Përballë Europës së ftohtë

Përballë Europës së Ftohtë

Para pak javësh pash filmin Europa Report. Mund të them me plotë gojën se filmi fantastiko shkencor është rikthyer.

Edhe pse Europa është disi larg nga Toka jonë, duket se teorikisht është e eksplorueshme. Gjithsesi aktualisht NASA nuk është se ka ndonjë qëllim eksplorimi apo investimi, duke konsideruar edhe kohët e vështira për ekonominë. Madje është e paqartë edhe koha kur mendohet se do të dërgojmë sërisht njerëz në Hënë, apo ndonjë trup tjetër që hera herës na vërtitet rrotull.

Kështu të përqëndruarit tek fqinji Mars duket një opsion më realist, meqë së fundmi falë makinerive të dërguara atje po mësojmë shumë mbi fiziologjinë e tij, të dikurshme dhe aktuale, duke mbledhur të dhëna të rëndësishme të cilat me shumë gjasa do të shfrytëzohen një të ardhme për qëllime praktike të eksplorimit njerëzor. [referenca mbi ujin dhe relievin e formësuar nga uji]

Parë kohët e vështira, efektet e të cilës ndihen si më sipër, unë e në përjgithësi të gjithë entuziastët e eksplorimeve hapsinore, mendoj, i marrim dozat stimuluese nga filmat fantastiko-shkencorë. Kuptohet që këto rreshta do të jenë për Europën realiste e njëkohësisht të mrekullueshme e, për shembull jo për Gravity-n me imazhet tërheqëse apo Trek-un e militarizuar në maksimum.

Europa Report

Europa Report

Europa Report është një film i gjatë rreth 90 minuta, që ka dalë në vitin 2013. Filmi është drejtuar nga Sebastian Cordero dhe është prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ngjarjet e përshkuara tek /Europa Report janë në thelp ato që përjeton cilido astrunaut tjetër, qoftë edhe ai që qëndron në stacionin hapsinor ndërkombëtar.

Europa Report është perceptuar në formën e një dokumentari i cili ripërmbledh udhëtimin e një grupi austronautësh që vijnë nga kombe/shtete të ndryshme të Tokës; me një mision të përbashkët: eksplorimin e një prej hënave më të mëdha të planetit Jupiter, Europës. Në film tregohet se misioni eksplorues – të cilët, në terma absolutë e jo vetëm relativë, kushtojnë shumë – financohet nga një kompani private.

Gjatë misionit për në Europë, diçka nuk shkon siç duhet, e me këtë në vetëdije, gjatë filmit, pak e nga pak rindërtojmë atë se çfarë ka ndodhur. Nëpërmjet copëzavve të regjistruara nga kamerat e instaluara nëpër këndet e ndryshme të anijes kozmike…

Një gjë kurioze është se, anija kozmike, apo të paktën ambientet ku banon ekuipazhi, gjenden në një strukturë që vjen rrotull një boshti qëndror, me një frekuencë të caktuar, me qëllim induktimin e një force graviteti artificiale (edhe pse nga sa duket nga filmi frekuenca nuk është teorikisht e mjaftueshme – një “gabim” mbi të cilat mund të mbyllet një sy, padyshim).

Siç ndonjë mund ta dijë, uji konsiderohet, nga ne Tokë-centrikët, si një nga elementët thelpësorë për zhvillimin e jetës. E kështu ajo çka mund ta shtyjë njeriun në eksplorimin e trupave të tjerë të sistemit tonë diellor është gjetja e ujit. Europa është plotë me ujë, të ngrirë. Të paktën në sipërfaqe; sepse nën sipërfaqen e mbuluar me akull gjendet një oqean i vërtetë, në gjendje të lëngët e i mbajtur në këtë gjendje që teorikisht mundëson jetën nga aktiviteti vullkanik. Një ambient pra i ngjashëm, nëmos identik me atë të Tokës primitive, të hershme, ku mendohet se lindi jeta apo të përbërësit e saj themelorë, vetëreplikues.

