Mendime racionale nga Ayn Rand (1)

Mendime racionale nga filozofja ruso-amerikane Ayn Rand

Ayn Rand ka qenë një shkrimtare e filozofe ruso-amerikane. Në veprat e saj ka formuluar nje sistem filozofik dhe te jetes të bazuar në lirinë individuale, te drejtat natyrore, egoizmin racional dhe kapitalizmin “laissez-faire”. Ajo iu kundërvu fesë, luftës dhe çdo forme të ndërhyrjes së shtetit në ekonomi. Librat dhe mendimi i saj kanë qenë dhe jane ndër më të lexuarit më ndikuesit në kulturën amerikane.

Mund të informoheni më gjerë për të dhe filozofinë e saj në këto nyje:
AynRand.org
Objectivism Reference Center
Ayn Rand Lexicon

Komunstët dhe nazistët janë thjeshtë dy variante të të njëjtit koncept të lig: kolektivizmit. Por të dyja duhet të jenë të lira të flasin - idetë e liga janë të rrezikshme vetëm me rënien e njerzve që mbrojnë ide më të mira.

Komunstët dhe nazistët janë thjeshtë dy variante të të njëjtit koncept të lig: kolektivizmit. Por të dyja duhet të jenë të lira të flasin – idetë e liga janë të rrezikshme vetëm me rënien e njerzve që mbrojnë ide më të mira.

Nëse një njeri beson se  e mira është e përbrendshme në veprime të caktuara, ai nuk do të ngurojë t'i detyrojë të tjerët t'i kryejnë ato. Nëse ai mendon se përfitimi njerëzor apo dëmtimi i shkaktuar nga të tilla veprime nuk ka domethënie, ai do ta konsiderojë  një det me gjak si pa domethënie. Nëse  ai mendon se përfituesit e të tilla veprimeve janë jo relevante (apo të ndërkëmbyeshme) ai do ta konsiderojë kasaphanën me shumicë si një detyrim të vetin moral  në shërbim të një të mire "të sipërme". Është teoria intrinseke e vlerave që prodhon një Robespier, një Lenin, një Stalin, apo një Hitler. Nuk është një aksident që Eichmanni ishte një Kantian.

Nëse një njeri beson se e mira është e përbrendshme në veprime të caktuara, ai nuk do të ngurojë t’i detyrojë të tjerët t’i kryejnë ato. Nëse ai mendon se përfitimi njerëzor apo dëmtimi i shkaktuar nga të tilla veprime nuk ka domethënie, ai do ta konsiderojë një det me gjak si pa domethënie. Nëse ai mendon se përfituesit e të tilla veprimeve janë jo relevante (apo të ndërkëmbyeshme) ai do ta konsiderojë kasaphanën me shumicë si një detyrim të vetin moral në shërbim të një të mire “të sipërme”. Është teoria intrinseke e vlerave që prodhon një Robespier, një Lenin, një Stalin, apo një Hitler. Nuk është një aksident që Eichmanni ishte një Kantian.

"Demokratik"  në kuptimin e vet origjinal [i referohet] sundimit të pakufizuar të shumicës... një sistem shoqëror në të cilin puna e njërit, prona e njërit, mendja e njërit dhe jeta e njërit janë nën mëshirën e çdo bande që mund të mbledhi votat e një shumice në çdo moment për çdo qëllim.

“Demokratik” në kuptimin e vet origjinal [i referohet] sundimit të pakufizuar të shumicës… një sistem shoqëror në të cilin puna e njërit, prona e njërit, mendja e njërit dhe jeta e njërit janë nën mëshirën e çdo bande që mund të mbledhi votat e një shumice në çdo moment për çdo qëllim.

Nëse përjashtojmë moralitetin dhe e zëvendësojmë atë me doktrinën Kolektiviste të sundimit të pakufizuar të shumicës, nëse pranojmë idenë se shumica mund të bëjë çfarëdo që të dojë, dhe se çdo gjë e kryer nga një shumicë është  e drejtë sepse është kryer nga një shumicë (duke qenë ky i vetmi standard për të drejtën dhe të gabuarën) - si duhet ta aplikojnë njerëzit këtë në praktikë në jetët e tyre reale? Kush është shumica? Në relatë me çdo njeri të veçantë, të gjithë njerëzit e tjerë janë anëtarë të mundshëm të asaj shumice e cila mund ta shkatërrojë atë sipas dëshirës së vet në çdo moment. Atëherë çdo njeri dhe të gjithë njerëzit shndërrohen në armiq; çdonjë duhet të ketë frikë dhe të dyshojë të gjithë; çdonjë duhet të grabisi dhe të vrasi i pari, përpara se ai të grabitet dhe të vritet.

