Doktorët dhe farmacitë pro-homeopatisë

Homeopatia: mit dhe legjendë (2)

Homeopatia: metoda Korsakov

Doktorët dhe farmacitë pro-homeopatisë 

Fatkeqësisht nuk ka farmaci që nuk e ka në vitrinë të shkruarën “Homeopati”, ndërsa janë të tepërt mjekët që japin rregullisht receta me “ilaçe” farmaceutike. Kjo u sjell disa firmave homeopatike fitime prej miliona e miliona eurosh në vit, duke shitur flakonë me ujë. Në Itali shpenzimi vjetor për “ilaçet” homeopatike vërtitet rreth 300 milion euro (të paktën në 2007-ën), shpenzime të bëra nga rreth 8 milion italianë që mbështeten mbi homeopatinë edhe për  sëmundjet e rënda, sikur të mos mjaftonte gripi.

Ngelesh me gojë hapur kur dëgjon apo lexon doktorë të diplomuar që deklarojnë se “sa më i madh është numri i hollimeve aq më i madh është fuqia e produktit homeopatik” etj. të këtij lloji.

Duke patur parasysh se pas hollimit së 12-të të tipit 1:100, në tretësirën e stërholluar nuk ka molekula të tjera përveçse atyre të ujit (apo tretësit), mund ta imagjinoni se çfarë dreq eksperti është i nevojshëm për të dhënë receta për produktet homeopatike. Ekspertë leshi! Ekspertë që japin receta mbi ujin e holluar me tjetër ujë!

Përse këto produkte përdoren nga kaq shumë njerëz?

Fatkeqësisht shëndetësia “konvencionale” është larg të qenit perfekte.

Shpesh mjekët nuk u japin të drejtë pacientëve, janë arrogantë dhe të përgatitur jo mirë, dhe shpesh këshillojnë mjekime të papërshtatshme për sëmundje të rëndomta që në fakt duan vetëm pak durim dhe disa ditë pushim.

Kohët e fundit po rritet gjithnjë e më shumë numri i njerëzve që marrin mjekime në çdo minutë për dhimbje koke apo për një të ftohur, duke u bërë imunë ndaj ilaçit dhe në këtë mënyrë duke bërë të pavlefshëm një sërë ilaçesh të tjerë që bazohen mbi të njëjtin mekanizëm veprimi (mbi të njëjtin princip aktiv).

Nëse këtyre u shtojmë strategjitë e marketingut që vënë në dritë të keqe shoqëritë “e këqija” si Big Pharma (apo të tjera firma farmaceutike shumëkombëshe) kundër shoqërive “të mira” homeopatike si Boiron-i; shtojmë edhe dëshirën popullore për “kura natyrore” kundër “kimisë” së ilaçeve të zakonshme…dhe ja ku del një produkt me sukses të garantuar: një “ilaç” pa asnjë efekt anësor që funksionon sa duhet për të kënaqur pacientin! Efekti i vetëm që kanë mjekimet homeopatike është efekti placebo apo sugjestionues!

Firmat shumëkombëshe të produkteve homeopatike përfitojnë duke shitur një produkt që përftohet praktikisht me kosto zero, dhe duke fituar një mal me para në kurriz të pacientëve dhe ndonjëherë edhe të mjekëve, të cilët shohin “rezultate” dhe bëhen mbështetës të këtyre metodave kundërshkencore, në mënyrë jokritike dhe aspak profesionale.

Homeopatia nuk ka asnjë kosto shkencore: në homeopati nuk ekziston kërkimi shkencor (kurat janë të njëjtat prej vitesh), nuk ka progres, qëndron statike e palëvizzhme (edhe pse ata që i shesin e dinë shumë mirë se shesin vetëm ujë, nuk ka kuptim të kërkosh diçka tjetër!).

Industria më e madhe botërore në prodhimin e produkteve homeopatike, Boironi, e mbylli vitin 2009-të me një fitim prej 526 milion eurosh dhe regjistroi një rritje marramendëse shitjesh gjatë periudhës së përhapjes së gripit A. Pra, ka vërtetë nga ata që mendojnë se uji mund të mbojë nga gripi!

Cili është qëndrimi që duhet të mbajë një vend i civilizuar ndaj homeopatisë?

Duhet të dijë të dallojë shkencën nga paragjykimet dhe besëtytnitë. Të njohë atë që është mjekësi nga jo që nuk është e tillë.

Homeopatia: mit dhe legjendë (3)

Reklama

“Lufta” kundër homeopatisë, “lufta” kunër Boiron-it

Lufta kundër Boiron-it

Firma shumëkombëshe e homeopatisë, Boiron, është e detyruar që t’u jap informacione më të plota (dhe më realiste) konsumatorëve amerikanë – dhe jo vetëm.

Vitin e kaluar në dy procese kolektive që kishin të bënin me Oscillococcinumin, produktim më të suksesshëm të Boiron-it, gjykatat e Kalifornisë u dhanë të drejtë klientëve që pretendonin se ishin mashtruar mbi mallin e blerë. Siç mund të parashikohej, u arrit një marrëveshje, në qershor, për të shmangur procese të tjera; Boiron SHBA ka pranuar të rimbursojë 5 milion dollarë: deri në $100 për familje për produktet e blerë nga 2000-shi dhe më pas dhe për të cilët ende zotërohet fatura; deri në $50 ose $10 për produktet pa faturë.

Në 13 gusht, në një séancë në gjykatën e San Diegos duhet të përcaktohen shpenzimet legale (gjyqësore) në ngarkim të Boiron-it dhe njëfarë “rimbursimi” për ata konsumatorë që i kanë përballuar vetë ato shpenzime (në mbrojte të konsumatorëve!). Duhet gjithashtu të vendoset data e hyrjes në fuqi të masave të marrëveshjes dhe  afati brenda të cilit konsumatorët duhet të prezantojnë kërkesën për rimbursim, për 43 produkte.

Boiron-i duhet të shpenzojë $ 7 milion për të eliminuar komunikatën ndaj publikut sipas së cilës produktet e veta  përmbajnë përbërës aktivë “efikas” kundër një sërë sëmundjesh dhe disfunksionesh. Për shembull, në ditën e hyrjes në fuqi të masave të caktuara nga gjykata, duhet të ketë hequr (ndërruar) të gjitha konfeksionet sepse afër indikacioneve për sëmundjet dhe disfunksionet e ndryshme duhet të figurojë edhe diçitura: “Këto përdorime nuk janë vlerësuar nga ‘Food and Drugs Administration’ (FDA)”.

Duhet gjithashtu të ketë modifikuar web-sitet e veta sipas marrëveshjes së bërë, për shembull, duke shpjeguar qartësisht nivelet dhe metodat e tretjes. Kjo, sipas gjasave, do të çojë në diferenca midis informacioneve që gjenden mbi të njëjtin produkt në SHBA dhe në vende të tjera.

Në rast se $12milion u duken të tepërt, ju kujtoj se Boiron-i ka një fitim vjetor prej rreth $600 milionësh. Në një marrëveshje të ngjashme GlaxoSmithKline ka pranuar të paguajë një gjobë prej 3 miliardësh ndërsa Abbot Laboratories një gjobë prej 1,6 miliardësh.

 

Rinstinkt, Gusht 2012