Një brez alienësh


Nga Umberto Eco


Çfarë veprash letrare mund të shijojnë ende këta të rinj kur nuk njohin jetën fshatarake, të korrat, pushtimet, përmendoret e të rënëve, flamujt e shpuar nga plumbat e armikut, nevojën e ngutshme të një morali në jetë?


Mendoj se Michel Serres është, sot për sot, filozofi më mendjehollë në Francë dhe, si çdo filozof i mirë, di të ulet dhe të reflektojë për të sotmen. Po e nxi faqen duke përdorur (përveç ndonjë komenti personal) një artikullin e tij, shumë të bukur, botuar në “Le Monde” më 6-7 mars të këtij viti, ku ai na kujton gjëra që, për lexuesit e mi më të rinj lidhen me fëmijët, ndërsa për ne më të vjetrit, me nipërit.


Sa për të hyrë në temë, këta bij dhe nipër nuk kanë parë kurrë derra, lopë apo pula (më kujtohet një sondazh amerikan i para 30 vjetëve, nga doli që shumica e fëmijëve të Nju-Jorkut mendonin se qumështi që blihej në supermarket, i futur në kuti, prodhohej në rrugë artificiale, njëlloj si Coca-Cola). Të rinjtë nuk janë mësuar të jetojnë në natyrë, ata njohin vetëm qytetin (do të kujtoj këtu se kur shkojnë për pushime, më së shumti, jetojnë në ca vende që Marc Augé (antropolog bashkëkohor francez – sh. i p.) i quan “jovende”, ngaqë fshati turistik është krejt i ngjashëm me aeroportin e Singaporit dhe, në çdo rast, u paraqet një natyrë idilike dhe të stisur, krejt artificiale. Ky është një nga revolucionet më të mëdha antropologjike pas erës së neolitit. Këta fëmijë banojnë në një botë të mbipopulluar, shpresojnë të jetojnë deri 80 vjet dhe, falë jetëgjatësisë së baballarëve e gjyshërve, në rast se shpresojnë të trashëgojnë diçka, do ta përfitojnë jo më në moshën 30 vjeçare, por në prag të pleqërisë.


Ka nja gjashtëdhjetë vjet që fëmijët evropianë nuk e njohin luftën, falë mjekësisë së përparuar nuk vuajnë aq sa paraardhësit, prindërit i kanë më të moshuar se tanët (dhe pjesa më e madhe e tyre janë të divorcuar), studiojnë në shkolla të ulur në një bangë me fëmijë të racave e feve të ndryshme dhe të brumosur me zakone të tjera (dhe Serres-i pyet: a ka më kuptim ta këndojmë ende Marsejezën, e cila flet për “gjakun e shprishur” të të huajve?). Çfarë veprash letrare mund të shijojnë ende këta të rinj kur nuk njohin jetën fshatarake, të korrat, pushtimet, përmendoret e të rënëve, flamujt e shpuar nga plumbat e armikut, nevojën e ngutshme të një morali në jetë?


Janë fëmijë të formuar nga mjetet e komunikimit që i konceptojnë sikur të ishin të rritur, duke e tkurrur vetëm në shtatë sekonda vijueshmërinë e figurës dhe në pesëmbëdhjetë sekonda kohën e duhur për t’iu përgjigjur një pyetjeje. Përmes tyre shohin gjëra që nuk mund t’i shohin më në jetën e përditshme, kufoma të përgjakura, rrënime, shkatërrime: “Derisa bëhen 12 vjeç i kanë parë nja njëzetmijë vrasje, të detyruar nga të rriturit”. Po humbasin ndjenjën e gjuhës amtare nën ndikimin e reklamave mbushur cik me shkurtime dhe fjalë të huaja, nuk e kanë më ndërgjegjen e sistemit metrik dhjetor, ngaqë u premtojnë çmime në bazë të miljeve të përshkruara, shkollat nuk janë më vende ku studiohet, këta fëmijë, të mësuar të rrinë para kompjuterit, një pjesë të mirë të jetës po e jetojnë në një botë virtuale. Të shkruarit duke përdorur vetëm pëlqyerin, në vend të gjithë dorës, “nuk ngacmon më të njëjtat neurone apo të njëjtat zona trunore” (pra, ata janë tërësisht “multitasking”). Ne jetojmë në një hapësirë të matshme metrike, kurse ata jetojnë në një hapësirë jashtë realitetit, ku nuk ka më asnjë dallim mes afërsisë dhe largësisë.


Nuk po ndalem tek përsiatjet e Serres-it për mundësitë e administrimit të kërkesave të reja në lëmin e edukimit. Në çdo rast, pasqyra që ai na sjell, për shkak të ndryshimeve tërësore, barabitet me periudhën që u desh për të shpikur shkrimin, ose shtypshkrimin, shekuj më vonë. Por teknikat e sotme moderne ndryshojnë me shpejtësi të madhe dhe “sakaq trupi pëson shndërrime të thella, ndryshojnë jeta edhe vdekja, vuajtja dhe shërimi, zanatet, hapësira, vendi ku jetojmë, vetë qenia jonë në këtë botë”. Po pse këto ndryshime na gjetën të papërgatitur? Serres-i vjen në përfundimin se mbase kanë faj edhe filozofët ngaqë, për shkak të zanatit, duhej t’i kishin parashikuar ndryshimet e dijeve dhe të jetës, por nuk bënë aq sa duhet, sepse “të zënë me politikën e ditës nuk e ndjenë ardhjen e bashkëkohësisë”. Nuk di të them nëse Serres-i ka të drejtë për gjithçka, por njëfarë të drejte e ka, ama.

