Infeksionet nga kërpudhat

Infeksionet nga kërpudhat

Kërpudhat janë mikroorganizma me përmasa më të mëdha se bakteret nga të cilët dallohen për shumë karakteristika, ndër to edhe ajo e të paturit të bërthamës dhe mitokondrive.

Kërpudhat janë zakonisht shumëqelizore (por nuk mungojnë as format njëqelizore të quajtura tharm-ngjashme). Kërpudhat janë të pajisura me filamente të degëzuara të quajtur ife, që në tërësinë e tyre formojnë strukturën e micelit.

Pjesa më e madhe e kërpudhave të pranishme në natyre konsiderohen jo patogjene; vetëm një pjesë e vogël, rreth 100 specie, infektojnë njeriun, nga këto të fundit vetëm rreth 10 prej tyre shkaktojnë sëmundje, ndënjherë edhe vdekjprurëse.

Infeksionet e shkaktuara nga kërpudhat janë të klasifikueshme në dy grupe:

  • Infeksione sipërfaqësore, të lëkurës, thonjëve dhe qimeve, të shkaktuara nga kërpudhat e quajtura Dermatofitë.
  • Infeksione të thella, të shumë organeve të brendshme, përgjithësisht më të rënda se infeksionet sipërfaqësore.

 

© Rinstinkt

————————————————–

Advertisements