Tumorët beninj dhe malinj

Çështë kanceri? Si zhvillohen tumoret? Pse një pacient e zhvillon tumorin?

Karakteristika të përgjithshme të tumorëve

kanceri i mushkerive

Një neoplazi, që do të thotë literalisht rritje e re, përkufizohet si një rritje anormale e një indi, e pakoordinuar dhe që tejkalon rritjen e indit normal. Rritja e pakontrolluar shkaktohet nga çrregullimi i mekanizmave që normalisht kontrollojnë numrin e qelizave. Këto mekanizma janë: prodhimi i qelizave nga ndarja qelizore dhe humbje e qelizave nga procesi i apoptozës. Shumica e tumoreve janë monoklonalë, që do të thotë se të gjitha qelizat e një tumori janë rritur nga një qelizë mëmë e cila ka pësuar një ndryshim gjenetik, i cili më pas është tejçuar tek të gjithë “trashëgimtarët” e asaj qelize. Duke qenë se qelizat tumorale nuk kanë mekanizma kontrolli të ndarjes qelizore, kloni qelizor përhapet falë shumimit të pakontrolluar. Edhe pse një tumor e ka origjinën nga një klon i vetëm, ndryshimet gjenetike të mëtejshme modifikojnë pasardhësit, kështu që tumori bëhet heterogjen, një veçori e përshkruar si evolucion klonal.

Klasifikimi i tumorëve

Duke u bazuar në sjelljen e tyre tumorët ndahen në dy grupe të mëdha: tumorë beninj dhe tumorë malinj.

Tumorët beninj (“e mirë”) qëndrojnë të lokalizuar në vendin e tyre të origjinës. Rriten me anë të zgjerimit duke e shtyrë indin normal tutje, zakonisht nëpërmjet një shtrese apo kapsule prej indi lidhor/fibroz të dendur. Tumorët beninj zakonisht rriten ngadalë, por edhe pse kanë një emër të tillë, në terma të karakteristikave klinike nuk janë gjithnjë “të mirë”, meqë rritja dhe zgjerimi i tyre mund të shkaktojnë probleme të ndryshme, duke prekur organe jetësore, enë gjaku apo nerva…

Tumorët malinj, të njohur si “kancer”, rriten duke u ndërfutur në indin rrethues normal dhe kanë aftësinë që të shpërndahen në vende të largëta (në trup), të metastazizohen. Në këtë mënyrë fomohen grumbuj dytësorë të tumorit, metastazat. Pamja histologjike  e metastazave shëmbëllen atë të tumorit parësor. Edhe pse tumorët malinj rriten me një shpejtësi të madhe, duhet thenë se jo të gjithë tumorët malinj janë njëlloj të rrezikshëm (malinj). Disa janë fortësisht aggressive dhe metastazizojnë hershëm, për shembull karçinomi me qeliza të vogla i bronkeve. Të tjerë janë më të ngadaltë në rritje dhe edhe pse kanë aftësi të ndërfuten midis indeve lokal, metastazisohen rallë. Karçinomi i qelizave bazale dhe kondrosarkoma janë shembuj të mire të këtij rasti.

 

[Të pëlqeu postimi? Nëse po, atëhere mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

——————————————————————————————————— që

Si arrijne gjenet qe te kontrollojnë rritjen dhe ndarjen e qelizave?

Një sërë gjenesh janë te përfshirë ne kontrollin e rritjes qelizore dhe te ndarjes qelizore. Cikli qelizor është menyra se si qeliza replikon (dyfishon) vetveten ne mënyrë te organizuar, hap pas hapi. Rregullimi i imët i këtij procesi siguron qe ADN-ja e çdo qelizë ne ndarje e sipër te kopjohet saktesisht, ne menyren e duhur; çdo gabim  i mundshëm ne ADN riparohet, dhe çdo qelizë bije merr setin e plotë kromozomik. Cikli i ndarjes qelizore ka pika kontrolli (checkpoints), te cilat lejojne qe gjene specifike te kontrollojnë për gabime dhe te ndalin ciklin për riparime (ne mënyrë qe te kryhen riparime) nëse dicka shkon keq.

Nëse një qelizë ka një gabim ne ADN qe nuk mund e riparohet, ajo mund ti nenshtrohet vdekjes se programuar qelizore (apoptoza). Apoptoza është një proces “i zakonshem” i jetës qelizore i cili ndihmon trupin (ne teresi) qe te largoje(te heq qafe) qelizat qe nuk i nevojiten.

Qelizat qe i nenshtrohen apoptozes, shkaterrohen mënjanë dhe riciklohen nga një tip leukociti i quajtur makrofag.

Apoptoza e mbron trupin duke larguar qelizat me material gjenetik te demtuar te cilat mund te cojne drejt kancerit; ajo (apoptoza) luan një rol te rëndësishëm ne zhvillimin e embrionit dhe ne ruajtjen e indeve tek i rrituri.

Canceri rezulton nga një crregullim i kontrollit mbi ciklin qelizor. Kur cikli qelizor procedon pa kontroll, qelizat mund te ndahen pa rregull dhe te akumolojne defekte gjentike te njepasnjeshme qe mund te sjellin lindjen e tumoreve kancerogjen.