Eliminimi i mbetjeve nga trupi

Heqja e (elminimi i) mbetjeve

Ndërsa sistemet e trupit tonë punojnë, ato prodhojnë edhe produkte (mbetje) të panevojshme . Mbetjet nga sistemi tretës e lënë trupin tonë në formën e fekaleve. Produktet e panevojshme të sistemit të frymëmarrjes, si dioksidi i karbonit largohet me anë të frymënxjerrjes. Uji, kripëra të ndryshme dhe elementë të huaj largohen nga trupi me anë të urinës.

Fakte mbi sistemin urinar.

Uji i tepërt dhe substanga të tjera mblidhen nga të gjitha qelizat e trupit tuaj nëpërmjet gjakut. Dy veshkat tuaja filtrojnë të gjithë gjakun e organizmit tuaj në çdo pesë minuta, duke larguar mbetjet me anë të urinës. Urina del nga çdo veshkë duke kaluar nga kupshorja e veshkës (pelvisi i veshkës), më pas në ureter dhe përfundon në fshikëzën e urinës. Fshikëza e urinës mund të përmbajë rreth 500 ml urinë. Kur fshikëza e urinës është plotë, urina largohet me anë të uretrës (mashkullore ose femërore, mes të cilave ka diferenca, në varësi të “ambienteve” ku kalojnë). Veshkat e një të rrituri bëjnë rreth 1 litër urinë çdo ditë.

Kuriozitet: nervat në fshikëzën e urinës i dërgojnë sinjale trurit kur ajo mbushet plotë, kështu që ju mund të shkoni në banjo. Por, deri në moshën dy vjeçare, fshikëza e urinës zbrazet në mënyrë të vetvetishme, ndaj bebet kanë nevojë për pelena.

© rinstinkt, tetor 2012

Reklama