Alergjia

Alergjia

Alergjia është një formë atopie apo thënë ndryshe një formë sëmundjeje hiperndjeshmërie të menjëhershme e lidhur me aktivizimin e mastociteve apo të bazofilëve e induktuar nga njohja e një antigjeni.

 

Alergjia - Hiperndjeshmëria e tipit I

Alergjia – Hiperndjeshmëria e tipit I

Alergjitë, pra, janë patologji njerëzore që shkaktohen nga përgjigje imunitare ndaj antigjenëve ambientalë. Njohja e këtyre antigjenëve ambientalë shpie në përdallimin e linfocitëve CD4+ në linfocite T-helper 2. Ky lloj përdallimi i linfociteve T shpie në prodhimin e imuniglobulinave E specifike për antigjenin që janë në gjendje të lidhen me receptorët Fc të shprehur tek qelizat e mastocitëve dhe bazofilëve.

Imunoglobulinat E lidhen në sipërfaqen qelizore dhe mëpastaj agregohen si pasojë e njohjes së antigjenit. Kjo shkakton aktivizim qelizor dhe lëshimin e ndërmjetësve kimikë nga qelizat në fjalë.

Ndërmjetësit kimikë shkaktojnë rritjen e përshkueshmërisë enëzore, zgjerim të enëve të gjakut dhe jo vetëm, tkurrje e muskulaturës të lëmuar bronkiale dhe infiamacion lokal. Një i tillë reaksion quhet reaksion hiperndjeshmërie të menjëhershme meqë shfaqet në një kohë mjaft të shkurtër.

Në këtë lloj sëmundje kontribuojnë në mënyrë domethënëse infiamacioni që në vetvete shkaktohet nga citokinat e lëshuar nga linfocitet CD4+, T-helper 2 dhe nga mastocitet të cilët lëshojnë edhe ndërmjetës lyrorë.

Rinstinkt Rat, 2014

[Nëse postimi të pëlqeu, dhe do të qëndrosh i/e azhornuar, mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

—————————————————————–

 

Reklama

Mikroskopi optike e bazofilëve, ngjyrosje Giemsa

Mikroskopi optike e bazofilëve, ngjyrosje Giemsa

Mikroskopi optike e bazofilëve. Ngjyrosje Giemsa x1500

Mikroskopi optike e bazofilëve. Ngjyrosje Giemsa x1500

Bazofilët janë qelizat e gjakut më pakë të përfaqësuara, pra ato më pak të përhapura, dhe përbëjnë më pak se 1% të të gjithë leukocitëve qarkullues.

Bazofilët kanë thërrmijëza të shumta bazike në citoplazmën etyre dhe ngjajnënga karakteristikat strukturale dhe strukturale me mastocitët e indeve. Në fakt bazofilët janë prekursorët e mastocitëve që gjenden në indet periferie.

Nuk dihet me saktësi jetëgjatësia e bazofilëve.

 

————————————————————————————

Astma

Astma është bllokimi i rrugëve të ajrit, i shkaktuar nga ngacmues të ndryshëm dhe karakterizohet nga ënjtje në mukozë, sekrecion i lartë dhe ngushtim të muskulit të butë bronkial. Astma mund të prapësohet vetë ose me ndihmën e bronkozgjeruesve.

Ekzistojnë dy lloje astme: e jashtme dhe e brendshme. Tek fëmijët mbizotëron e para, përmes së cilës faktorë të caktuar rrisin ndjeshmërinë e qelizave mastocite të muskulit të butë bronkial. Kjo rezulton në çlirimin e ndërmjetësve kimikë që veprojnë drejtpërsëdrejti në bronk, në mënyrë që ai të tkurret.

Anatomia normale e sistemit të frymëshkëmbimit

Nëse për shkak të një çrregullimi bronkial apo bronkiolar shkatërrohe qeste alveolare, zona për shkëmbimin e gazeve do të bëhet më e vogël dhe si rezultat do të zhvillohet dispnea (vështirësi në frymëmarrje). E njëjta pasojë do të paraqitej nëse do të kishte një pengsë ne hyrjen e ajrit.

Shkallë të ndryshme të dispnesë, takipnesë, gulcimit dhe shenjave vijnë si rezultat i crregullimeve në frymëmarrje (hundë e skuqur , tërheqje e brinjëve). Në rastin e bebeve me gji dhe foshnjave, bllokimi karakterizohet nga kollë kronike, që shpreh aktivitetin e tepërt bronkial.

Shkëmbimi i gazit në hojëza

Pacientët me krizë astmatike e kanë më të vështirë të nxjerrin ajrin se sa ta thithin. Forca e muskujve që veprojnë në frymëmarrje është më e madhe se ajo e muskujve që veprojnë në frymënxjerrje, prandaj ajri mbahet në alveolat e mushkërive.

Mund të zhvillohet nga një numër ngacmuesish si; Alergjenë: pjalm bari, morra, dermatofagoide, kërpudha, pluhur, qime kafshësh etj.
Ilaçe: acid acetilsalicilik (aspirina), përbërje squfuri.
Infeksione: këto janë ngacmuesit që e përkeqësojnë më shpesh astmën. Mund të theksohet virusi Sincitial i frymëmarrjes, virusi i gripit, virusi i rrufës. Irritues: tymi i duhanit, tymi i oxhaqeve, gazet e demshme.
Të tjerë: ushtrimet fizike në mot të ftohtë, ventilimi dhe elementë psiko-socialë si tensioni emocional.

Reagimi i qelizave imunitare

Reagimi i menjëhershëm jepet nga imunoglobulina E që lidh receptorët e saj në mastocitet e rrugëve të rymëmarrjes. Qeliza të tilla çlirojnë ndërmjetësit që hapin lidhjet mes qelizave epiteliale, gjë që aftëson antigjenin të futet në mukozë dhe të aktivizojë mastocitet dhe eozinofilet në mukozë, e cila nga ana e saj çliron ndërmjetës shtesë. Mbërritja e eozinofilit, bazofilit dhe leukociteve neutrofile si dhe limfociteve dhe monociteve nxisin reagimin e vonshëm së bashku me një clirim të ri ndërmjetësish.

Faktorë të ndryshëm të cliruar spcifikisht nga eozinofolet mund ta dëmtojnë epitelin. Ky reagim i vonshëm ndodh 4 deri 8 orë pas reagimit të menjëhershëm dhe mund të zgjasë për 12 deri 24 orë më vonë.

Rinstinkt 2012

—————————————————————————————–