Rreze x abdominale

Rreze x abdominale

Është një ekzaminim me rreze X i abdomenit (në gjuhën popullore: barkut).

Rrezet X mund të tregojnë nëse një organ i caktuar i zgavrës abdominale është zmadhuar dhe mund të detektojë/evidentojë trupa të huaj të gëlltitur në mënyrë aksidentale ose jo, në traktin tretës.

Rrezet X mund edhe të tregojnë e përdallojnë zona të mbushura me lëng apo me gaz: pjesë të zorrëve të zgjeruara që përmbajnë lëng zakonisht janë shenjë e një obstruksioni, pra pengese për lëvizjen normale të kimës (ushqimit në tretje e sipër). Ndërsa prania e gazit jashtë zorrëve, në periotoneum, është shenjë e një shpimi (perforacioni) të tubit tretës.

Kalciumi i cili është një material që nën rreze X shfaqet opak, është i pranishëm kryesisht në gurët e veshkave, apo të traktit urinar. Gjithashtu mund të gjendet edhe në gurët e fshikëzës së tëmblit dhe në murin e aortës abdominale me aneurizmë.

 

Reklama

Aneurizma, Stenoza dhe Tubi i Venturit

Tubi i Venturit

 Nese konsiderojme një tub horizontal me seksion (diameter) te ndryshueshem do te kemi së v2>v1. Shkruajme ekuacionine Bernulit (Bernoulli) duke mos harruar së lartesia nuk ndryshon:
 Por relacioni midis shpejtesive do te thotë së P1>P2 ose: një seksioni (diametri) me te madh i perket nje presion me i madh dhe anasjelltas, një seksioni me te vogel i perket një presion me i vogel.
Tubi i Venturit

Aneurizma dhe stenoza

 
Ekuacioni i Venturit dhe pasojat/implikimet nga një arsyetim i tille, ne realitet nuk mund “te nuhaten” lehte (me ane te intuites). Gjithsesi, një rezultat i tille ka disa implikime ne fushen biomjekesore: ne fakt nese kemi parasysh një arterie, mund te ndodh qe muri i arteries te filloj te humbas elasticitein e vet ne një pike te caktuar; ne ate pike fillon dhe formohet një fryrje e quajtur aneurizëm (aneurizma). Duke qene se rritjes se seksionit (diametrit) te enes (së gjakut – arteries) i perket edhe një rritje ne presion, procesi i fryrjes ka tendencen qe te vet-ushqehet dhe aneurizma mund te shperthejë.
Aneurizma e Aortes abdominale
 
Ne te kundërt, nese ne një ene arterioze (për shembull: arteriet koronare, qe furnizojne muskulin e zemres) fillon dhe depozitohet një pllake arteriosklerotike, diametri i saj zvogelohet dhe formohet një stenozë (stenoza): presioni ne ate pike zvogelohet dhe si pasoje (sipas principit te Bernulit) ena ka tendencen qe te bllokohet totalisht.
 

Rinstinkt 2012