Hipertrofia kardiake

Hipertrofia kardiake

Një shpjegim për hipertrofinë kardiake

Hipertrofia kardiake (lustrim) - Mund të shihet trashësia e ekzagjeruar e murit të barkushes së majtë (struktura në të djathtë të pamjes).

Hipertrofia kardiake (lustrim) – Mund të shihet trashësia e ekzagjeruar e murit të barkushes së majtë (struktura në të djathtë të pamjes).

Me hipertrofi kardiake kihet parasysh një rritje e përmasave të miociteve, që janë qelizat muskulore të zemrës, që si korolar në fund shkakton një rritje të përmasave dhe/ose peshës së zemrës.

Hipertrofia kardiake, varet nga sintetizimi i proteinave të reja; pra sintetizimi i sarkomerëve shtesë, dhe mund të ndodh në një sërë fenomenesh fiziologjikë apo patologjikë. Ndër këto fenomene janë: rritja e presionit të gjakut, për shkaqe hipertensioni sistemik apo të ndonjë stenoze të aortës, rritja e vëllimit të gjakut, apo rritje e stimujve nga mesazherë molekularë që nxisin aktivizimin e receptorëve beta-adrenergjikë.

Në varësi të stimulit, apo më mirë të them shkakut, dallohen disa forma hipertrofie kardiake.
Hipertrofia e shkaktuar nga rritja e presionit të gjakut e cila ka si karakteristikë të vetën rritjen e  trashësisë së murit të zemrës. Kjo ndodh sepse sarkomerët e rinj që sintetizohen vendosen në paralel me ata ekzistuesit, duke zgjeruar prerjen tërthore të miociteve.

Në hipertrofinë e shkaktuar nga rritja e vëllimit të gjakut, karakteristika qëndron në faktin se sarkomerët e neosintetizuar vendosen në seri me ata që tashmë ekzistojnë. Si pasojë trashësia e miociteve në këtë rast mund ose jo të jetë e rritur.

Thënë këto, mënyra më e mirë për të vlerësuar një hipertrofi nuk është trashësia e murit të zemrës sesa pesha e gjithë organit, meqë siç e shpjegova më lartë mund të ketë raste hipertrofie në të cilat rritja e trashësisë nuk vihet re për shkak të shpërndarjes fiziologjik-ngjashme të proteinave të neosintetizuara.

————————————————————-

Hyrje, mbi sëmundjet kardiovaskulare

Hyrje mbi sëmundjet kardiovaskulare 

Zemra është një nga pompat me eficiente dhe jetegjata qe njeh njeriu. Dihet se, ka pasur zemra qe kanë punuar për me shumë se 100 vite, pa pushuar më shumë se 1 sekonde ne çdo rahje qe ato kanë bërë; një sfide e evolucionit qe njeriu dhe pajisjet e krijuara prej tij mundohen te fitojne.
Siçdo pajisje tjeter elektromekanike edhe zemra mund te ul rendimentin esaj  ose “te prishet”.
Por çfare mund ti ndodhi zemres:
 
Semundjet arteriosklerotike – qe ndodhin kur lyrat (lipidet) fillojne e depozitohen brenda arterieve koronare. Arteriet koronare janë enet e gjakut qe furnizojnemuskulin e zemres me gjak, te pasur me oksigjen.
 
Angina ose ataku i zemres mund te ndodh kur zvogelohet ose nderpritet fluksi i gjakut ne një nga arteriet koronare. Presioni i larte takohet ne rastet kur zemra pompon gjakun dhe ky i fundit has ne enet e gjakut jashtë zemres ne një rezistence me te larte se normalja.
 
Aritmia (“jo ritëm”) ndodh kur sistemi elektrik i prodhimit te impulseve (qe kontrollojne te rahurat e zemres, dmth tkurrjen e muskulatures se saj) nuk punon sic duhet.
Si aritmi mund te konsiderohen: një rrahje e tepert e pademshme e veshoreve (ne dhomat e siperme, grumbullese te gjakut); apo edhe një parregullsi e rrezikshme ne barkushe (ne dhomat e poshtme, qe pompojne gjakun).
 
