shfaqen në sedimentet e reja,  ndërsa fosilet që ngjajnë shumë pak me organizmat bashkëkohorë shfaqen në sedimentet më të vjetra. Bazuar në këto vëzhgime, shumë natyralistë, përfshirë gjyshin e Çarls Darvinit, propozuan teorinë sipas së cilës orgaznimat ndryshojnë me kalimin e kohës. Por, duhet thënë se ishin Çarls Darvini i dhe Alfred Russeli të parët që identifikuan seleksionin natyror si forcën tërheqëse që qëndronte pas evolucionit, ose atë që Darwini quajti “prejardhje me modifikim” (“descent with modification”).

Kur Darvini publikoi librin (studimin) e vet “Mbi Origjinën e Specieve” (On the Origin of Species) në vitin 1859, paleontologjia ishte ende një shkencë rudimentare, në fillimet e veta. Shkëmbinjë sedimentarë nga periudha të ndryshme kohore ishin të panjohur ose nuk ishin studiuar në mënyrën e duhur, bazuar mbi metoda shkencore. Darvini kaloi rreth 20 vite të jetës së vetë duke mbledhur prova që mbështesnin idenë e tij përpara se ta bënte atë publike.

Një shekull e gjysmë që prej atëhere, paleontologët kanë gjetur shumë forma të ndërmjetme që nuk ishin të njohura në kohen e Çarls Darvinit. Në një sërë vendesh, shkëmbinjtë sedimentarë që janë midis 540 milion dhe 635 milion vite të vjetër, përmbajnë gjurmë të organizmave shumëqelizorë me trup të butë, dhe shenja apo gjurmë të fosilizuara në sedimente me të hershme (rreth 1 miliard vite më parë) që tregojnë për një krijese krimb-ngjashme (të ngjashme me krimibin). Disa nga këto organizma, ka shumë mundësi  që  të kenë qënë forma të ndërmjetme midis organizmave shumë qelizorë, që ishin banorët e vetëm të Tokës për 2 ose me shumë miliard vitet e para të historisë së jetës në të, dhe organizmave me trup të fortë që shfaqen me shumicë në fosilet me vjetërsi rreth 540 milion vite. Në mënyrë të ngjashme disa nga organizmat që u shfaqën gjatë asaj periudhe ishin forma tranzitore, kalimtare, midis organizmave më të hershëm me trup të butë dhe linjave evolutive më të mëdha si peshqit, artropodët (këmbënyjëtuarit) dhe moluskët që kanë mbijetuar deri në ditët tona.

Fosili i Tiktaalik-ut

Sikundër mund të shihet në fotografinë përkrah, Tiktaalik-u[1] është një formë tranzitore, pra kalimtare, midis peshqve dhe tetrapodëve të hershëm që jetuan në Tokë. Fosilet prej 330 milion vitesh më parë dokumentojnë evolucionin e amfibëve nga katërkëmbëshve të hershëm. Skelete të mirëmbajtur nga shkembinjë që janë 230 milion vite të vjetër, tregojnë dinozaurët duke evoluar nga një linjë zvarranikësh, paraprirëse. Një shembull jetëgjatë i një formë kalimtare (tranziti) është Arkeopteriksi, një fosil i vjetër 155 milion vite që ka skeletin e një dinozauri të vogël por edhe krahë dhe pupla.


[1] Skeleti pothuajse i plotë i një fosili kalimtar zog-ngjashëm që u zbulua në Kinë në 2006-ën.

[Të pëlqeu postimi? Nëse po, atëhere mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

——————————————————————————————-

Mbi evolucionin e llojeve

Speciet/llojet pershtaten ndaj ndryshimeve ambjentale

Çdo organizëm është produkt i shumë nderveprimeve midis kushteve ambientale dhe gjeneve te trasheguara nga paraardhesit. Nese te gjithë orgaznizmat (ose te gjithë individet e një lloji) do te ishin egzaktesisht te njejte, ndryshimet ne ambjentin rrethues do te ishin shkaterrimtare per te gjithë, dhe te gjitha speciet (apo individet e një lloji) do te zhdukeshin. Pershtatjet ndaj ndryshimeve ambientale ndodhin si pasoje e proceseve evolutive qe ndodhin gjatë nje kohe relativisht te gjatë dhe qe prekin shumë breza (gjenerata).

