Mençuri nga Thomas Sowell

Mençuri nga Thomas Sowell

“Socializmi është një ide e mrekullueshme. Është vetëm si realitet që ka qenë shkatërrimtar. Mes njerzve të çdo race, ngjyre, dhe besimi, kudo përreth botës, socializmi ka shpënë në uri në vende që kanë patur teprica ushqimi për eksport… Megjithkëtë, për shumë nga ata që merren kryesisht me ide, socializmi mbete një ide tërheqese – në fakt, joshëse. Çdo dështim i tij shpjegohet (tutje) si për shkak të mangësive të liderve të veçantë.” – Thomas Sowell

Çdo brez i ri i lindur është në fakt një mësymje e civilizimit nga barbarë të vegjël, të cilët duhet të civilizohen përpara se të jetë tepër vonë. -Thomas Sowell.

Çdo brez i ri i lindur është në fakt një mësymje e civilizimit nga barbarë të vegjël, të cilët duhet të civilizohen përpara se të jetë tepër vonë. -Thomas Sowell.

"Pyetja më themelore nuk është se çfarë është më e mira, por se kush duhet të vendos se çfarë është më e mira." - Thomas Sowell

“Pyetja më themelore nuk është se çfarë është më e mira, por se kush duhet të vendos se çfarë është më e mira.” – Thomas Sowell

Kur do të ndihmosh njerëzit, u thua të vërtetën. Kur do të ndihmosh veten, u thua atyre atë që ata duan të dëgjojnë.

Kur do të ndihmosh njerëzit, u thua të vërtetën. Kur do të ndihmosh veten, u thua atyre atë që ata duan të dëgjojnë.

"Socializmi është një ide e mrekullueshme. Është vetëm si realitet që ka qenë shkatërrimtar. Mes njerzve të çdo race, ngjyre, dhe besimi, kudo përreth botës, socializmi ka shpënë në uri në vende që kanë patur teprica ushqimi për eksport... Megjithkëtë, për shumë nga ata që merren kryesisht me ide, socializmi mbete një ide tërheqese - në fakt, joshëse. Çdo dështim i tij shpjegohet (tutje) si për shkak të mangësive të liderve të veçantë." - Thomas Sowell

“Socializmi është një ide e mrekullueshme. Është vetëm si realitet që ka qenë shkatërrimtar. Mes njerzve të çdo race, ngjyre, dhe besimi, kudo përreth botës, socializmi ka shpënë në uri në vende që kanë patur teprica ushqimi për eksport… Megjithkëtë, për shumë nga ata që merren kryesisht me ide, socializmi mbete një ide tërheqese – në fakt, joshëse. Çdo dështim i tij shpjegohet (tutje) si për shkak të mangësive të liderve të veçantë.” – Thomas Sowell

"Konkurrenca bën një punë shumë më të efektshme sesa qeveria në mbrojtjen e konsumatorëve." - Thomas Sowell

“Konkurrenca bën një punë shumë më të efektshme sesa qeveria në mbrojtjen e konsumatorëve.” – Thomas Sowell

"Çfarë është historia veçse rrëfimi se si politikanët kanë shpenzuar gjakun dhe pasurinë e racës njerëzore?" - Thomas Sowell

“Çfarë është historia veçse rrëfimi se si politikanët kanë shpenzuar gjakun dhe pasurinë e racës njerëzore?” – Thomas Sowell

Çfarë kuptimi do të kishte të klasifikuarit e një njeriu si handikapat sepse ai sot është në një karrocë me rrota, nëse pritet që ai të eci sërisht në një muaj dhe të konkurrojë në pistë përpara fundit të vitit? E megjithatë amerikanëve u jepen etiketa 'klase' mbi bazën e gjendjes së tyre tranzitore në rrymën e të ardhurave. Nëse shumica e amerikanëve nuk qëndrojnë në të njëjtin grupim të gjerë të ardhurash as për një dekadë, ndryshimi i vazhdimshëm i 'klasës' e bën klasën në vetvete një koncept të mjegullt.

