A është inteligjenca e trashëgueshme?

A është inteligjenca e trashëgueshme?

 

Përshtatur prej përgjigjes që Robert Plomin drejtor i MRC Social, Genetic & Developmental Psychiatry Center në King’s College London, i ka dhënë lexuesve të Scientific American Mind – link.

 

Shkencëtarët e kanë hetuar këtë pyetje për më shumë se një shekull dhe përgjigja është e qartë: diferencat mes njerëzve në testet e inteligjencës janë substancialisht rezultat i dallimeve/diferencave gjenetike.

Por le ta shtjellojmë këtë fjali më tej. Këtu po flitet për diferencat mesatare mes njerëzve dhe jo për individët. Inteligjenca e çdonjë personi mund të largohet prej potencalit të vet gjenetik, për shembull, në rast të një sëmundje në fëmijëri.

Një pjesë e mirë e inteligjencës, apo më saktë e potencialit gjenetik të individit është e përcaktuar gjenetikisht. Pjesa tjetër varet nga faktorët rrethanorë/mjedisorë.

Me gjenetike kuptohen diferencat që kalohen nga një brez në tjetrin nëpërmjet ADN-së. Por të gjithë ne kemi të përbashkët 99.5% të tre bilionë çifteve të bazave të azotuara të ADN-së, kështu që ajo që na dallon gjenetikisht njëri nga tjetri janë vetëm 15 milionë diferenca ADN-je. Duhet theksuar gjithashtu se testet e inteligjencës përfshijnë ekzaminime të ndryshme të aftësive konjitive dhe aftësive të mësuara në shkollë.

Inteligjenca, apo më saktë aftësia konjitive e përgjithshme, reflekton performancën e një individi përmes një game të gjerë testesh të ndryshme. Gjenet bëjnë një diferencë thelpësore, por ata nuk janë gjithëçka. Gjenet janë përgjegjës për pothuaj gjysmën e të gjitha diferencave në inteligjencë mes njerëzve, kështu që gjysma e diferencës në inteligjencë nuk i detyrohet dallimeve gjenetike, çka jep një mbështetje të fortë edhe për rëndësinë e faktorëve mjedisorë (rrethanorë).

Ky vlerësim prej 50% reflekton rezultatet e studimeve mbi binjakët, mbi fëmijët e adoptuar dhe mbi ADN-në. Prej këtyre studimeve ne dimë, për shembull, se vonë në jetë, fëmijët e adoptuar që prej lindjes larg prindërve të vetë biologjikë (pra që janë rritur me prindërit adoptues) janë po aq të ngjashëm me prindërit biologjikë sa janë fëmijët që janë rritur me prindërit e vetë biologjikë.

Po ashtu, ne dimë se prindërit adoptues dhe fëmijët e tyre të adoptuar zakonisht nuk i ngjajnë njëri-tjetrit në inteligjencë (në nivelet e inteligjencës).

Kërkuesit shkencorë janë aktualisht duke kërkuar për gjenet që ndikojnë dhe japin kontribute në nivelin e inteligjencës. Në këto pak vitet e fundit ne kemi mësuuar se janë të përfshirë shumë, ndoshta mijëra gjene, secili me efekt të vogël. Studimet e fundit me qindra mijëra individë kanë gjetur gjene që shpjegojnë rreth 5% të diferencave në inteligjencë mes njerëzve. Ky është një fillim i mbarë, por ende një rrugë e gjatë prej 50 përqindëshit.

Një tjetër gjetje veçanërisht interesante është ajo se influenca gjentike mbi inteligjencën e matur duket se rritet me kalimin e kohës, prej rreth 20% në foshnjëri, në 40% në fëmijëri dhe deri në 60% në moshën e rritur. Një shpjegim i mundshëm është se fëmijët kërkojnë për eksperienca që bashkëlidhen me predispozitat/prirjet e veta gjenetike, dhe kështu i zhvillojnë këto plotësisht ndërsa rriten.

Aftësia për të parashikuar potencialin konjitiv prej ADN-së mund të demonstrohet një diçka shumë e dobishme. Shkencëtarët mund të përdorin ADN-në në përpjekje për të bërë një hartë të rrugëve zhvillimore që lidhin gjenet, inteligjencën, trurin dhe mendjen.

Në terma të implikimeve praktike ne prej dekadash jemi në dijeni të qindra çrregullimeve gjenike individuale dhe kromozimike, si për shembull sindroma e Down-it që rezultojnë në paaftësi intelektuale. Gjetja e gjeneve të tjera shtesë që kontribuojnë tek paaftësia intelektuale mund të na ndihmojë që ndoshta të parandalojmë apo të paktën të përmirësojmë këto probleme konjtive.

 

© mbi përkthimin, Rinstinkt Blog.