Funksionet e ADN-së dhe ARN-së; Transkriptimi dhe Translatimi i informacionit gjenetik; Mutacionet e Gjeneve

Acidi dezoksiribonukleik (ADN) është materiali që mban udhezimet e trashëgimisë në bërthamën qelizore. Ai formohet nganennjesi te quajtura nukleotide. Te gjitha nukleotidet formohen nga një sheqer me pesë atome karboni (dezoksiriboz) dhe një grup fosfat. Gjithashtu, ato (nukleotidet) kanë një nga katër bazat eazotuara; bazat e azotuara janë: adenina,guanina, citozina, dhe timina.

Ne një molekule ADN-je, dy vargje nukleotidesh përdridhen sëbashku ne një strukturë të veteme duke formuar një helike të dyfishtë, dyvargeshe. Dy vargjet lidhen midis tyre me anë të lidhjeve hidrogjenore qeë formohen midis cifteve të bazave. Bazat në strulturën e ADN-së ciftezohen sipas një rregulli te caktuar, të induktuar nsa sktruktura kimike e bazave të azotuara: adenina e njerit varg ciftëzohet gjithmone me timinën e vargut perballe (A – dy lidhje hidrogjenore – T) dhe guanina lidhet me citozinen (G – tre lidhje hidrogjenore – C).

ADN-ja ka aftesi tedyfishohet. Fillimisht te dy vargjet e helikes se dyfishte shperdridhen duke undare nga njeri tjetri. Me pas, per secilin nga vargjet formohet një varg i riduke ndjekurrregullat e perplotesimit ose komplementaritetit. Ne kete menyre formohen dy helika te reja dyvargeshe, ne cdonjeren prej te cilave njeri vargështë “i vjeter” dhe tjetri “i ri”. Dyfishimi i ADN-së është një proces qekryhet nen veprimin e disa enzimave.

Rruga qe shkon ngainformacioni i ADN-së deri ne prodhimin e proteinave mund te permblidhet sipas kesaj skeme:

ADN (kopjim) –> ARN (përkthim) –> Proteina

Ne hapin e pare ose kopjimi, një zone e caktuar e njerit prej vargjeve te helikes se dyfishte te ADN-së sherben si baze per formimin e një vargu ARN-je. Vargu i ARN-së i formuar ne kete menyre është perplotesues me ate pjese te vargut e ADN-së prej te cilit është kopjuar informacioni. (Tek ARN-ja në vend të bazës së azotuar timinë gjendet baza e azotuar Uracil.)

Në hapin e dytë informacioni i kopjuar në formën e ARN-së “përkthehet” ne renditje aminoacidesh në vargun polipeptidik. Në këtë proces marrin pjese tre klasa ARN-je: mARN (ARN mesazhere), tARN (ARN transporti) dhe rARN (ARN ribozomiale) si dhe ribozomet. Gjithashtu, janë te pranishme shumë enzima me rolet përkatëse të llojllojshme. Përkthimi fillon me bashkimin e dy nënnjësivete ribozomit, tARN-së përkatëse dhe vargu të mARN-së të kopjuar nga një zonë ecaktuar e ADN-së. Vargu polipeptidik zgjatet ndërkohë që tARN-ja vendos aminoacidet ne ribozome në bazë të informacionit të mARN-së. Përkthimi ndalon kur ribozomi gjen një kodon të ashtuauajtur stop.

Marrëdhenia midis një renditje te caktuar nukleotidesh të ADN-së ose mARN-së dhe një renditjeje të aminoacideve në vargun polipeptidik përbën atë që quhet kodi gjenetik.

Një renditje e nukleotideve që lexohen sipas një grupi treshesh, e quajtur kodon.  Treshja përplotesuese perkatese e tARN-së quhet antikodon.

Ne pergjithesi, udhezimet per ndertimin e proteinave ne ADN ruhen nga njëri brez në tjetrin. Kryqkëmbimi dhe rikombinimi, ndryshimet në strukturen ose ne numrin e kromozomeve si dhe mutacionet gjenetike mund të ndryshojnë pjesë të caktuara të materialit gjenetik, e si pasojë të kornizës së leximit të informacionit. Për shembull një delecion, një shtim apo një zëvendesim i një ose me shumë bazave te azotuara ne renditjen e nukleotideve te një gjeni mund të shkaktoje një alteracion që quhet, pra mutacion gjenetik. Disa ngamutacionet gjenetike mund te shkaktohen nga faktore mjedisorë, te cilet sulmojne molekulat e ADN-së dhe ndryshojnë strukturen e saj. Disa viruse me enzimat përkatës, rrezatimi UV dhe disa perberes kimike janë shkaktare te mutacioneve. Elementët kimikë që shkaktojnë mutacione quhen mutagjenë.

—————————————————————————————