Nëse përjashtojmë moralitetin dhe e zëvendësojmë atë me doktrinën Kolektiviste të sundimit të pakufizuar të shumicës, nëse pranojmë idenë se shumica mund të bëjë çfarëdo që të dojë, dhe se çdo gjë e kryer nga një shumicë është e drejtë sepse është kryer nga një shumicë (duke qenë ky i vetmi standard për të drejtën dhe të gabuarën) – si duhet ta aplikojnë njerëzit këtë në praktikë në jetët e tyre reale? Kush është shumica? Në relatë me çdo njeri të veçantë, të gjithë njerëzit e tjerë janë anëtarë të mundshëm të asaj shumice e cila mund ta shkatërrojë atë sipas dëshirës së vet në çdo moment. Atëherë çdo njeri dhe të gjithë njerëzit shndërrohen në armiq; çdonjë duhet të ketë frikë dhe të dyshojë të gjithë; çdonjë duhet të grabisi dhe të vrasi i pari, përpara se ai të grabitet dhe të vritet.

Liri e fjalës do të thotë liri nga ndërhyrja, shtypja apo veprimi ndëshkues i qeverisë - dhe asgjë tjetër. Nuk do të thotë [të kesh] të drejtën të kërkosh mbështetjen financiare apo të mjeteve materiale për të shprehur pikëpamjet e tua me shpenzimet e njerzve të tjerë të cilët mund të mos duan të të mbeshtesin ty. Liria e fjalës përfshinë lirinë për të mos rënë dakord, për të mos dëgjuar dhe për të mos mbështetur kundërshtarët e vet. Një "e drejtë" nuk e përfshin zbatimin material të së drejtës nga njerëz të tjerë; përfshin vetëm lirinë për ta fituar këtë zbatim me anë të mundimit vetjak. Qytetarët nuk mund të përdorin forcë fizike apo shtrëngim; ata nuk mund të censurojnë apo shtypin pikëpamjet apo botimet e askujt. Vetëm qeveria mund ta bëjë këtë. Dhe censura është një koncept që i përket vetëm veprimit qeveritar.

Liri e fjalës do të thotë liri nga ndërhyrja, shtypja apo veprimi ndëshkues i qeverisë – dhe asgjë tjetër. Nuk do të thotë [të kesh] të drejtën të kërkosh mbështetjen financiare apo të mjeteve materiale për të shprehur pikëpamjet e tua me shpenzimet e njerzve të tjerë të cilët mund të mos duan të të mbeshtesin ty. Liria e fjalës përfshinë lirinë për të mos rënë dakord, për të mos dëgjuar dhe për të mos mbështetur kundërshtarët e vet. Një “e drejtë” nuk e përfshin zbatimin material të së drejtës nga njerëz të tjerë; përfshin vetëm lirinë për ta fituar këtë zbatim me anë të mundimit vetjak. Qytetarët nuk mund të përdorin forcë fizike apo shtrëngim; ata nuk mund të censurojnë apo shtypin pikëpamjet apo botimet e askujt. Vetëm qeveria mund ta bëjë këtë. Dhe censura është një koncept që i përket vetëm veprimit qeveritar.

Dallimi mes një shkëmbimi idesh dhe një shkëmbimi goditjesh është vet-evident. Linja e demarkacionit mes lirisë së shprehjes dhe lirisë së veprimit përcaktohet nga pengesa e  nisjes së forcës fizike.

Dallimi mes një shkëmbimi idesh dhe një shkëmbimi goditjesh është vet-evident. Linja e demarkacionit mes lirisë së shprehjes dhe lirisë së veprimit përcaktohet nga pengesa e nisjes së forcës fizike.

Ayn Rand mbi të qenit amerikan

Ayn Rand mbi paranë

Ayn Rand mbi kapitalizmin

Ayn Rand mbi të drejtat indivuduale

Ayn Rand

[Nëse postimi të pëlqeu, dhe do të qëndrosh i/e azhornuar, mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

Mençuri nga Thomas Sowell

Mençuri nga Thomas Sowell

“Socializmi është një ide e mrekullueshme. Është vetëm si realitet që ka qenë shkatërrimtar. Mes njerzve të çdo race, ngjyre, dhe besimi, kudo përreth botës, socializmi ka shpënë në uri në vende që kanë patur teprica ushqimi për eksport… Megjithkëtë, për shumë nga ata që merren kryesisht me ide, socializmi mbete një ide tërheqese – në fakt, joshëse. Çdo dështim i tij shpjegohet (tutje) si për shkak të mangësive të liderve të veçantë.” – Thomas Sowell

Çdo brez i ri i lindur është në fakt një mësymje e civilizimit nga barbarë të vegjël, të cilët duhet të civilizohen përpara se të jetë tepër vonë. -Thomas Sowell.