Çfarë kuptimi do të kishte të klasifikuarit e një njeriu si handikapat sepse ai sot është në një karrocë me rrota, nëse pritet që ai të eci sërisht në një muaj dhe të konkurrojë në pistë përpara fundit të vitit? E megjithatë amerikanëve u jepen etiketa ‘klase’ mbi bazën e gjendjes së tyre tranzitore në rrymën e të ardhurave. Nëse shumica e amerikanëve nuk qëndrojnë në të njëjtin grupim të gjerë të ardhurash as për një dekadë, ndryshimi i vazhdimshëm i ‘klasës’ e bën klasën në vetvete një koncept të mjegullt.

"Kurrë nuk e kam kuptuar përse është "lakmi" të duash të mbash paratë që ke fituar por nuk është lakmi të duash të marrësh paratë e dikujt tjetër." - Thomas Sowell, Barbarians inside the Gates and Other Controversial Essays

“Kurrë nuk e kam kuptuar përse është “lakmi” të duash të mbash paratë që ke fituar por nuk është lakmi të duash të marrësh paratë e dikujt tjetër.” – Thomas Sowell, Barbarians inside the Gates and Other Controversial Essays

[Nëse postimi të pëlqeu, dhe do të qëndrosh i/e azhornuar, mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

 

 

Advertisements

I tundur, jo i trazuar!

I tundur, jo i trazuar!

Përse James Bondi është kaq jetëgjatë?

“I tundur, jo i trazuar”, thënë kështu, mund të mos thotë asgjë prej gjëje. Nuk besoj se ndonjë ka shkruar apo folur, ndonjëherë për të. Ndërsa mua, dhe shumë të tjerëve, si fansa të librave, filmave, pra historive me spiunazh, diçka na thotë, patjetër.

James Bond - a eshte Martini qe ka ndikuar ne jetegjatesine e 007

I tundur, jo i trazuar

Bëhet fjalë për një togfjalësh të përsëritur qindra, nëmos mijëra herë, nëpër serinë e gjatë të historive të agentit më të famshëm të spiunazhit botëror.
Flas, padyshim, për 007. Për James Bondin e Ian Fleming; agjenti i shërbimeve sekrete britanike, pija e preferuar e të cilit ishte Martini. Mënyra e pregatitjes: Shaken, not stirred! (I tundur, jo i trazuar!) – të paktën ajo që mbizotëruesja.

Fraza haset për herë të parë në romanin e katërt të serisë së Fleming-ut, Diamonds are Forever (1956), por nuk del drejtëpërdrejtë nga goja e 007; ky e thotë këtë frazë vetëm në romanin e gjashtë, atë të vitit 1958, “Dr. No”.

Ndërsa duket se hera e parë kur shprehja haset në versionin kinematografik të 007 është tek filmi Goldfinger (1964), me të famshmin Sean Connery, i cili thotë: “Just a drink. A Martini, shaken, not stirred.”

Por a mund njeri vallë të shpjegojë këtë jetëgjatësi të spiunit 007?

Mbase. Le të shohim…

Disa biokimistë të departamentit të Biokimisë në Universitetin e Western Ontario në Kanada, kanë zhvilluar, kohë më parë, një studim mbi vetitë e Martinit të tundur, dhe jo të përzier. Bëhet fjalë për vetitë antioksiduese të pregatitjes në fjalë të pijes. Nga studimi rezultoi se Martinit e tundur ishin më të aftë në thyerjen e peroksidit të hidrogjenit, duke lënë mbas vetëm 0.072% të tij. Martini i trazuar linte pas të pathyer 0.157% të peroksidit të hidrogjenit.[1]

Studimi i sipërcituar u realizua sepse dukej që konsumimi i moderuar i pijeve alkolike reduktonte rrezikun/probablitetin për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, kataraktit etj. ndoshta falë veprimit aktioksidues të përbërësve të pijes (flavonoid apo polifenol).[2][3] Nga aty edhe krahasimi, i mëtejshëm i veprimtarisë antioksiduese, i të tundurit me të trazuarin.

