Sëmundja e malaries

Malaria

Malaria është një sëmundje që aktualisht është e përhapur në rajonet tropikale dhe subtropikale të Afrikës, por që ka qenë e pranishme në shumë rajone moçalore (edhe në disa vende të Europës) deri në mesin e shekullit XX, pra deri në momentin që filloi bonifikimi i terreneve me ujë të ndënjur.

Njihen katër lloje të parazitit malarik: Plasmodium vivax, Plasmodium falciparum, Plasmodium malariae, Plasmodium ovale.

Plasomdët i transmetohen njeriut me anë të pickimit të mushkonjës të llojit Anopheles, të cilat nga ana e tyre infektohen duke thithur gjakun e njerëzve të infektuar.

Cikli i zhvillimit të plasmodëve është shumë kompleks dhe përbëhet nga një fazë aseksuale (joseksuale) që ndodh tek njeriu dhe një fazë seksuale që ndodh  në zorrët e mushkonjës (anofele).

Në sëmundjen e malaries, prishja (thyerja) e eritrocitëve shkakton anemi, ndërsa fagocitoza e parazitëve (të shumtë) nga ana e qelizave të sistemit monocito-makrofag shpie në hepatomegali dhe spelnomegali. Sëmundja e malaries ka si karakteristikë (edhe) ethet.

Edhe pse kemioprofilaktika, kemioterapia dhe lufta kundët mushkonjave anofele nëpërmjet insekticidëve ka patur sukses të madh, malaria është ende një sëmundje që vret shumë persona sidomos në vendet në zhvillim.

© Rinstinkt

Advertisements

Trikomoniaza

Trikomoniaza

Trichomonas vaginalis është një protozoar me flagjel (kamxhik), patogjen për njeriun, ku shkakton procese flogjistike (pezmatuese, mahisëse, infiamatore) të mukotës së aparatit uro-gjenital.

Transmetimi kryhet me anë të rrugës seksuale. Prania e parazitit vihet në pah me anë të ekzaminimit etiologjik të sekrecioneve vaginale, apo atyre uretrale; ekzaminim në të freskët apo pas ngjyrosjes me metodën e Papanikolaut.