Mikroskopi me fluoreshencë e boshtit mitotik

Pamje me mikroskopi (me dritë) me fluoreshencë e një qelize kafshe në stadin e anafazës. Pamja tregon boshtin mitotik. (kromozomet në portokalli; mikrotubthat në jeshile)

Pamje me mikroskopi (me dritë) me fluoreshencë e një qelize kafshe në stadin e anafazës. Pamja tregon boshtin mitotik. (kromozomet në portokalli; mikrotubthat në jeshile)

Pamje me mikroskopi (me dritë) me fluoreshencë e një qelize kafshe në stadin e anafazës. Pamja tregon boshtin mitotik. (kromozomet në portokalli; mikrotubthat në jeshile)

Reklama

Anomali citogjenetike

Anomali citogjenetike

Disa herë ndarja mejotike mund të mos funksionojë korrektësisht. Pjesa më e madhe e difekteve citogjenetike janë aq të rënda saqë mund të shpien në vdekje brenda-mitrore dhevijimisht në dështim (abort) të vetvetishëm, që në shumë raste kalon i pavëzhguar.

Vetëm pak anomali lejojnë përfundimin e shtatëzanisë; janë shembuj:trisomia e kromozomit 21 (tre kopje të kromozomit 21, patologji e njohur më mirë si sindroma Down), trisomia e kromozomit 18 (sindroma Edward) dhe trisomia e kromozomit 13 (sindroma Patau). Në dy gjendjet e fundit fëmija, zakonisht, vdes brenda vitit të parë të jetës; ndërsa individët me sindromën Down mund të jetojnë shumë gjatë.

Zakonisht trisomitë lindin për shkak të mos-ndarjes të çiftit të kromozomeve homologë gjatë ndarjes së parë mejotike, ose për shkak të mos-ndarjes së dy kromatidëve vëllezër gjatë ndarjes së dytë mejotike (vonesë anafazike). Gameti që del nga ky proces, zotëron dy kopje të të njëjtit kromozom dhe në momentin e  fekondimit i shtohet një kopje e tretë (nga kromozomet e individit të seksit tjetër). Në shumicën e rasteve, kromozomi i tepërt vjen nga nëna, dhe ka një rritje të rasteve të sindromës Down me rritjen e moshës së riprodhimit; shkaku i saktë i këtij fenomeni është ende i panjohur.

Anomali të mundshme citogjenetike mund të diagnostikohen me anë të kariotipizimit të qelizave të fetusit (fetale) të përftuara nëpërmjet amnioçentezës apo prelevimit të pushit të korionit (villi choriales).

 

© Rinstinkt 2012

Ndarja qelizore

Ndarja qelizore

Domethenia e kromozomeve ne termat e permbajtjes se tyre

Kromozom

Gjenet, njesite e informacionit te qelizes, jane te perbera prej ADN-je. Tek eukariotet, ADN-ja lidhet me proteina per te formuar fibrat e kromatines, te cilat perbejne kromozomet. Organizimi i ADN-se se eukarioteve ne forme kromozomesh i jep mundesi ADN-se qe te replikohet me saktesi dhe te shperndahet ne qelizat bija pa u mpleksur.

Krahasimi i organizimit te ADN-se tek eukariotet dhe prokariotet

Qelizat prokariote zakonisht kane nje molekule ADN-je qarkore. Kromozomet e eukarioteve kane disa nivele organizimi. ADN-ja eshte e lidhur me histonet (proteiona bazike) per te formuar nukleozomet. Nukleozomet jane, me tej, te organizuara ne vargje te gjate te mbajtur se bashku nga proteina johistonike qe kane nje funksion mbeshtetes.



Proteinat histonike dhe roli i tyre

Proteinat histonike dhe roli i tyre

Identifikimi i stazheve dhe ngjarjet kryesore gjate ciklit qelizor (eukariot-ik)

Me cikel qelizor nenkuptohet periudha qe nga fillimi i nje ndarjeje deri ne fillimin e ndarjes tjeter. Cikli qelizor perbehet nga interfaza (ndërfaza) dhe faza M. Ndërfaza (interfaza) konsiston ne nje faze te pare gap (G1), faza e


sintezes (S), dhe faza e dyte gap (G2). Gjate fazes G1, qeliza rritet dhe pergatitet per fazen S. Gjate fazes S, ADN-ja dhe proteinat e kromosomeve dyfishohen (sintetizohen te tjera) dhe ndodh duplikimi i kromozomeve. Gjate fazes G2, rritet sinteza e proteinave ne kuader te pergatitjes per ndarjen qelizore. Faza M perbehet nga Mitoza; ndarja berthamore qe prodhon dy berthama te njejta me berthamen nene, dhe citokineza, ndarja e citoplazmes ne dy pjese, per qelizat bija.

Domethenia e Mitozes dhe pershkrimi i procesit

Skemë e mitozës

Mitoza siguron ruajtjen e numrit te kromozomeve kur nje qelize eukariote ndahet per te dhene dy qeliz bija. Gjate mitozes kromozomet e njejte shperndahen ne polet e kunderta te qelizes dhe , me pas, rreth cdo grupi formohet nje menbrane (berthamore).

