Ndërgjegjja (3) – Përmbledhje

Ndërgjegjja (1); Ndërgjegjja (2)

Ndërgjegjja (3) – Përmbledhje

Përmbledhje

  • Të dhëna klinike dhe eksperimentale tregojnë se substrati i ndërgjegjes qëndron në një rrjet të shpërndarë elementësh të ndërlidhur në kontekstin e sistemit talamus-kore trunore.
  • Të tjera struktura nervore, si truthi (truri i vogël) rrugët motore, rrugët ndijore dhe bërthamat e bazës, nuk duket se janë të nevojshme që të manifestohet ndërgjegjja.
  • Nga ana fenomenologjike, çdo eksperiencë (që kryhet apo perceptohet kur jemi të vetdijshëm) është jashtëzakonisht informative, në kuptimin që lind nga një repertor gjëndjesh jashtëzakonisht të mëdha, dhe në të njëjtën kohë është e integruar, në kuptimin që përjetohet si një dhe e pandarë.
  • Sipas teorisë së informacionit të integruar, një sistem fizik është i vetdijshëm (i ndërgjegjshëm) në masën në të cilën është në gjendje të integroj informacion (që kësisoj përbën një sistem njësor, të bashkuar, unitar, që ka në dispozicion një numër të madh gjendjesh të mundshme).
  • Arkitektura e lidhjeve në sistemin talamus–kore trunore, që karakterizohet nga bashkë-ekzistenca e specializimit dhe integrimit funksional, lejon integrimin e sasive të mëdha të informacionit.
  • Arkitektura e strukturave të tjera nervore, mes të cilave truthi (truri i vogël), rrugët ndijore, rrugët motore dhe bërthamat e bazës, nuk lejojnë (aspak) arritjen (apo krijimin) e niveleve të larta të informacionit të integruar.
  • Aftësia e sistemit talamus-kore trunore për të integruar sasi të mëdha informacioni varet, përveç arkitekturës së lidhjeve ndërneuronale, nga disa parametra neurofiziologjikë dhe mund të reduktohet fortësisht gjatë disa gjendjeve si gjumi apo epilepsia.
  • Koha e vetdijes (ndërgjegjjes), në mënyrë eksperimentale, përputhe me kohën që rezulton teorikisht e nevojshme për integrimin nervor të informacionit të thithur.

© mbi tekstin, Rinstinkt, Shkurt 2013

———————————————————–

Ndërgjegjja (2) – Ndërgjegjja si aftësi për të integruar informacion

Ndërgjegjja (1)

Ndërgjegjja (2) – Ndërgjegjja si aftësi për të integruar informacion

Shkruajta, në shkrimin e mëparshëm, mbi veti, anatomike, fiziologjike e klinike që janë themelore për ekzistencën e eksperiencës së ndërgjegjshme. Bazuar në këto veti, dhe të tjera – të cilat unë i kam përmendur vetëm në mënyrë të kithët – është zhvilluar një teori që është në gjendje të jap një vizion sistematik të raportit mes trurit dhe nëdrgjegjjes(vetdijes).

Ndërgjegjja si aftësi për të integruar informacion

Sipas teorisë së sinformacionit të integruar, një sistem fizik është i ndërgjegjshëm (vetdijshëm) në masën me të cilën është i aftë të integrojë informacione. Ky përkufizim lind nga studimi i vetive të dy karakteristikave thelbësore të ndërgjegjjes, saqë ndonjëherë as që merren parasysh kur flitet për një gjë të tillë.

integrim informacioni1-Eksperienca e ndërgjegjshme është e pasur me informacion në kuptimin që është e difencuar, pra që repertori i mundshëm i gjendjeve të ndryshme të vetdijes është jashtëzakonisht i larmishëm. Për shembull, kur shikojmë qiellin blu, përjashtojmë një sërë gjendjesh të tjera alternative (si të kuq, të portokalltë, të errët, sikur jemi në një dhomë të mbyllur, në kinema, apo sikur po shohim një diapozitiv etj.).

2-Eksperienca e ndërgjegjshme është e integruar, në kuptimin që çdo gjendje e vetdijes përjetohet si një entitet i vetëm, unik. Për shembull, nuk do të mund kurrë të jemi të ndërgjegjshëm veças për fushën pamore të majtë dhe atë të djathtë. Jemi të ndërgjegjshëm për një fushë të vetme pamore.

Pasuria e  informacionit dhe integrimi i tij, janë dy karakteristika aq të nevojshme dhe aq të bashkëlidhura me rrjedhën e ndërgjegjjes së përditshme saqë shpesh kemi vështirësi për t’i dalluar.

Substrati i ndërgjegjjes duhet të jetë një sistem i përbërë nga shumë elementë funksionalisht të ndryshëm (nga lind/vjen informacioin) që gjithsesi janë ngushtësisht të ndërlidhur mes tyre për të formuar një të tërë të pandashme (integrimi i informacionit). Mund të duket banale, por nuk është aspak e tillë: bëhet fjalë për një ekuilibër të brishtë mes diversitetit dhe unitetit.