Duket se kjo është arsyeja se përse James Bondi është ende në formë, pas gjithë kësaj kohe të gjatë. 🙂

Këtu gjendet një video-kolazh fantastik, me normalitetin e “Shaken, not stirred” dhe nja dy episode ndryshueshmërie, të diktuara nga rrethanat. 😀

Bibliografia:

[1] Hirst, M.; Trevithick, J. R. (18 December 1999). “Shaken, not stirred: bio-analytical study of the antioxidant activities of martinis”. British Medical Journal 319 (7225): 1600–2.
[2] Klatsky AL. Epidemiology of coronary heart disease—influence of alcohol. Alcohol Clin Exp Res 1994;18:88­96.
[3] Clayton RM, Cuthbert J,Duffy J, Seth J, Phillips CI, Bartholomew RS, et al. Some risk factors associated with cataract in S E Scotland: a pilot study. Trans Ophthalmol Soc UK 1982;102:331­6.

© Rinstinkt, Gusht 2013

——————————————————————–

Efekti Mozart dhe keqinterpretimi i studimeve shkencore

Me efektin Mozart i referohemi shpesh një teorie  shekencore, që mund të quhet mjaft kontroverse. Teoria lind në vitin 1993 si pasojë e keqinterpretimit të një eksperimenti të famshëm të realizuar nga fizikantët Gordon Shaw dhe Frances Rausher, dhe botuar në revistën shkencore Nature. Titulli i studimit shkencor ishte: “Music and spatial task performance”.

Në studim u futën 84 studentë të cilët u ndanë në tre grupe të  ndryshme që dëgjuan tre lloje të ndryshme muzike; një nga grupet dëgjoi muzikën e Mozartit, një grup tjetër muzikë minimaliste, ndërsa grupi i tretë, në heshtje.

Pas dëgjimit pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor, nga ata për të përcaktuar nivelin e inteligjencës, pra një test inteligjece: studentët që kishin dëgjuar Mozartin, dhe në veçanti sonatën K448, tregonin një rritje të kuocientit intelektual me 8-9 pikë krahasuar me studentët e dy grupeve të tjera që nuk kishin pësuar asnjë përmirësim në ekzekutimin e provës, pra të testit të inteligjencës.

Rezultatet u dukën, minimalisht, të shkëlqyera, doli (dhe u përhap) ideja e gabuar se muzika e Mozartit mund të rriste inteligjencën e njeriut dhe siç mund të parashikohej, filloi edhe një biznes që nxirrte përfitime nga këto ide, të para, të papërpunuara. (Filloi shitja e CD-ve të trurit, për trurin…)

Kishte akoma grimca entuziazmi, saqë në vitin 1998, guvernatori i Georgia-s, Zell Miller, vendosi për shpërndarjen e një fondi prej 100,000 dollarësh për t’i garantuar çdo të porsalinduri një Cd me traga nga muzika klasike, për të rriturë kësisoj inteligjencën e populltës.

Studimi i vitit 1993 u keqkuptua – kështu deklarohet edhe Frances Raucher në një korrespondencë -, sepse, në fakt kishte patur një përmirësim të rezultateve të testit, por vetëm të atij që kishte të bënte me inteligjencën hapsinore-kohore (ekzistojnë nëntë lloje inteligjencash, të ndryshme) dhe me efekt të përkohshëm (kalimtar), për rreth 15 minuta pas dëgjimit.

Për më tepër që shumë ishin skeptikë sepse studimi, i kuptuar sipas keqinterpretimit (që nuk reflektonte rezultatet e vërteta), nuk mund të verifikohej nga kërkuesit të tjerë, në prova të mëpasshme. (Eksperimentet shkencore duhet të mund të jenë të përsërishtme edhe nga kërkues të tjerë shkencorë, bazuar mbi metodologjinë e ndjekur. Rezultatet që të quhen të ripërsëritura duhet të bienë në një gap (kufi) të caktuar statistikor.)