Gjate profazes, kromatina kondensohet (ngjishet, trashet) ne kromozomët e dyfishuar. Çdo kromozom esthe i perbere nga nje çift kromatidesh vëllezër. Membrana berthamore fillon te zhduket ndersa fillon te duket (te ndertohet) boshti mitotik.

Gjate prometafazes, mikrotubat (mikrogypthat) fiksohen tek cinetokoret e kromozomeve, dhe kromozomet fillojne te levizin drejt boshtit (planit) qendror te qelizes.

Gjate metafazes, kromozomet jane te renditur ne planin (boshtin) qendror te qelizës ose pllakën metafazore. Boshti mitotik eshte ndertuar plotesisht dhe cinetokoret e kromatideve vëllezër jante te lidhur me mikrotuba ne polet e kunderta te qelizes.

Gjate anafazes, kromatidet vëllezer ndahen dhe levizin drejt poleve te kundert te qelizes te drejtuar nga mikrotubat (mendohet se levizja shkaktohet nga rreshqitja e mikrotubave jopolare mbia ato polare, pra qe shkojne nga nje pol i qelizes ne polin tjeter…). Tani, çdo kromatid konsiderohet si nje kromozom me vete.

Gjate telofazes, ri-formohet mbeshtjella berthamore rreth cdo kompleti kromozomesh. Berthamëza (berthamëzat) behen te dukshme, kromozmet de-kondensohen (rikthehen ne gjendjen e meparshme, jo te ngjeshur), dhe zhduket boshti mitotik.

Citokineza (ndarja citoplazmatike) zakonisht fillon gjate telofazes.


Rinstinkt 2012

——————————————————————————————————-

Procesi i Mitozës

Mitoza

Për të kuptuar se si zhvillohet procesi i mitozës është e nevojshme të bëhet e ditur një premisë e rëndësishme; ajo që në qelizat që gjenden në një stad qetësie replikative (ndërfazë) kromatina, që është materiali që përbën kromozomet, është e pranishme në bërthamën qelizore në formë filamentesh të hollë, të cilët në terma morfologjikë mezi dallohen.

Ndarja mitotike praprihet nga i ashtuquajturi proces i despiralizimit të helikës së dyfishtë të ADN-së, në mënyrë që çdo filament i acidit nukleik të shërbejë si model për sintezën e një filamenti të ri, e si korolar i këtij procesi qeliza do të jetë e pajisur me dy helika të dyfishta ADN-je… që të dyja të përbëra përkatësisht nga një filament origjinal dhe nga një filament i neo-sintetizuar.

Rezultati i mitozës i jep çdo qelize bijë të njëjtin komplet kromozimik me të qelizës mëmë, meqë materiali gjenetik i kësaj dyfishohet.

Procesi i mitozës zhvillohet në qelizat somatike(trupore) të organizmit.

Mitoza ndahet në katë faza kryesore:

Mitoza (Credit: Wikipedia)

1- Profaza. Në profazë kromozomet që përmbajnë një sasi të dyfishuar të ADN-së, fillojnë të bëhen të dukshëm duke u paraqiitur në pamjen mikroskopike si shkoptha të ndarë në dy filamente, të quajtur kromatide, e të mbajtur në kontakt nga një masë e vogël e quajtur centromer. Membrana bërthamore zhduket duke provokuar si pasojë edhe zhdukjen e organelit apo njësisë morfoligjike “bërthamë”, në të cilin normalisht gjendet materiali gjenetik me udhëzimet e trashëgueshme.

Gjatë Profazës fillon të formohet boshti mitotik, me një formë pothuaj-vezore në polet e të cilit gjenden centriolet (organele qelizore) që janë përgjegjës për organizmin e boshtit mitotik. Boshti mitotik është një strukturë tkurrëse sepse përmban proteina citoskeletike tkurrëse, mes të cilave aktina dhe tubulina.

2- Metafaza. Metafaza zhvillohet në dy kohë. Fillimisht kromozomet bashkohen në pjesën qëndrore të boshtit mitotik e mëpastaj orientohen me centromerët në pjesën qëndore të boshtit mitotik (piasta ekuatoriale).

3- Anafaza. Anafaza karakterizohet nga ndarja e kromatideve që fitojnë pavarësinë nga njëri tjetri për shkak të prishjes së centromerit, që i mbante të bashkuar. Dy kromatidet që lindin nga ndarja e çdo kromozomi migrojnë në drejtime të kundërta, drejtë poleve të boshtit mitotik, që ndërkohë fillon e zgjatet.

4- Telofaza. Rreth e rrotul kromozomeve të vendosur në polet e kundërta të boshtit mitotik, fillon dhe formohet një membranë bërthamore. Ndërtimi i membranave bërthamore të qelizave bija fillon kur boshti mitotik është prishur. Ndjek ndarja e citoplazmave të dy qelizave të reja, ndërkohë kromozomet hollohen dhe pastaj zhduken duke formuar kromatinën karakteristike të bërthamës në ndërfazë.

 ——————————————————————————