Filmi është interesant, sepse ndër të tjera përshkruan më së miri ndjenjën e vogëlsisë e të parëndësisë që mbivendoset në mendjet e pse jo shpirtrat e individëve, duke e parë Tokën e njëkohësisht veten si një pikë në Sistemin Diellor, e mëpastaj në Univers. Duke qenë “me duar të lidhura” përballë problemeve të vogla të cilat në optikën e milingonës-njeri natyrisht kërkojnë resurse dhe energji të mëdha.

Astronautët përshkruhen siç janë zakonisht: të fortë, kompetentë, individë racionalë, racionalë-emotivë, që dinë të bëjnë zgjedhje të rëndësishme edhe nën presionin e të humburit të jetës së vet, për hir të përparimit të njohurive shkencore. Astrunautët na përshkruhen të gjendur në një peshore, e cila qëndron në balancë mes frikës dhe gëzimit që të jep eksplorimi.

Pjesa më e madhe e filmit zhvillohet brenda anijes kozmike… por nuk mungojnë skenat nga hapsira dhe as ato nga ambientet e mrekulleshme e të akullta të Europës.

Vetë filmin e kam parë në internet, në mënyrë legale, meqë para pak kohësh mu dha rasti të vizitoja një vend Europian ku shkarkimi i filmave është legal, pra.

Për ata që e konsiderojnë veten fansa të vërtetë të fanta-shkencës, do të sugjeroja që ta gjenin filmin në rrjet e ta shikonin. 🙂

Reklama

Një model klimatik për të zbuluar jetë në ekzoplanete

Një model klimatik për të zbuluar jetën në ekzoplanete

Janë rreth njëmijë ekzoplanetet që janë zbuluar deri më sot me instrumente të krijuara apostafat për këtë punë – një shembull i këtyre instrumenteve është sateliti Kepler i NASA-s – 2,700 të tjerë janë duke pritur konfirmimin për statusin e vet.

Kohë më parë pyesnim veten nëse kishte planete të tjerë. Sot përgjigjen për këtë pyetje e kemi. Pyetja e kohëve të sotme është nëse në këto planete ekzostojnë apo jo forma jete. Kësaj pyetjeje nuk jemi ende të aftë t’i përgjigjemi me saktësi. Probabiliteti që jeta të ekzistojë, diku tjetër në univers, ekziston dhe nuk është i papërfillshëm. Mjaft të merret parasysh se elementët kryesorë, ata më të përhapur në Tokë, janë edhe elementët që gjenden më dendur në univers. Kështu që…

Por, le të rikthehemi sërisht tek çështja e ekzoplaneteve.

Para disa javësh u botua një studim, nga kërkuesit shkencorë rë INAF-Observatorit Astronomik të Triestes dhe Institutit të shkencave të atmosferës dhe klimës të CNR në Torino. Në studim përshkruhej një model klimatik që duket se është i aftë të përcaktojë banueshmërinë e ekzoplanetëve.

Credit: UPR Arecibo, ESA/Hubble, NASA

Credit: UPR Arecibo, ESA/Hubble, NASA

Banueshmëria është një koncept kompleks që varet nga karakteristika të numërta, mes të cilave prania e ujit në gjendje të lëngët, presioni atmosferik, përqëndrimi i dioksidit të karbonit në atmosferë, jashtëqëndërsia e orbitës, inklinimi i boshtit të rrotullimit dhe perioda e rrotullimit të planetit.

Por, pavarësisht gjithë karakteristikave të nevojshme që duhen me quajt një palent të banueshëm, për të thjeshtësuar kërkimin, studiuesit limitohen vetëm në kërkimin dhe analizimin ekriterit ujë në gjendje të lëngët.

Teorikisht, për të vëzhguar praninë e ujit, mund të studiohen atomosferat e planetëve, duke marrë një spektër dhe duke kërkuar gjurmë të vaprit të ujit.

Grupi i kërkuesve ka zhvilluar një model klimatik ad hoc, të quajtur “me bilanc energjie” që duke modifikuar temperaturën dhe presionin, është në gjendje të përcaktojë se çfarë ndodh me ndryshimin e ndryshoreve në fjalë.