Sëmundjet e valvulave të zemrës ndodhin kur një ose me shumë valvula te zemrës keqfunksionojne sepse janë ngushtuar, demtuar apo deshtojne qe te mbyllen siç duhet.
 
Sëmundjet e muskulatures se zemrës, janë te llojeve te ndryshme dhe shkaktojnë dobesimin e tij.
 
Defektet e trasheguara te zemrës janë gabime ne anatomine e zemrës dhe janë te pranishme qe nga lindja e individit. 
 
Disa sëmundje te sistemit kardiovaskular janë te parandalueshme, disa kanë simptoma qe tregojne pranine e tyre, dhe te tjera i pergjigjen mire trajtimit mjekesor.



—– 

© Rinstinkt 2012

Sistemi përçues i zemrës

Ne figuren e pare: nyja SA, qe i jep fillimin çdo rrahje te zemrës. Potenciali i aksionit perhapet nëpërmjet fibrave muskulore te atriumit (veshores), duke prodhuar tkurrjen atriale. Transmisioni vonohet lehte nga nyja atrioventrikulare (AV) përpara se potenciali i aksionit te perhapet nëpërmjet fibrash muskulore te specializuara ne barkushet e zemrës.

Ne pamjen e dyte (fotografia ne mes): mikroskopi optike e muskuli kardiak.

Ne pamjen e tretë: mikroskopi elektronike me transmision e muskulit kardiak.

Ne figuren e pare: nyja SA, qe i jep fillimin çdo rrahje te zemrës. Potenciali i aksionit perhapet nëpërmjet fibrave muskulore te atriumit (veshores), duke prodhuar tkurrjen atriale. Transmisioni vonohet lehte nga nyja atrioventrikulare (AV) përpara se potenciali i aksionit te perhapet nëpërmjet fibrash muskulore te specializuara ne barkushet e zemrës.
Ne pamjen e dyte (fotografia ne mes): mikroskopi optike e muskuli kardiak.
Ne pamjen e tretë: mikroskopi elektronike me transmision e muskulit kardiak.

Zemra: pershkrimi i struktures se jashtme dhe se brendshme

Zemra: pershkrimi i struktures se jashtme dhe se brendshme

Zemra edhe pse nuk është me e madhe se ne grusht, është një organ i rendesishem i cili rreh 2.5 bilion here gjatë një jete mesatare, duke pompuar rreth 300 milion litra gjak. Per t’u pershtatur me nevojat e trupit per gjak, zemra e njeriut mund te pompoje nga 5 deri ne 20 litra gak/minutë.

Zemra

Zemra juaj është një organ muskulor, zgavror (bosh), i cili është i pozicionuar ne zgavren e kraharorit, pas derrases se krakarorit. Muret e zemres janë te perbere nga fibra muskulare kardiake te fiksuara ne një kornize fibrash kolagjeni.

