Çfarë është një animalist?

Çfarë është një animalist?

Një përkufizim për animalistët

ANIMALIST

Imazhi që kanë animalistët, shqiptarë ose jo, në mendjet e njerëzve racionalë.

Imazhi që kanë animalistët, shqiptarë ose jo, në mendjet e njerëzve racionalë.

1. Qenie njerëzore që i dashuron fort kafshët. Flitet gjithsesi për një nënspecie të qenieve njerëzore e emërtuar si Homo përkafshët vrasnjerëz. Animalistët kanë një kuocient inteligjence shumë të lartë [mungon citimi!!!!11!] , gjë që u mundëson të çajnë trapin e 99% të popullatës botërore, me kërkesat e veta foshnjërake.
2. Qenie, kryesisht e seksit femër, e cila është gati që për hir të pellushit që ka tek shpia të refuzojë statusin e vet të species që mbizotëron në zinxhirin ushqimor. (Megjithatë mund të ngushëllohemi me faktin se deri më sot nuk kemi parë ende nëna/mama që të vrasin fëmijët e vet për hir të mirëqenies së kafshve. Ky do të ishte kulmi i emancipimit!!!1!!)
3. Nazi-komun-malistë. Nënspecie animalisti; mendohet se janë pasardhës ideologjikë të lëvizjeve totalitariste si nazizmi/komunizmi, të cilët në emër të barazisë absolute, sikundër komunistët, dhe mirqenies së kafshve, sikundër nazistët, janë gati të akuzojnë dhe shfarosin gjithë njerëzit nga faqja e dheut, në emër të barazisë me kafshët.

Citime dhe aforizma mbi animalistët

Animalistë të shquar kanë thënë:

Vdekje njerzve që vrasin kafshët!!!11!!!
Animalist albanez në protestë

Unë, edhe bar ha, vetëm lopa të vdes nga pleqëria!!1!!!!
Animaliste lopë-dashëse

Më mirë një kulish me peliçe, që të mban ngrohtë, sesa një burr që e ka kraharorin me qime!!1!1!
Animaliste anonime, dhe përherë singël, duke folur mbi tema dashurore me shoqërinë.

Im at ishte një gjuetar i madh… dhe kur e kundërshtoja, njerëzit më pyesnin duke më bërë gjithnjë të njëjtën pyetje budallaqe: “Po nëse yt at vdes në një incident gjatë gjuetisë?”Përgjigjja ime: meqënëse është im at, padyshim që do të më vinte keq për të, megjithatë bota do të kishte një gjuetar trap më pak!!1!!!
Një animaliste që e do shumë të atin

Jeni ju që jeni të panevojshëm!!1!!!1 Përse nuk vrisni veten dhe i lini qentë të lirë????? Jeni vetëm skllevër të lobive të shpive farmaceutike… ndërsa ne, animalistët, dimë të vërtetën e madhe!!! Ne jemi e vërteta dialektike!!!1!!!!! Ne jemi të emancipuar, rrofshin kafshët, vdekshin njerëzit!!111!
Një animalist shqiptar, në mbrojtje të qenve të rrugës

Kanë thënë për animalistët

Animalistët i tres me shumë vështirësi…
I mirënjohuri Hannibal Lecter mbi animalistët

Animalistët nuk kuptojnë se kërkimi shkencor mund të kurojë edhe vonesën e tyre mendore.
Një njeri që ka qejf shkencën

Animalistët, duke kërkuar materien e vet gri: “Error 404, object not found!”
Qenie me inteligjencë artificiale mbi animalistët

 

vazhdon…

 

————————————————————————-

Reklama

Ajnshtajni i cituar

Ajnshtajni i cituar

Do të merrem përsëri, për pak, me PAPAt e Facebook-ut. Sot këto pak rreshta që do të shkruaj do të jenë mbi citimet e ndryshme që PAPA sjell, në formën e kartolinave për fansat, në faqen e vet të Facebook-ut.

Unë do të merrem me një në veçanti, një që ka të bëjë me Ajnshtajnin.