Nga pikëpamja praktike modeli ka shumë aplikime.
Rezultatet e kësaj pune të parë,  kanë treguar se presioni atmosferik luan një rol mjaft të rëndësishëm në përcaktimin e konditave të banueshmërisë. Kjo falë lidhjes së presioni atmosferik me qarkullimin atmosferik dhe shpërndarjen e temperaturave në sipërfaqen e ekzoplanetit.

Zona e banueshme e një planeti, zgjerohet me rritjen e presionit, dhe për më tepër, me presione të larta tempreatura sipërfaqësore e planetit priret që të njëtrajtësohet, duke niveluar diferenca të stinës dhe gjerësisë gjeografike.

Kështu, që një planet të jetë i banueshëm, duket të ketë temperaturën dhe presioni e duhur.

U vu re edhe se, presioni i lartë asociohej me praninë e temperaturës mjaftë homogjene në të gjithë planetin, gjë që potecialisht është indikator i biodiversitetit më të vogël, meqënëse ka pak variacion.

Ndër të tjera, kuptohet se, këto modele klimatike përveçse mund të përdoren me gjet dhe hetue kushtet klimatike të planetëve më të largët –ekzoplanetëve – mund të përdoren edhe me kuptue më mirë kushtet e Tokës primitive të katë milion viteve më parë, kur sistemi ynë diellor isht ende i ri dhe ndriçimi që vinte nga ylli ynë ishte 30% më i dobët nga sa është sot.

Bibliografia

  • Giovanni Vladilo, Giuseppe Murante, Laura Silva, Antonello Provenzale, Gaia Ferri, Gregorio Ragazzini – The habitable zone of Earth-like planets with different levels of atmospheric pressure (Astrophysical Journal)

Rinstinkt 2013

——————————————————————————————————-

Yuri Gagarin – 12 prill 1961

Yuri Gagarin – 12 prill 1961

Juri Gagarin - njeriu i parë në hapsirë

Juri Gagarin

Para shumë vitesh, më saktë 52 vite më parë njeriu i parë arriti të kryente një orbitë të plotë rreth Tokës. Akoma më saktë, kjo ngjarje e madhe e njerëzimit, ndodhi më 12 prill të vitit 1961, dhe njeriut që arriti të kryente orbitën e plotë rreth planetit tonë ishte Yuri Gagarin-i.

Gëzuar Yuri!

 

—————————————————————————————–

Pjer Simon Laplas

Laplas (Laplace), Pjer Simon (1749-1827) – astronom, matematikan dhe fizikan francez. Në vitin 1790 Laplasi u emërtua president i Pallatit të Masave dhe Peshave; ai udhëhoqi punën për futjen e sistemit të ri metrik të masave.

universi i laplasitTrashëgimi shkencor i Laplasit lidhet kryesisht me fushën e mekanikës qiellore. Atij i takojnë gjithashtu mjaft punime që lidhen me disa fusha të matematikës dhe fizikës matematike.

Laplasi zhvilloi metodat e mekanikës qiellore dhe përfundoi të gjitha ato që nuk kishin bërë paraardhësit e tij për sqarimin e lëvizjes së trupave të sistemit diellor, në bazë të ligjit të gravitacionit univesal të Njutonit.

Ai vërtetoi se ligji igravitacionit universal e shpjegon plotësisht lëvizjen e planetëve, në qoftë se bashkëvveprimet reciproke (trazirat) paraqiten në formën e serive matematike. Ai vërtetoi gjithashtu se trazirat kanë karakter periodik.

Në vitin 1780 ai propozoi një metodë të re për llogaritjen e orbitave të trupave qiellorë. Studimet e Laplasit vërtetuan qëndrueshmërinë e sistemit diellor për një kohë shumë të gjatë. Më vonë Laplasi arriti në përfundimn se unaza e Saturnit nk mund të jetë e plotë, mbasi në këtë rast ajo do të ishte e paqëndrueshme dhe parashikoi zbulimin e shtypjes së Saturnit në polet.