Perikardiumi, një mbeshtjellë indi lidhor te forte, rrethon dhe kufizon zemren. Një shtrese e holle endoteli mbulon siperfaqen e e brendshme te perikardiumit (perikardit) dhe siperfaqen e jashtme te zemres. Midis ketyre dy siperfaqeve ndodhet një hapesire (një zgaver) e mbushur me leng, i cili zvogelon ndjeshem ferkimet e zemres (me strukturat perreth) ndersa ajo rreh.
Një mur ndan veshoren dhe barkushen e djathte nga veshorja dhe barkushja e majte. Midis veshoreve muri quhet interatrial , ndersa (muri) midis barkusheve quhet interventrikular.  Ne murin ineteratrial (midis veshoreve) gjendet një depresion (thellim) eliptik (vezak), fossa ovalis, që shënjon vendin ne te cilin tek fetusi ka patur një “kanal” komunikues midis dy (atriumeve) veshoreve. Praktikisht lejonte kalimin e gjakut drejteperdrejt nga veshorja e djathte tek ajo e majte duke zvogeluar kesisoj (ndjeshem) kalimin e gjakut ne mushkerite jofunksionale.
Një xhep i vogel muskulor, shtrihet mbi siperfaqen e çdo atriumi (veshoreje).
Per te penguar gjakun qe te kthehet pas, zemres ka valvula qe mbyllen automatikisht. Valvula midis veshores se djathte dhe barkushes se majtequhet valvula atroiventrikulare e djathtë (valvula AV), ose valvula trikllapëshe (tri kuspide). Valvula e majte atrioventrikulare, midis veshores dhe barkushes se majte, quhet valvula mitrale, ose bikllapeshe (bikuspide).Keto valvula  janë si dyer qe hapen vetëm ne një drejtim. Valvula semilunare (e quajtur keshtu per shkak te formes se kllapave ne formë gjysmë hëne) midis barkushes se majte dhe aortës quhet valvula aortike, ndersa ajo midis barkushes se djathte dhe arterieve mushkerore (trungut mushkëror) quhet valvula mushkerore.

[Të pëlqeu postimi? Nëse po, atëhere mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

———————————————————————————–

Arteriet koronare dhe venat kardiake

Arteriet dhe venat koronare

Duke qene se zemra nuk pushon kurrë se pompuari gjak për pjeset e tjera te trupit, ajo punon me shumë se dhe me fort se çdo muskul tjeter i trupit, keshtu qe ka nevoje për me shumë gjak se çdo pjese tjeter e trupit (se çdo muskul tjeter i trupit).

Zemra (si pompe) e furnizon veten e saj (si muskul) me ane te dy arterieve kornare, te djathtes dhe te majtes, te cilat lindin nga aorta, pothuajse menjehere mbi valvulen gjysmehenore te (vet) aortes. Pasi lindin nga aorta ato pershkojne thellimin atrio-ventrikular duke u drejtuar ne faqen diafragmatike (te poshtme, te mbeshtetur mbi diafragme) te zemres.

Faqja e përparme e zemres ku paraqiten skematikish arteriet koronare në lindjen e tyre nga baza e Aortës.

Te dyja arteriet koronare shtrihen ne thellime jashtë muskulit kardiak dhe ndahen ne një sistem enesh me te vogla dhe kapilaresh te cilet furnizojne fibrat e muskulit te zemres me gjak. Pasi e kanë lene oksigjenin qe transportonin ne kapilarë, gjaku udheton me ane te venave koronare dhe drenohet drejteperdrejte ne atriumin (veshoren) e djathtë, ku bashkohet (perzihet) me gjakun venoz te pjeses tjeter te trupit.

Kur zemra (muskuli i zemres) është duke punuar (për nevojat e trupit) me shumë se zakonisht, arteriet koronare zgjerohen për te ritur prurjen e gjakut (oksigjenit) për muskulin e zemres. Gjatë aktivitetit fizik te rende (ekstrem!) rrjedha e gjakut ne keto enë rritet deri ne 5-6 herë. Sa me e mire te jetë gjendja fizike e një individi, aq me i larte është “rendimenti” (efikasiteti) me te cilin zemra e tij perdor gjakun qe ka ne dispozicion.

Kur prurja me gjak nuk është e mjaftueshme për te ngopur kerkesat e muskulit te zemres për oksigjen, lende ushqyese dhe për te larguar mbetjet metabolike, zemra “vuan”, sikundër muskujt e tjere mund te ndjejne dhumbje nga mbingarkesa me pune.

Mungesa e oksigjenit stimulon qelizat nervore duke rezultuar ne dhimbje te kraharorit (angina pectoris). Gjithsesi, ne ndryshim nga muskujt e tjere te organizmit, zemra nuk mund te ndaloje për te pushuar, te pakten jo pa patur pasoja shkaterruese.

 

[Të pëlqeu postimi? Nëse po, atëhere mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

—————————————————————————————————————