Kjo mënyre e të parit të problemit të ndërgjegjjes ndihmon në zgjidhjen e disa paradokseve që i përkasin raportit mes trurit dhe ndërgjegjjes.

Për shembull – problemin e shtrova edhe më lartë – shpjegon se përse një dëmtim i sistemit talamus-kore trunore mund të shkaktojë koma, ndërsa heqja in toto e trurit të vogël (një strukturë me akoma më shumë neurone) nuk ka asnjë efekt mbi ndërgjegjjen: ndërsa sistemi i parë është i përbërë nga elementë funksionalisht mjaft të ndryshëm por të integruar mes njëri-tjetrit me fibra nervore distancë-shkurtër dhe distancë-gjatë, i dyti (truri i vogël) ka një strukturë thjesht modulare, jo të integruar.

Në mënyrë analoge, teoria shpjegon se përse ndërgjegja reduktohet gjatë gjumit me valë të ngadalta, edhe pse truri qëndron mjaft aktiv: gjatë gjumit zonat e ndryshme të kores trunore qëndrojnë aktive dhe reaktive por humbasin aftësinë për të komunikuar me njëra-tjetrën, siç ndodh në rastin e trurit të vogël. Anasjelltas, teoria parashikon se gjatë një krize epileptike, ndërgjegjja zhduket, jo për shkak të ndonjë difekti në integrim (të gjithë neuronet aktivizohen në unison), por për shkak të humbjes së informcionit. Në këtë rast zonat e ndryshme të kores trunore e humbasin specificitetin e vet funksional, dhe kështu ngushtohet repertori i gjendjeve të mundshme: ose gjithçka është e ndezur, ose gjithçka është e fikur.

Si përfundim, ndërgjegjja implikon një aftësi të jashtëzakonshme për të integruar informacion. Sipas kësaj teorie, shfaqjet e shumta të ndërgjegjjes mund t’i atribuohen mënyrave të integrimit të informacionit: atje ku  ndryshon aftësia për të integruar informacione, ndryshon edhe niveli i ndërgjegjjes dhe anasjelltas. Siç ndodh edhe në mekanikën statistike, atje ku ndryshon energjia kinetike mesatare e molekulave, ndryshon edhe temperatura.

Ndërgjegjja (3)

© mbi tekstin, Rinstinkt, Shkurt 2013

———————————————————————

Transporti i fshikëzave

Pamje me mikroskopi elektronike me skansion e nje aksoni, ku duken dy fshikeza qe permbajne neurotransmetues, te fiksuara tek nje mikrotubth (mikrotubul). Mikrotubthi sherben si nje “rruge”, ose me sakte, si nje strukture fizike nepermjet te ciles fshikeza me neurotransmetues mund te leviz pergjate qelizes (aksonit, ne kete rast).

Kanali jonik i acetilkolinës.

Kanali jonik i acetilkolines, kanal jonik i kontrolluar nga voltazhi!
Aktivizimi, i ndjekur nga inaktivizimi i kaneleve te (për) Na+ është ne bazë te procesit te sinjalizimit neuronal.

Receptori nikotinik i acetilkolines, kryen një rol paresor ne kalimin (transmetimin) e sinjaleve elektrike nga neuronet motore drejt fibrave muskulore, nëpërmjet lidhjeve neuromuskulore (qe sinjalizojne qe muskuli duhet te tkurret).

Acetilkolina e leshuar ne fundin e aksonit te një neuroni motor pershkon një hapësirë prej pak mikrometrash deri sa arrin membranen plazmatike te miocitit (fibres muskulore), ku kidhet me receptorin e vet(specifik). Kjo lidhje përcakton (shkakton) një modifikim konformacional te receptorit, qe nga ana e saj shkakton (detyron) hapjen e kanalit jonik. Levizja e ngarkesave elektrike pozitive drejt brendesise se qelizes depolarizon membranen plazmatike duke dhene shkendijen për tkurrjen muskulore.

Receptori i aceilkolines lejon kalimin e joneve Na+, K+ dhe Ca+, praktikisht me te njëjtën lehtesi. Levizja e joneve na nëpërmjet kanalit te receptorit te acetilkolines nuk është i ngopshëm, pra shpejtesia e levizjes, kalimit te joneve është proporcionale me perqendrimin jashteqelizor te joneve na. Shpejtesia e kalimit te joneve nëpër këtë kanal është rreth 2*107 jone/sek, ne kushte fiziologjike.

Ky receptor është një prototip i shumë kaneleve te tjerë jonike qe prodhojne ose pergjigjen ndaj sinjaleve elektrike; kanë një “portë” qe hapet ne përgjigje te stimulimit nga ana e një molekule sinjal (ne këtë rast acetilkolina) dhe një “kohëmatës” qe mbyll serisht kanalin ne një kohe te shkurter. Pra, kanali i acetilkolines është kalimtar (tranzitor); kjo është një karakteristike thelbësore për tejcimin e sinjalit elektrik.