Seleksioni natyror është një mekanizem i rendesishem nepermjet te cilit vazhdon evolucioni

Edhe pse filozofet dhe naturalistet diskutonin per konceptin e evolucionit prejshekujsh, Charles Darwin dhe Alfred Wallace ishin te paret qe paraqiten një teori te evolucionit dhe sugjeruan një mekanizem te pranueshem/te mundshem, seleksionin natyror, per ta shpjeguar ate (evolucionin). Ne librin e tij “On the Origin of Species by Natural Selection” te publikuar me 1859-në, Darvini sintetizon shumë zbulime te reja ne gjeologji dhe biologji. Ai prezantoi një sere faktesh qe mbeshtesnin hipotezen e tij se, format e jetës qe egzistojne sot e kanë prejardhjen nga forma jetë te meparshme, me disa modifikime.
Libri iDarvinit ngriti një stuhi te vertete si ne fushen fetare ashtu edhe ne ate shkencore. Teoria e Darvinit ka ndihmuar ne formesimin e shkencave biologjike deri ne ditet e sotme. Teoria e tij ka ngritur, si pasoje, një pune te madhe kerkimore shkencore e cila ka dhene shumë prova te tjera shtese qe tregojne se evolucioni është pergjegjes per diversitetin (shumellojshmërinë) e organizmave ne planetin tone. Edhe sot e kesaj dite, detajet e proceseve evolutive janë ne fokus te hetimeve dhe diskutimeve shkencore.
Darvini e bazoi teorine e tij te seleksionit natyror ne katër vezhgimet e meposhtme:
(1) Anetarët e një specie (lloji) shfaqin disa variacione nga njeri-tjetri.
(2) Organizmat prodhojne shumë pasardhes te cilet do te mbijetojne dhe do te riprodhohen.
(3) Organizmat konkurojne per resurset e nevojshme si ushqimi, drita e diellit dhe hapesira (territori). Individet me karakteristika qe u lejojne te zoterojne dhe perdorin resurset janë me te privilegjuar qe te mbijetojne deri ne moshen riprodhuese dhete riprodhohen. 
(4) Individet qe arrijne te mbijetojne dhe riprodhohen ua kalojne karakteristikat e tyre (gjenetike) pasardhesve.
Ambjenit seleksionon per te mbijetuar, organizmat qe pershtaten me mire. Duhet theksuar (dhe vene re) se pershtatjet shfaqen me ndryshime ne popullata.
Darvini nuk kishte njohuri per ADN-në apo per mekanizmat e trashegimise. Shkenctaret, sot kuptojne se shumica e ndryshimeve ndermjet individeve janë rezultat ivarietetit (ndryshueshmërisë) te gjeneve qe kodojne per karakteristika te vecanta te një organizmi. Burimi i vertete i ketyre variacioneve (ndryshueshmerive) ndermjet individeve janë mutacionet, ndryshime kimike ose fizike ne ADN, te cilat qendrojne dhe mund te trashegohen (nese nuk ndreqen). Mutacionet modifikojne gjenet dhe ne kete menyre sigurojne material bruto per evolucionin.

Popullatat evoluojnë si pasoje e seleksionimit nga ndryshimet ambientale

mutacione ecolucionTeresia e gjeneve te një popullate perben gjenofondin e saj. Si virtyt i gjenofondit te vet, një popullatë është një rezervuar variacionesh (ndryshimesh). Seleksioni natyror vepron mbi individet brenda një popollate. Selekstioni natyror favorizon individet qe bartin gjene qe specifikojne per një karakteristike qe u lejon atyre një pergjigje me te mire ndaj ndryshimeve dhe presioneve te ushtruara nga ambienti. Keto organizma janë me te privilegjuarit per te mbijetuar dhe per te lene pasardhes. Ndersa organizmat e suksesshem ua kalojne receten e suksesit brezave pasardhes,karakteristikat e tyre (gjenetike) perhapen edhe me shumë ne popullatë. Mekalimin e kohes, ndersa popollatat vazhdojne te ndryshojnë (sikunder edhe ambienti rrethues, duke sjelle presione te reja selektive), anetaret e një popullate pershtaten me mire me ambientin e tyre dhe me pak me ate te paraardhesve te tyre.
Ndersa një popullatë pershtatet ndaj ndryshimeve ambientale dhe shfrytezon mundesi te reja per te gjetur ushqim, per te ruajtur sigurine e vet dhe per te shmangur grabitqaret, popullata ndryshon (modifikohet) dhe mund te shfaqen specie/lloje te reja.

[Nëse postimi të pëlqeu, dhe do të qëndrosh i/e azhornuar, mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

Darvini dhe Evolucioni (1)

Darvini dhe evolucioni (1)

Darvini, djali i një fizikani, u dergua ne moshen 15 vjecare për te studiuar mjekesi ne Universitetin e  Edinburgh-ut. Duke mos u pershtatur dot me mjeksine, ai u transferua ne Universitetin e Cambridge-it për te sudiuar teologji. Gjatë kësaj kohe ai u be “i mbrojturi” i John Henslow-it, qe ishte profesor i botanikes. Henslow inkurajoi interesin e Darvinit për boten natyrore. Pak pas marrjes se diplomes se vet, Darvini u imbarkua ne HMS Beagle, e cila po nderrmerte një udhetim 5 vjecar rreth botes, për te pergatitur harta navigacioni për marinen (floten) Britanike.