Këtu mund të shihet citimi në fjalë ( Notable Quotes).

Nothing will benefit human health and increase chances for survival of life on Earth as much as the evolution to a vegetarian diet.

ALBERT EINSTEIN, quoted in Sinfully Vegan

Albert Einstein

Përkthimi i PAPAs është ky:

Asgje nuk do ta permiresoje shendetin dhe te rrise shanset per mbijetese te njeriut ne toke, sa kalimi ne nje diete vegjetariane.

Përtej faktit se përkthimi lë shumë për të dëshiruar (edhe një nxënën i shkollës 9-vjeçare që studion anglisht, do të kishte ditur ta përkthente më mirë), citimi është sjellë pa kontekstin (ambientin) në të cilin është formuluar dhe për të cilin është formuluar.

PAPA ajnshtajnKy përkthim është i keq jo nga padija, mendoj, por nga dashakeqësia. Nga natyra manipuluese e individit që e ka përkthyer, duke dashur ta shfrytëzojë atë në favor të ideologjisë së vet. Ata që merren me këto punë e dinë mirë se “animalistët” (kafshistët – apo ata që pretendojnë se i duan kafshët më shumë se të tjerët) pothuajse në totalitetin e tyre janë edhe vegjetarianë. Përkthimi është bërë keq nga ligësia sepse duhet që një racionalist si Ajnshtajni të dalë, për interesin e PAPAve, në mbrojtje të kafshëve. Por kafshët nuk mbrohen duke manipuluar citimet (edhe sikur këto të mbartnin ndonjë vlerë përtej opinionit të thjeshtë).

Citimi i Ajnshtajnit vlen, për aq sa vlen. Që do të thotë se është një opinion sikundër është një opinion ai i një kalamaku shkolle. Dhe opinionet nuk është se vlejnë më shumë edhe sikur tërë bota të ketë të njëjtin opinion (për më tepër të gabuar). Opinionet që të jenë të mirë pritura nga një mendje racionale duhet të faktohen. Dhe faktimi – të dashur kafshistë manipulatorë – kalon nga metodologjia shkencore. Ta harroni, sot e përherë, vegjetarianizmin. Sepse nuk ka asnjë studim shkencor serioz që tregon vlefshmërinë e një diete vetëm vegjetariane. Në të kundërt, një dietë vetëm vegjetariane (apo vegane) është e dëmshme, sa nuk mund të imagjinohet. Sikundër është e dëmshme një dietë hiperproteinike.

Kështu, sipas gjykimit tim, PAPAt shkojnë përtej një manipulimi të thjeshtë për qëllime të ideologjisë së vetë (i dënueshëm); duke kaluar në keqinformim që mund të dëmtojë ndonjë individ që e merr seriozisht. Në këtë rast burimi e keqinformimit është një sharlatan.

Duke u rikthyer tek fjalët e Ajnshtajnit; ato fjalë, siç thashë, kanë vlerën e një opinioni dhe vetëm kaq. Nuk ka asnjë llogjikë që të kërkohet apo të merren si të mirëqena (të vërteta) ato fjalë. Anshtajni vlerësohet dhe do të vlerësohet gjithnjë, jo për kontributim e tij në dietologji. As për kontributin e tij në studimin e evolucionit, dhe aq më tepër nuk vlerësohet për asnjë kontribut në studimet që bëhen mbi rolin e dietës në evolucionin e jetës në Tokë.

Biologët evolutivë e dinë mirë dhe e vlerësojnë rolin qëndror që ka patur dieta e njeriut në evolucionin e vet. Kapërcimi nga një dietë vetëm barngrënëse në një dietë të larmishme, ku futej dhe mishi, i dha një zhvillim të jashtë zakonshëm evolucionit të species/llojit tonë. Mishi pra, mishi, me proteinat e veta ndikoi në super-zhvillimin e trurit të njeriut të hershëm.