Në vitin 1998 një studim, mjaft i rëndësishëm, i realizuar në departamentin e Psikologjisë të Wisconsin-it, tregoi se, muzika e Mozartit rriste përkohësisht inteligjencën hapsinore-kohore.

Në këtë studim, një grup minjsh u ekspozuan për 60 ditë ndaj muzikës së Mozartit (sonata K448), një grup ndaj muzikës minimaliste e një tjetër grup ndaj heshtjes.

Pas ekspozimit, për pesë ditë iu nënshtruan një test në të cilin duhej të gjenin rrugën e daljes nga një labirint.
Prova ishte mjaft e lehtë për minjtë, grupin e minjve, që kishin dëgjuar Mozartin.

Sot mund të themi një gjë me siguri, atë se: të dëgjuarit e muzikës së Mozartit, dhe në veçanti i sonatave K448 dhe K488, rrit inteligjencën, por vetëm përkohësisht, dhe në veçanti vetëm inteligjencën hapsinore-kohore. Pra atë lloj inteligjence që ka të bëjë me analizën e formave, të pozicionit të objekteve në hapsirë dhe të zhvillimit të ndjenjës së orientimit.

Sipas disa studimeve të tjera, duket se, dëgjimi i zgjatur i kësaj llojë muzike, dhe jo llojeve “të tjera” të muzikës klasike – sepse muzika duhet të respektojë kritere të sakta të ritmicitetit, të melodisë dhe strukturës muzikore, që gjenden në dy simfonitë e cituara më sipër – mund të shkaktoj edhe një rritje definitive të IQ, por deri më tani nuk ka akord unanim në leteraturën e fushës.

Burimet:

  • Music and spatial task performance – Nature 365, 611 (14 October 1993) | doi:10.1038/365611a0
  • Sack, Kevin (1998-01-15). “Georgia’s Governor Seeks Musical Start for Babies”. The New York Times.
  • Prelude or requiem for the ‘Mozart effect’? – Nature 400, 827 (26 August 1999) | doi:10.1038/23611
  • Reply:  Prelude or requiem for the ‘Mozart effect’? – Nature 400, 827-828 (26 August 1999) | doi:10.1038/23614

 

– – –

Të pëlqeu postimi?
Vendos një “Like” tek Faqja e Blogut në Facebook

 

