Tumorët e qelizave germinative

Tumorët e qelizave germinative (riprodhuese apo dyzuese)

Tumorët mund të lindin nga qelizat germinative, dhe kështu gjenden zakonisht në teste dhe vezore. Rastësisht, gjithsesi, mund të ndodh që të lindin nga fole qelizash germinative të cilat kanë mbetur pas gjatë migrimit embrional të qelizave germinative nga kreshtat kurrizore.

Tumorët e qelizave germinative mund të gjenden, zakonisht në mes-linjë, prej gjëndrës pineale, bazës së kafkës, mediastinumit dhe retroperitoneumit e deri tek rajoni kërbishtor.

Teratom cistik beninj i vezores. Ky cist është i veshur prej epiteli skuamoz (luspor) dhe është i mbushur me material yndyror dhe qime.

Qelizat germinative normale janë totipotente (“të plotfuqishme”) – ato u japin fillesën të gjitha llojeve të indeve që gjenden në trup si dhe placentës dhe trastës viteline (të verdhë), inde të quajtur jashtë-embrionalë.

Pritshmërisht, tumorët e qelizave germinative mund të përmbajnë inde të diferencuar nga të treja shtresat embionale – ektoderma, mezoderma dhe endoderma –  si dhe inde jashtë-embrionalë. Këto tipe tumorësh quhen teratomë (apo teratoma).
Teratomët janë më të zakonshme në vezore, ku janë më së shumti beninje, dhe, më pak të zakonshëm, por me një shpeshtësi gjitnjë e në rritje dhe malinj në testikuj (gonadet tek mashkulli).

Tek tumorët beninj sikundër ata që prekin vezoret, indet mund të jenë vërtet shumë mirë të organizuar, duke i ngjarë lëkurës normale, tiroides, trurit apo indit kërcor. Tumorët malinj, sikunër edhe mund të parashikohet, përmbajnë shumë më pak inde të mirë-diferencuar, por (kuriozisht) shpesh, nën ndikimin e drogërave kimioterapeutike, formojnë inde të diferencuar.

 

 © Rinstinkt, mbi tekstin

————————————————————————————————–

Reklama

Karçinom i ezofagut

Ky karçinom i ezofagut ka shkaktuar një ngushtim të rrugës që kryen ushqimi për të arritur në stomak.

Cirroza e mëlçisë

Mëlçi me cirrozë në të majtë dhe një shpretkë e zmadhuar (për shkak të hipertensionit portal) në të djathtë. Një karçinom hepatoqelizor i gjerë ka lindur në mëlçinë me cirozë.

[Lexo dhe: Meduza dhe caput medusae]