Po ashtu, ata që kanë lexuar nja dy faqe biologjie qoftë edhe të klasës të 7-8 9-vjeçare e dinë shumë mirë se çfarë roli të jashtë zakonshëm ka patur zjarri, dhe mësimi se i administrimit të tij, në evoluimin e Homo sapiensit. Por jo zjarri në vetvete, por derivatet e këtij “mësimi”. Zjarri lejoi gjuajtjen më me thjeshtësi të kafshëve. Lejoi ngrohjen, dhe duke u rikthyer tek ushqimimi, bëri të mundur gatimin e mishit. Gatimi lejoi kësisoj një tretje më të mirë,  më efiçiente, në më pak kohë të ushqimit të ngrënë. Pasojat dihen mirë.

Tani, nuk po dua të shkruaj se nga lind dëshira për bar e disa grupeve të caktuara njerëzish. Por është e qartë se një ndikim të veçantë, të rolit të parë, ka edhe koha hiperenergjitike në të cilën jetojmë; ku shfrytëzimi i lëndëve fosile është faktori kryesor për daljen në pah të këtyre njerëzve takanjozë.

© Rinstinkt, 2012

—————————————

Sterilizimi dhe pseudombrojtësit e kafshëve

Ekziston një faqe në rrjetin social Facebook, me emrin PAPA (People for Animal Protection in Albania), që deklarohet nga administratorët e vet si në mbrojtje të të drejtave të kafshëve.

Citoj nga faqja e tyre, nëfaqja About apo Rreth Nesh (ekuivalenti shqip).

Qellimi i kesaj faqeje eshte te ndryshoje fatin e kafsheve ne Shqiperi. Ne e respektojme jeten dhe besojme qe njerezit, si qenie superiore, kane detyrimin te mbeshtesin dhe mbrojne jeten e kafsheve. Ne e denojme abuzimin me kafshet dhe torturen ndaj tyre dhe do te luftojme per te permiresuar dhe zbatuar ne menyre korrekte ligjet per mbrojtjen e kafsheve. Ky grup mirepret pervojen tuaj ne shpetimin e kafsheve, deshmite tuaja ne rastet e abuzimit ndaj kafsheve, idete tuaja per te prodhuar ndryshimin e nevojshem, propozimet tuaja per veprimtari dhe aktivitete ne mbrojtje te kafsheve, te cilat ju deshironi t’i ndani me te gjithe anetaret e ketij grupi. Ky nuk eshte thjesht nje grup per dashamiresit e kafsheve te shoqerimit: ne jemi te shqetesuar per te gjitha kafshet dhe vecanerisht ato qe vuajne nga braktisja dhe abuzimi i shkaktuar nga njeriu. P.A.P.A eshte ti dhe une, dhe ai dhe ajo, dhe ne besojme se se bashku ne mund te sjellim nje ndryshim ne jeten e kafsheve ne Shqiperi. 

Ndryshimi i fatit të kafshëve të Shqipërisë – fjalia e parë – është një mision i lavdërueshëm.

Le të merremi njëçik me fjalinë e dyte. PAPAt besojnë se, njerëzit si qenie superiore… Pra as që e vënë në dyshim superioritetin e njeriut. Po nejse kjo mund edhe të interpretohet jo si supersioritet hyjnor, por si superioritet kulturor dhe epërsi në manipulimin e ambientit që e rrethon sipas dëshirave të veta, ndaj nuk po ndalem (edhe sepse do të më duhej të shkruaja mjaft për t’u shqaruar).

Por ajo që të lë shije të keqe është besimi se njeriu ka detyrimin të mbrojë dhe mbështesi jetën e kafshëve. Edhe këtu mund t’i bihet shkurt e të thuhet se është besimi i tyre personal. Por ky besim nuk mund të lihet pa u kritikuar kur kthehet në besim për të “shpëtuar” kafshët, më saktë kaviet, që janë paracaktuar dhe rritur apostafat për t’iu nënshktuar kërkimeve shkencore.