Dyzet vjet pas revoltës së Spaçit – Agim Musta

Dyzet vjet pas revoltës së Spaçit – Agim Musta*

Kampi i Spaçit u ndërtua nga të burgosurit ordinerë në fillim të vitit 1968. Kampi ishte ndërtuar në gropë, në një shpat mali të zhveshur, rrethuar nga të gjitha anët me male, ku shikohej vetëm një kupë qielli. Fillimisht, si kapanonë fjetjeje shërbenin disa baraka të vjetra të ndërmarrjes së gjeologjisë, ndërtuar në vitin 1953. Të burgosurit e parë politikë që u dërguan për të punuar në galeritë e Spaçit, në maj të vitit 1968, për të nxjerrë nga thellësia e tokës bakër dhe pirit, ishin nga kampi-burg i Elbasanit, që punuan dhe ndërtuan fabrikën e çimentos. Ata u pritën me thirrje në kor: “Ja u bëmë varrin! Ja u bëmë varrin!” nga të burgosurit ordinerë, që vazhdonin të rrethonin kampin e punës me tel me gjemba dhe truproja.
Sigurisht, atyre mjeranëve ua kishin mësuar parullën oficerët e Sigurimit, dikasteri i të cilëve e kishte projektuar Spaçin si “varri i armiqve të partisë dhe të popullit”. Të burgosurit, që në fillim ishin 600 veta, punonin me tri turne, me mjete primitive dhe pa asnjë masë të sigurimit teknik. Për 3 muaj të vitit atje zotëronte bora dhe akulli. Temperatura në dimër zbriste deri në 15 C. Në acarin e dimrit, të burgosurit që nuk realizonin normën, i lidhnin nëpër shtylla me kavo çeliku, duke i mbuluar me borë dhe akull gjersa humbisnin ndjenjat. Kushtet higjieno-sanitare në kampin e Spaçit ishin të vajtueshme. Të burgosurit që kundërshtonin urdhrat e gardianëve rriheshin barbarisht. Një torturë tjetër që ushtrohej mbi të burgosurit e Spaçit për çdo ditë ishte qëndrimi në këmbë me orë të tëra, me pretekst numërimi. Kështu orari ditor i punës arrinte nga 8 deri në 10-11 orë. Kur iu drejtoheshin të burgosurve, gardianët dhe oficerët e kampit e kishin në  majë të gjuhës thënien: “Nga Spaçi s’keni për të dalë as të gjallë, as të vdekur”. (Kufomat e të burgosurve që vdisnin pa mbaruar dënimin, nuk u jepeshin familjarëve). Birucat e kampit ishin gjithmonë plot me të dënuar për shkaqe nga më absurdet. Ata mbaheshin atje deri në një muaj me bukë thatë dhe vetëm një batanije. Para se të ndodhte revolta e 23 majit 1973, të burgosurit e Spaçit i ishin drejtuar shumë herë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe organeve të larta të Partisë-shtet, për ndalimin e dhunës pa shkak që ushtrohej mbi ta. Kërkesat e tyre binin në vesh të shurdhër dhe dhuna vazhdonte të ushtrohej si më parë.
Fillimi i revoltës së Spaçit nisi pikërisht me shpërthimin e birucave nga i burgosuri guximtar Hulësi Pashollari. Ai mundi të lironte 12 të burgosur që vuanin dënimin pas asnjë shkak ose motiv serioz, pikërisht më 21 maj 1973. Atje filloi dhe përleshja me rojet e brendshme të kampit, të cilët u zmbrapsën para turmës së revoltuar të të dënuarve dhe më pas revolta u zhvendos jashtë kampit. Ambientet e brendshme ranë në duart e të burgosurve. Revolta shpërtheu si një erupsion vullkanik. Ishte kulmi i protestës së të burgosurve për shkeljen më të rëndë të të drejtave njerëzore, marrjen nëpër këmbë në mënyrë çnjerëzore të dinjitetit njerëzor, ishte revoltë për torturat dhe skamjen në kufijtë e vdekjes. Puna e detyruar skllavëruese dhe dhuna e përditshme që ushtrohej mbi të dënuarit e kishin çuar në kockë thikën e diktaturës së proletariatit. Nuk durohej më. Edhe më të frikësuarit nga terrori u bënë trima dhe u hodhën në ballë të turmës së revoltuar. Më mirë një vdekje e menjëhershme, sesa një torturë pa fund, kampi gjëmonte nga thirrjet dhe krismat për liri: “Rroftë liria, poshtë komunizmi, poshtë diktatura”.