Në vitin 1789 Laplasi shqyrtoi teorinë e lëvizjes së satelitëve të Jupiterit nën veprimin e trazirave reciproke dhe të tërheqjes së ushtruar nga Dielli. Ai arriti një përputhje të plotë të teorisë me vrojtimet dhe përcaktoi një sërë ligjesh të këtyre lëvizjeve. Një prej sukseseve kryesore të Laplasit është zbulimi i shkakut të nxitimit në lëvizjen e Hënës. Në vitin 1787 ai tregoi se shpejtësia e lëvizjes së Hënës varet nga jashtëqëndërsia e orbitës tokësore, ndërsa ko e fundit ndryshon nën veprimin e tërheqjes së plenetëve. Ai vërtetoi se kjo trazirë nuk është shekullore, por me periodicitet të gjatë dhe se, në vonë, Hëna do të rrotullohet më ngadalë. Duke u nisur nga çrregullimet në lëvizjen e Hënls, Laplasi përcaktoi madhësinë e shtypjes së Tokës në polet. Atij i takon gjithashtu përpunimi i teorisë dinamike të baticave.

Mekanika qiellore u detyrohet shumë punimeve të Laplasit, të cilat janë përgjithësuar prej tij në veprën klasike “Traktat mbi mekanikën qiellore” (1798-1825).

Hipoteza kozmogonike e Laplasit pati një rëndësi të madhe filozofike; ajo u paraqit prej tij si një shtesë në librin “Paraqitja e sistemit të botës” (1796).

Qysh në vitin 1755 Kanti, në hipotezën e tij mbi formimin e trupave qiellorë nga mjegullnajat, e paraqiti sistemin diellor të formuar si rezultat i zhvillimit natyral të materies. Megjithatë, Kanti supozonte gabimisht se nga një lëvizje kaotike mund të lindë nnjë lëvizje rrotulluese e grimcave në të njëjtën vend. Në hipoteën e vet Laplasi heq dorë nga kjo – nga ekzistenca e masës së gatshme (mjegullnajës), që gjendet e përhapur tej kufijve të sistemit diellor që do të lindë më vonë prej saj, si dhe nga aftësia rrotulluese e saj. Në “Dialektikën e natyrës” Engelsi shkruante se “vepra e Kantit mbeti pa ndonjë rezultat të drejtëpërdrejtë derisa pas shumë vitesh, Laplasi dhe Herdhelli e zhvilluan përmbajtjen e saj dhe e argumentuan më me hollësi, duke pregatitur kështu dalëngadalë pranimin e “hipotezës nebulare”. Zbulimet e mëvonshme i sollën më në fund fitoren”.

Argumentimi matematik i hipotezës së Laplasit u bë vetëm në shekullin XIX, por shpejt u vunë re fenomene që nuk shpjegoheshin nga kjo hipotezë. Hipoteza e Laplasit, progresive atë kohë, në fillim të shekullit të 20 u bë e paqëndrueshme.

Për nga pikëpamjet filozofike, Laplasi, bashkohej me materialistët francezë të shek. XVIII. Pyetjes për vendin e zotit në sistemin e tij, ai iu përgjigj me krenari: “Nuk pata nevojë për të”. Materializmi i tij mekanicist duket nga fakti se ai mundohej të përdorte ligjet e mekanikës për shpjegimin e të gjitha fenomeneve të natyrës, ku ekzistojnë ligje më të ndërlikuara. Ai mundohej të shpjegonte në mënyrë mekaniciste fenomenet fiziologjike bile edhe problemet shoqërore.

——-

Nili në Titan

Nili i Titanit

Pak ditë më parë Agjencia Hapsinore Europiane (European Space Agency – ESA) publikoi një pamje të një sistemi lumor të vëzhguar mbi mbi hënën e Saturnit, Titan.  Pamja është marrë nga sonda Cassini.

Sistemi i treguar në pamje është i ngjashëm me atë të lumit Nil në Afrikë, Tokë dhe shtrihet për më shumë se 400 km.

Nili i Titanit

Nili i Titanit

Natyrisht nuk bëhet fjalë për një sistem lumor të krijuar nga uji, por nga metan apo etan i lëngshëm (të paktën kështu mendojnë shkencëtarët deri më tani).

Pamja mund të gjendet këtu: (Nili i Titanit – pamja me rezolucion të lartë), me rezolucion të lartë.

—————-