Lëvizjet simotra të PAPAs në Europë e SHBA, fatkeqësisht kanë kaluar me kohë nga llogoret e internetit në llogoret e jetës publike, edhe duke ndërmarrë aksione (kriminale) për të ndalur kërkimin shkencor. Veprimet e tyre janë përqëndruar kryesisht në sulme ndaj qëndrave të rritjes së kavieve e kafshëve për kërkimin shkencor – kjo sepse kaviet rriten në kushte specifike, standard dhe me norma të mirë përcaktuara, pra nuk janë të “ndotura” nga ambienti i jashtëm.

Problemi i vetëm që kam unë, si person privat, por edhe si anëtar i një kategorie të caktuar që është e shqetësuar nga lëvizje apo grupime të tilla shoqërore që rrezikojnë të kthehen në një fe të re, është ai që ka të bëjë së pari me keqinforminim, me shtrembërimin, me hipokrizinë dhe jokoherencën e deklaratave, pa harruar nxitjen e dhunës ndaj grupimeve të caktuara shoqërore.

Nxitja për këtë shkrim? Një postim i ditëve të kaluara të PAPAs. Postimi kishte si objekt një karikaturë (pamje) ku tregohej se përse duhet të sterilizohen kafshët shtëpiake – qeni, macja etj.

PAPA sterilizon

Arsyet për sterilizim mund t’i jap edhe unë, mjaft thjeshtë: pamundësia për të kontrolluar aktivitetin seksual të kafshës që mund të shpie në riprodhimin e tyre të pakontrolluar që eventualisht do t’i detyronte pronarët që shtazët e reja t’i dhuronin apo më keq siç ndodh mjaft shpesh në Shqipëri t’i braktisnin në trotuar, t’i hidhnin në ndonjë ferrë apo edhe t’i sakatonin në tentativë për t’i vrarë. Nga këtu lind natyrshën nevoja për t’i sterilizuar kafshët shtëpiake…për t’u ardhur në ndihmë nevojave të njerëzve. Që janë ato të shfrytëzimit të kafshëve për qejfin e vet dhe të mos lejimit të riprodhimit të tyre.

Mesazhi i PAPAs është i qartë. Mbani kafshë për nevojat tuaja, për shoqëri, për ledhatim, për argëtim por për të mos patur kokëçarje sterilizojini.

Aktiviteti seksual i kafshës nëse kjo nuk do të ishte nën kontrollin e njeriut do të ishte tërësisht i lirë dhe i pakontrolluar. Njeriu pra, ndërhyn, për të marrë nga kafsha përkëdheljet dhe ngrohtësinë e pellushit duke i hequr asaj një të drejtë themelore, nëse mund ta quaj kështu, atë të lënies së pasadhësve, të trashëgimisë së gjeneve.

Pra, shkurt, edhe PAPAt shqiptarë si ata të huajë – që venë e ngrihen nëpër protesta gjoja për mbrojtjen e kafshëve (edhe të atyre që janë të destinuara për kërkimin shkencor, që njerëzimit, por edhe vetë kafshëve, u sjell veç të mira) – kanë në mendjen e tyre (në mënyrë ë paraprogramuar, mbase!) dy standarde gjykimi. Nga njëra anë thonë e deklarojnë se janë për mbrojtjen e kafshëve nga ana tjetër për qejfin dhe rehatinë e vet janë gati edhe t’i sterilizojnë për të mos patur kokëçarje të mëtejshme.
Të paktën të mos pretendojnë se janë për mbrojtjen e kafshëve dhe të të drejtave të tyre të pretenduara (Për thellim, shiko:Reflektime etike mbi “të drejtat e kafshëve”). PAPAt shqiptarë janë thjesht një grup njerëzish që mbrojnë kafshët dhe “të drejtat” e kafshëve deri në atë pikë sa u intereson. Si të gjithë xhanëm.

[Lexo dhe: Shfarosje po, eksperimentim jo – irracionaliteti animalist]

P.S. Kjo që kam shkruar nuk duhet të merret si një kritikë vetëm për PAPAn. Unë u nisa nga ai postim, për të marrë spunto. Kërkoj ndjesë nëse ndonjë përgjithësim imi fyen ndokën. Korrigjime mund të bëhen.

© Rinstinkt

—————————————————————————————————–