Në qendër të kampit u valëvit flamuri kuq e zi me përkrenaren e Skënderbeut, pa yllin komunist, e para herë në Shqipëri pas instalimit të diktaturës. Byroja Politike u zu në befasi nga kjo revoltë e padëgjuar dhe e pamenduar se mund të trondiste themelet e terrorit komunist. Dy net e tri ditë të burgosurit bënë një rezistencë heroike, luftuan me krenari e dinjitet për të rrëzuar telat e gjembave dhe hekurat e burgut. Byroja Politike dha urdhër që revolta të shtypej sa më parë dhe me çdo mjet. Më 23 maj të vitit 1973 qindra forca speciale dhe efektivë të policisë u vërsulën si kafshë të tërbuara brenda kampit duke rrahur e goditur çnjerëzisht të burgosurit e rraskapitur nga beteja për liri. Ata ishin të pangrënë e të rrënuar nga goditjet fizike. Rezistenca u shtyp egërsisht me bilanc tronditës, u dënuan me vdekje katër të burgosur: Hajri Pasha, Dervish Bejko, Pal Zefi dhe Skënder Daja. Ata u ekzekutuan brenda pak ditëve, ndërsa 111 të burgosur të tjerë u dërguan në hetuesinë qendrore në Tiranë, ku iu bënë tortura dhe hetuesi me mjete nga më të dhunshmet. Terrori kishte rilindur edhe më i ashpër se para revoltës. Ata u nxorën në një gjyq të inskenuar në Rrëshen dhe u ridënuan me 1700 vjet burg.
Ky ishte fundi fatal i revoltës së Spaçit, por jo i shpirtit të saj. Ideali dhe fryma e shenjtë e luftës për liri mbajti gjallë me mijëra mendje e zemra të të burgosurve politike në Spaç, Burrel, Qafë-Bar, Tiranë e në të gjithë Shqipërinë. Revolta ka hyrë në analet e historisë sonë kombëtare si revolta më e madhe në historinë e burgjeve dhe kampeve me punë të detyruar në Shqipëri gjatë regjimit komunist. Por hulumtimet dhe studimet e kryera në këtë disiplinë e shënojnë revoltën e Spaçit si revoltën më historike në ish-vendet komuniste të Europës Lindore që i dha jehonë jo vetëm Burgut të Spaçit, por gjithë Shqipërisë si vend me vetëdije të lartë kombëtare, me besim të thellë te vlerat e lirisë dhe parimeve njerëzore. Por fatkeqësisht diktatura komuniste në Shqipëri ishte më dramatikja dhe ndër më jetëgjatat, që solli pasoja të paimagjinueshme për rrënimin dhe humbjet e mijëra viteve jetë të pafajshme nga kalvaret e pafundme të burgjeve dhe internimeve.
Pas revoltës dhuna dhe terrori në Burgun e Spaçit u thelluan edhe më tepër. Gjashtë vite pas revoltës, në Spaç u inskenua një tjetër gjyq makabër, u dënuan me vdekje intelektualët Vangjel Lezho, Fadil Kokomani dhe Xhelal Koprencka. Burgu-minierë i Spaçit vazhdoi të mbahej në këmbë nga komunistët dhe për afro çerek shekulli. Ai ka hyrë në histori si burgu më rrëqethës për të burgosurit politikë dhe familjarët e të afërmit e tyre. Por jehona bëmëkeqe e burgut mbante pezull dhe zemrat e shqiptarëve, të cilët edhe pse jashtë kangjellave, e vuanin privimin e lirisë pak më egër se vetë të burgosurit politikë.
Bilanci i Burgut të Spaçit, me dhjetëra të burgosur të ekzekutuar, të vrarë në minierë, të torturuar çnjerëzisht dhe të mbajtur vazhdimisht në gjendje urie, është një thirrje shtesë për meaculpan e vonuar të byroistëve që jetojnë dhe pasardhësve të tyre që duan ta mbajnë gjallë frymën e diktaturës. Sot Shqipëria e lirë, demokratike, anëtare në NATO, është amaneti i çuar në vend për luftëtarët e lirisë në Burgun e Spaçit dhe në dhjetëra burgje e kampe pune e internimi shqiptare.
Nga ana tjetër, një homazh i përjetshëm nderimi, i merituar për ta dhe të gjithë të burgosurit e të persekutuarit politikë, do të ishte ndërtimi i Burgut muze në Spaç dhe Burrel. Kurrë nuk është vonë për të vënë tullat e ndërtesës simbol të kujtesës historike.