Beagle-i la Plymouth-in, Angli, ne 1831 dhe udhetoji pergjat brigjeve lindore dhe perendimore te Amerikes se Jugut.

Udhetimi 5-vjecar filloi ne Plimuth (Plymouth), Angli (shenuar me yll), në vitin 1831. Vezhgimet e bera ne Ishujt Galapagos, ne bregun perëndimor te Amerikes se Jugut, e ndihmuan Darvinin qe te zhvillonte një mekanizëm te kenaqshem për te shpjeguar se si një popullatë organizmash mund të ndryshoje ne kohe (me kalimin e kohes).

Ndersa anetaret e tjere te ekuipazhit ndertonin hartat duke shenuar brigjet dhe gjiret, Darvini kaloi mjaft javë duke studiuar kafshet, bimet, fosilet dhe formacionet gjeologjike te brigjeve dhe rajoneve te brendshme, zona qe nuk ishin eksploruar mjaftueshëm. Ai koleksionoi dhe katalogoi mijra bimë dhe kafshe te ndryshme dhe mbajti shenime mbi vezhgimet e tij, informacion qe u be, me pas, thelbësor për zhvillimin e teorisë se tij.

Beagle-i qendroi rreth 2 muaj ne Ishujt Galapagos, 965 km ne perëndim te Ekuadorit, ku Darvini vazhdoi vezhgimet dhe koleksionimin e tij. Ai krahasoi bimet dhe kafshe e Galapagosit me ato te tokave te Amerikes Jugore. Ai ishte mjaft kurioz nga ngjashmerite e tyre dhe mendoi se, pse organizmat e Galapagosit duhet t’u ngjanin atyre nga Amerika e Jugut me shumë se sa atyre nga ishujt e tjerë nga pjesë te tjera te globit(?).

Edhe pse kishte ngjashmëri midis specieve te Galapagosit dhe atyre te Amerikes se Jugut, gjithashtu, kishte edhe diferenca. Kishte edhe diferenca te dallueshme ne zvarraniket dhe zogjte duke kaluar nga një ishull ne tjetrin. Darvini vriste mendjen se pse ne keto ishuj duhet te kishte kaq (shumë) diversitet biologjik. Pasi u kthye ne shtepi, Darvini ponderoi keto vezhgime dhe u perpoq qe te zhvillonte një shpjegim te kenaqshem për shperndarjen e specieve nëpër ishuj.

Darvini punoi ne linja te ndryshme, me provat qe kishte ne dispozicion, duke marre parasysh se si speciet mund te kishin “lindur”. Nocioni, ideja qe mbizoteronte ne mes-1800-es ishte qe: Toka ishte shumë e re, kështu qe organizmat nuk mund te kene patur mundësi ndryshimesh rrenjesore qe prej kur u shfaqen për herë të parë.

Shtresa te ndryshme shkembinjsh afer Lumit Paria ne Grand
Staircase– Escalante National Monument, Utah. Shtresat me te reja shrihen mbi ato me te vjetra. Disa shtresa datojne ne eren e Mezozoikut, nga 248 milion deri 65 milione vite me pare. Fosile karakteristike, gjenden ne çdo shtresë

Gjatë fillimit te shekullit te 19-te, gjithsesi, gjeologet hodhen idene se malet, luginat dhe vecorite e tjera fizke te siperfaqes se Tokës  nuk kishin lindur ne formen e tyre aktuale (te asaj kohe). Perkundrazi, keto karakteristika te relievit te Tokës ishin zhvilluar, ngadale, gjatë periudhash te gjata, nëpërmjet proceseve gjeologjike si aktiviteti vullkanik, ngritja e pllakave tektonike, erozioni dhe akullnajat. Ne udhetimin e tij, Darvini mori me vete “Principles of Geology” (“Principe te Gjeologjise”), i botuar nga gjeologu Charles Lyell ne 1830, dhe e studioji ate imtesisht.

Lyell-i i dha një koncept te rëndësishëm Darvinit – qe proceset e ngadalta gjeologjike, te cilat vazhdojne edhe sot, tregonin se Toka është mjaft më e vjetër nga sa mendohej.

Një tjetër prove e rëndësishme qe influencoi Darvinin ishte fakti se fermeret mund te zhvillonin shumë varietete te kafshve shtepiake (ose me saktë te kafshve te zbutura nga njeriu) ne pak gjenerata, ne pak breza. Kjo kryhej duke seleksionuar vetëm individët qe shfaqnin tiparet fenotipike te deshiruara, pra duke lene te kryqezohen vetëm ata individë qe shfaqnin traktet e deshiruara, një procedure e njohur si seleksionimi artificial.

[Darvini dhe Evolucioni (2)]

——————————————————————————————————-