Advertisements

Si të mos perdorësh telefonin celular – Umberto Eco

UMBERTO ECO – Si të mos perdorësh telefonin celular

Humorist, polemist, talles, Umberto Eco ne librin “ Si te udhetosh me nje salmon “ , rrefen me nje liri te jashtezakonshme jeten e tij si menyre perdorimi. Ai godet me ngazellim absurdin qe na gerryen jeten, objektet qe nuk na binden, xhingelat qe na prangosin, apo administraten qe na mberthen si me qirq. Me te, e perditshmja, edhe ne ate qe ka me te zakonshme, merr ngjyra fantazmagorike. 

Si te mos perdoresh telefonin celular

Nuk ka gje me te kollajte se te tallesh me perdoruesin e celularit. Gjithsesi, duhet te dish se ciles kategori ai i perket. Ne fillim, jane handikapatet, te cilet jane te detyruar te jene te lidhur pa nderprerje me nje mjek. Levduar qofte teknika qe u siguron kete mjet shpetimtar. Me pas, vijne ata qe detytrat e renda profesionale i detyrojne te bredhin pas urgjeces me te vogel (kapitenet e zjarrfikesve, mjeket, transplantuesit e organeve ne pritje te kufomave te fresketa). Per ta, celulari eshte nje nevoje e rende, qe e perjetojne pa kenaqesi. Se treti, ciftet ilegale. Eshte nje ngjarje historike: me ne fund, ata mund te marrin nje telefonate nga partneri i tyre klandestin, pa u pergjuar nga familja, sekretarja apo ndonje koleg dashakeqas. Mjafton qe vetem ai dhe ajo (ose si dhe si, ajo dhe ajo, kombinime te tjera nuk po me vijne nder mend tani) te dije numrin. Te trija kategorite e permendura gezojne te drejten te kene gjithe respektin tone: sa per dy te parat, ne pranojme te bezdisemi ne restorant, ne kinema aop ne varrim; nderkohe qe kuroreshkelesit, ata jane vete te kujdesshem dhe nuk bejne buje.
Pasojne dy kategori te tjera me rrezik (rrezziku i tyre me i madh se i yni). Ne te paren jane ata qe nuk e konceptojne dot te udhetojne, pa shkembyer cikerrima fjalosjesh me njerezit e familjes aop miqte. E veshtire ti denosh, nese ata nuk dine si te shpetojne nga kjo per te shijuar caste vetmie, nese nuk arrijne dot te perqendrohen ne ate c`ka bejne asaj kohe, nese nuk jane ne gjendje te shijojnelargimin pas afrimit, nese u pelqen ta shpallin boshesine e tyre, madje ta vringellijne si bajrak, eh, atehere kemi te bejme me pune psikosh. Ata na cajne veshet, porse duhet ta kuptojme shterpesine e tmerrshme te shpirtit te tyre, duhet t`ia dime per nder qiellit qe nuk na ka bere si ata dhe t`i falim (pa e lene veten te permbytemi nga gezimi djallezor qe jemi ndryshe, sepse kjo do te qe krenari dhe mungese meshire). Le t`i konsiderojme si te afermit tane qe vuajne dhe tekthejme veshin tjeter.
Ne kategorine e fundit gjejme – prane bleresve te celulareve te rreme, ne fund te shkalles shoqerore – ata qe kuturisen te rrefejne publikisht se jane shume te kerkuar, se i konsultojne per ceshtje me nje urgjence ekstreme dhe te koklavitura pa mase: bisedat qe na plasin siper ne trena, aeroporte apo restorante, lidhen me ca transaksione delikate financiare, me mosmberritjen kurre te profileve mekanike, kerkesa per lje cmimesh per stoqe kravatash dhe sa e sa gjera te tjera, qe ne mendjen e telefonuesit jane shume alla “Rockfeller”.
Me nje fjale ndarja ne klasa eshte nje mekanizem i urryer: sado qe ronxhobonxhua fiton para me gurshta, plaget atavike proletare e bejne qe te mos dije si perdoret servisi i peshkut, te vari nje KIKI ne xhamin e pasme te Ferrar-it te tij apo te thote se po shkon ne “floktore”; keshtu ate nuk e pret asnjehere dukesha de Guermantes (dhe ai pertypet e pyet veten se perse ndodhe keshtu kur ai ka nje anije te gjate sa nje ure).
Keta njerez nuk e dine se Rockfeller-i nuk ka asnje nevoje per te mbajtur celular, pasi ka nje sekretariat te pafund efikas. Njeriu i pushtetshem nuk eshte i detyruar t`i pergjigjiet cdo telefonate. Perkundrazi. Ai nuk eshte asnjehere per askend. Edhe ne shkallen me te ulet drejtuese dy simbolet e suksesit jane, celesi i WC-se private dhe nje sekretare qe pergjigjet:”Zoti drejtor eshte ne mbledhje”.
Keshtu, ai qe e rrefen celularin si nje simbol pushteti, ne te vertete shpall faqe botes se nuk eshte vecse nje nenpunes i vogel, i deyruar te rrije gatitu perpara cdo telefonate te nje eprori, madje edhe kur fluturon, i denuar te fitoje kafshaten e gojes, te perndjeke dite e nate borxhlinjte e tij, i persekutuar nga banka per nje cek, diten e pagezimit te se bijes. Te shpalosesh nej telefon te tille, do te thote te mos kesh fare haber nga kjo pune, do te thote te ratifikosh gjendjen tende te shpifur ne periferi te shoqerise.

———————————————————————————————–