Mikroskopi me fluoreshencë e boshtit mitotik

Pamje me mikroskopi (me dritë) me fluoreshencë e një qelize kafshe në stadin e anafazës. Pamja tregon boshtin mitotik. (kromozomet në portokalli; mikrotubthat në jeshile)

Pamje me mikroskopi (me dritë) me fluoreshencë e një qelize kafshe në stadin e anafazës. Pamja tregon boshtin mitotik. (kromozomet në portokalli; mikrotubthat në jeshile)

Pamje me mikroskopi (me dritë) me fluoreshencë e një qelize kafshe në stadin e anafazës. Pamja tregon boshtin mitotik. (kromozomet në portokalli; mikrotubthat në jeshile)

Reklama

Riprodhimi seksual, aseksual dhe Mejoza

Dallimi midis riprodhimit seksual dhe aseksual (joseksual).
Pasardhesit e perftuar nga riprodhimi joseksual (aseksual),zakonisht kane tipare (fanotipike, gjenotipike) identike me ato te prindit (tevetëm!). Mitoza eshte baza e riprodhimit aseksual (joseksual) ne organizmat eukariotik.
Ne riprodhimin seksual, dy qeliza haploide (me gjysmën e numrit te kromozomeve) ose gametë, shkrihen (bashkohen) se bashku per te formuar njeqelize te vetme me dyfishin e numrit te kromozomeve, pra zigotën. Ne ciklin jetesor te nje gjallese qe riprodhohet seksualisht, duhet te ndodh mejoza (spermatogjeneza dhe ovogjeneza) perpara se te formohen gametet.
Dallimi midis qelizave haploide dhe atyre diploide; kromozomet homologë.
Nje qelize diploide ka nje numer karakteristk cifteshkromozomik/qelizë. Anetaret e cdo cifti, të quajtur kromozome homologë, jane tengjashem ne gjatesi, ne forme dhe mbajne gjene qe kodojne per te njejtat atribute ne organizem.
Nje qelize haploide permban vetem nje nga kromozomet homologë.
Domethenia e Mejozës dhe pershkrimi i procesit.
Nje qelize diploide qe i nenshtrohet mejozes kalon neper dy ndarje qelizore te njepasnjeshme duke dhene kater qeliza haploide. Cikli jetesorseksual tek eukariotet ka nevoje per mejozen, e cila ben te mundur qe gamentette kene gjysmën e numrit te kromozomeve te qelizave prinder.
MEJOZA I fillon me profazen I, ne tecilen ndodh kryq-këmbimi (crossing-over), pra shkembimi i segmenteve te ADN-sëmidis kromatideve homologë (jo vëllezër).
Ne metafazen I, tetradet – cdonje prej te cilave e perbere nga nje cift kromozomesh homologë qe mbahen se bashku nga nje ose me shume kiazma –vendosen ne pllaken metafazore (boshtin qendror te qelizes). Anetaret e çdoçifti kromozomesh homologë ndahen gjate anafazes I te mejozes, dhe shperndahen ne polet e kundert te qelizes, ne berthamat e reja. Cdo berthame permban nje numer haploid kromozomesh, ku cdo kromozom perbehet nga dy kromatide.
Gjate MEJOZËS II, dy kromatidet e cdo kromozomi ndahen dhe cdonje perj tyre shperndahet ne qelizat(e ardhshme) bija. Tani, çdo kromatid eshte nje kromozom.
Rinstinkt, Tetor 2011
————————————————–

Procesi i Mitozës

Mitoza

Për të kuptuar se si zhvillohet procesi i mitozës është e nevojshme të bëhet e ditur një premisë e rëndësishme; ajo që në qelizat që gjenden në një stad qetësie replikative (ndërfazë) kromatina, që është materiali që përbën kromozomet, është e pranishme në bërthamën qelizore në formë filamentesh të hollë, të cilët në terma morfologjikë mezi dallohen.

Ndarja mitotike praprihet nga i ashtuquajturi proces i despiralizimit të helikës së dyfishtë të ADN-së, në mënyrë që çdo filament i acidit nukleik të shërbejë si model për sintezën e një filamenti të ri, e si korolar i këtij procesi qeliza do të jetë e pajisur me dy helika të dyfishta ADN-je… që të dyja të përbëra përkatësisht nga një filament origjinal dhe nga një filament i neo-sintetizuar.

Rezultati i mitozës i jep çdo qelize bijë të njëjtin komplet kromozimik me të qelizës mëmë, meqë materiali gjenetik i kësaj dyfishohet.

Procesi i mitozës zhvillohet në qelizat somatike(trupore) të organizmit.

Mitoza ndahet në katë faza kryesore:

Mitoza (Credit: Wikipedia)

1- Profaza. Në profazë kromozomet që përmbajnë një sasi të dyfishuar të ADN-së, fillojnë të bëhen të dukshëm duke u paraqiitur në pamjen mikroskopike si shkoptha të ndarë në dy filamente, të quajtur kromatide, e të mbajtur në kontakt nga një masë e vogël e quajtur centromer. Membrana bërthamore zhduket duke provokuar si pasojë edhe zhdukjen e organelit apo njësisë morfoligjike “bërthamë”, në të cilin normalisht gjendet materiali gjenetik me udhëzimet e trashëgueshme.

Gjatë Profazës fillon të formohet boshti mitotik, me një formë pothuaj-vezore në polet e të cilit gjenden centriolet (organele qelizore) që janë përgjegjës për organizmin e boshtit mitotik. Boshti mitotik është një strukturë tkurrëse sepse përmban proteina citoskeletike tkurrëse, mes të cilave aktina dhe tubulina.

2- Metafaza. Metafaza zhvillohet në dy kohë. Fillimisht kromozomet bashkohen në pjesën qëndrore të boshtit mitotik e mëpastaj orientohen me centromerët në pjesën qëndore të boshtit mitotik (piasta ekuatoriale).

3- Anafaza. Anafaza karakterizohet nga ndarja e kromatideve që fitojnë pavarësinë nga njëri tjetri për shkak të prishjes së centromerit, që i mbante të bashkuar. Dy kromatidet që lindin nga ndarja e çdo kromozomi migrojnë në drejtime të kundërta, drejtë poleve të boshtit mitotik, që ndërkohë fillon e zgjatet.

4- Telofaza. Rreth e rrotul kromozomeve të vendosur në polet e kundërta të boshtit mitotik, fillon dhe formohet një membranë bërthamore. Ndërtimi i membranave bërthamore të qelizave bija fillon kur boshti mitotik është prishur. Ndjek ndarja e citoplazmave të dy qelizave të reja, ndërkohë kromozomet hollohen dhe pastaj zhduken duke formuar kromatinën karakteristike të bërthamës në ndërfazë.

 ——————————————————————————