Çdo brez i ri i lindur është në fakt një mësymje e civilizimit nga barbarë të vegjël, të cilët duhet të civilizohen përpara se të jetë tepër vonë. -Thomas Sowell.

"Pyetja më themelore nuk është se çfarë është më e mira, por se kush duhet të vendos se çfarë është më e mira." - Thomas Sowell

“Pyetja më themelore nuk është se çfarë është më e mira, por se kush duhet të vendos se çfarë është më e mira.” – Thomas Sowell

Kur do të ndihmosh njerëzit, u thua të vërtetën. Kur do të ndihmosh veten, u thua atyre atë që ata duan të dëgjojnë.

Kur do të ndihmosh njerëzit, u thua të vërtetën. Kur do të ndihmosh veten, u thua atyre atë që ata duan të dëgjojnë.

"Socializmi është një ide e mrekullueshme. Është vetëm si realitet që ka qenë shkatërrimtar. Mes njerzve të çdo race, ngjyre, dhe besimi, kudo përreth botës, socializmi ka shpënë në uri në vende që kanë patur teprica ushqimi për eksport... Megjithkëtë, për shumë nga ata që merren kryesisht me ide, socializmi mbete një ide tërheqese - në fakt, joshëse. Çdo dështim i tij shpjegohet (tutje) si për shkak të mangësive të liderve të veçantë." - Thomas Sowell

“Socializmi është një ide e mrekullueshme. Është vetëm si realitet që ka qenë shkatërrimtar. Mes njerzve të çdo race, ngjyre, dhe besimi, kudo përreth botës, socializmi ka shpënë në uri në vende që kanë patur teprica ushqimi për eksport… Megjithkëtë, për shumë nga ata që merren kryesisht me ide, socializmi mbete një ide tërheqese – në fakt, joshëse. Çdo dështim i tij shpjegohet (tutje) si për shkak të mangësive të liderve të veçantë.” – Thomas Sowell

"Konkurrenca bën një punë shumë më të efektshme sesa qeveria në mbrojtjen e konsumatorëve." - Thomas Sowell

“Konkurrenca bën një punë shumë më të efektshme sesa qeveria në mbrojtjen e konsumatorëve.” – Thomas Sowell

"Çfarë është historia veçse rrëfimi se si politikanët kanë shpenzuar gjakun dhe pasurinë e racës njerëzore?" - Thomas Sowell

“Çfarë është historia veçse rrëfimi se si politikanët kanë shpenzuar gjakun dhe pasurinë e racës njerëzore?” – Thomas Sowell

Çfarë kuptimi do të kishte të klasifikuarit e një njeriu si handikapat sepse ai sot është në një karrocë me rrota, nëse pritet që ai të eci sërisht në një muaj dhe të konkurrojë në pistë përpara fundit të vitit? E megjithatë amerikanëve u jepen etiketa 'klase' mbi bazën e gjendjes së tyre tranzitore në rrymën e të ardhurave. Nëse shumica e amerikanëve nuk qëndrojnë në të njëjtin grupim të gjerë të ardhurash as për një dekadë, ndryshimi i vazhdimshëm i 'klasës' e bën klasën në vetvete një koncept të mjegullt.

Çfarë kuptimi do të kishte të klasifikuarit e një njeriu si handikapat sepse ai sot është në një karrocë me rrota, nëse pritet që ai të eci sërisht në një muaj dhe të konkurrojë në pistë përpara fundit të vitit? E megjithatë amerikanëve u jepen etiketa ‘klase’ mbi bazën e gjendjes së tyre tranzitore në rrymën e të ardhurave. Nëse shumica e amerikanëve nuk qëndrojnë në të njëjtin grupim të gjerë të ardhurash as për një dekadë, ndryshimi i vazhdimshëm i ‘klasës’ e bën klasën në vetvete një koncept të mjegullt.

"Kurrë nuk e kam kuptuar përse është "lakmi" të duash të mbash paratë që ke fituar por nuk është lakmi të duash të marrësh paratë e dikujt tjetër." - Thomas Sowell, Barbarians inside the Gates and Other Controversial Essays

“Kurrë nuk e kam kuptuar përse është “lakmi” të duash të mbash paratë që ke fituar por nuk është lakmi të duash të marrësh paratë e dikujt tjetër.” – Thomas Sowell, Barbarians inside the Gates and Other Controversial Essays

[Nëse postimi të pëlqeu, dhe do të qëndrosh i/e azhornuar, mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]