*Historian, i burgosur politik, bashkëvuajtës në Spaç

(Burimi: Gazeta Panorama)

————————————————————————

Origjina e qytetërimit minoik – origjina e Agamemnonit

Origjina e qytetërimit minoik – origjina e Agamemnonit

Një grup shkencëtarësh amerikanë dhe grekë përdorën analizën e ADN-së mitokondriale të mbetjeve skeletike minoike, për të përcaktuar origjinën e  paraardhësve të mundshëm  të këtyre popujve antikë.

maska e agamemnonitRezultatet u botuan, para disa ditësh, në revistën Nature Communications, dhe sugjerojnë se qytetërimi minoik ka lindur 5,000 vite më parë në Kretë, nga një popullatë ancestrale neolitike që kishte mbërritur në rajon rreth 4,000 më përpara. Studimi tregon edhe se, popullata neolitike që qëndron në origjinë të minoikëve, është e njëjta që u ka dhënë origjinë popujve të tjerë modern europianë.

Diçka mbi mitokondritë dhe mtADN

Mitokondritë janë organele qelizore, që kanë funksionin e centraleve energjitike të qelizave, dhe përmbajnë ADN (mtADN).
ADN-ja mitokondriale mund të trashëgohet vetëm në linjën mëmësore, pra nga nëna, kjo sepse, kur qeliza vezë bashkohet me spermatozoidin (pllenimi) mitokondritë e këtij të fundit nuk derpëtojnë në brendësi të vezës.
Kështu mitokondritë e organizmit të ri që do të zhvillohet, janë të gjitha nga ana e nënës.

Kërkuesit shkencorë kanë analizuar mostra të ADN-së të përftuara nga 37 skelete të gjetura në një shpellë në Kretë, që datojnë 4.400-3.700 vite më parë. Këto mostra ADN-je janë krahasuar me sekuenca të ADN-së mitokondriale të 135 popullatave njerëzore të lashta dhe moderne.

Analiza e polimorfizmave të ADN-së mitokondriale e kryer duke përdorur dy metoda të ndryshme, për më tepër të aplikuara në dy laboratorë të ndryshëm, dhe kalkulimi i mëpasshëm i distancave gjenetike, treguan se, banorët aktualë të ishullit janë pasardhës të drejtëpërdrejtë të minoikëve të lashtë. Gjithashtu u përjashtua mundësia  e origjinës veriafrikane.

Për shumë kohë ekzistonte bindja se kultura minoike kishte origjinë veriafrikane, me shumë mundësi Egjiptiane, nga një migrim i kohëve më të vona.

File:Snake Goddess Crete 1600BC.jpg

Perëndesha e gjarpërinjve – Wikipedia

Origjina e bindjes se qytetërimi i parë i madh i lindur në tokë europiane kishte origjinë veriafrikane i përket fillimeve të shekullit të kaluar, kur sër Arthur Evans zbuloi mbetjet e tempullit të Knosit. Evans-i kishte vëzhguar ngjashmëri të ndryshme mes artit minoik dhe atij egjiptian. Dalloi se, varret rrethore të banorëve të parë të anës jugore të Kretës ishin të ngjashme me varret e ndërtuar nga banorët e brigjeve libiane (të Libisë). Duhet thënë se ka patur edhe teorira të tjera  mbi origjinën e qytetërimit minoik, deri edhe një që fliste për zhvillim autokton, të pavarur.

Rikthehemi tek rezultatet e studimit në fjalë. Nga analiza rezulton se ka një afinitet të lartë gjenetik me popullatat europiane neolitike dhe moderne, veçanërisht me grekët e ishullit Eubea e të Peloponezit. Themeluesit e qytetërimit minoik, pra, duket se. janë pasardhësit e bujqve të parë indoeuropianë të neolitikut, të cilët mbërritën në Kretë gjatë migrimit përmes Anatolisë e më pas u përhapën në tërë Europën.

  • Hughey, J. R. et al. A European population in Minoan Bronze Age Crete.Nat. Commun. 4:1861 doi: 10.1038/ncomms2871 (2013).

© Rinstinkt 2013

————————————————————————