Anemia nga humbjet hematike

Anemia nga humbjet hematike

Humbjet hematike akute dhe anemia

Ilustrim i elementëve të gjakut.

Ilustrim i elementëve të gjakut.

Humbjet hematike akute, të menjëhershme, të dallueshme nga humbjet hematike kronike, shkaktojnë kryesisht një zvogëlim të nivelit apo më saktë të vëllimit të gjakut brenda-enëzor. Si pasojë e zvogëlimit të vëllimit të gjakut brendaenëzor mund të shkaktohet një kolaps kardiovaskular, shok (shock) apo edhe vdekje e pacientit/individit.

Karakteristikat klinike, dhe jo vetëm,  varen nga intensiteti dhe nga lloji i gjakderdhjes, që mund të jetë e jashtme ose e brendshme.

Nëse pacienti mbijeton nga episodi i humbjes hematike akute, vëllimi i gjakut (kujdes: flitet për vëllimin, duke i anashkaluar karakteristikat cilësore) priret të rritet nëpërmjet zhvendosjes brenda-enëzore, brendavaskulare të ujit që zakonisht gjendet në hapësirën ndërqelizore. Një zhvendosje e këtillë e lëngut intersticial, ndërqelizor, shkakton hollim të gjakut, i ashtuquajtiru “hemodiluicion”, dhe si pasojë edhe një zvogëlim të parametrit të hematokritit.

Zvogëlimi i numrit total të eritrociteve (rruazave të kuqe të gjakut) bën që nëpër indet e trupit të shkojë më pak oksigjen nga sa shkon zakonisht, kjo sepse, siç e dimë oksigjeni transportohet kryesisht nëpërmjet hemoglobinës që gjendet në citoplazmën e rruazave të kuqe të gjakut. Zvogëlimi i transportit të oksigjenit indukton një rritje të nivelit të prodhimit të eritropoietinës në veshka. Eritropoietina stimulon shumimin e prekursorëve të rruazave të kuqe të gjakut në palcën e kockave (CFU-E); pra është një hormon i rëndësishëm në procesin e gjakpërftimit (hematopoiezës).

Pas lëshimit dhe veprimit të eritropoietinës, duhen disa ditë që të vihen re efektet… e kështu, në qarkullimin e gjakut do të vihen re një numër disi i rritur retikolocitesh. Retikolocitet janë eritrocite që nuk kanë përfunduar akoma stadin e vet maturues. Zakonisht në gjak gjenden në një përqindje nga 0.5 në 1.5.

Sapo palca e kuqe rrit aktivitetin e vet, nën stimujt e eritropoietinës, vihet re një rritje e  numrit të retikolociteve, që mbërrin në nivele prej 10-15% pas 7 ditësh.

Retikolocitët kanë përmasa më të mëdha se eritrocitet (makrocitë) dhe karakterizohen nga një citoplazmë polikromatofile, me ngjyrim blu të kuq.

Humbjet hematike kronike dhe anemia

Humbjet hematike kronike shkaktojnë anemi vetëm në rastet kur entiteti i humbjes hematike kalon tej aftësive ripërtëritëse të palcës apo kur rezervat e hekurit në organizëm mbarojnë dhe shfaqet, si pasojë, e ashtuquajtura anemi sideropenike, pra nga mungesa e hekurit (hekuri është element thelpësor në sintetizimin e hemoglobinës).

Rinstinkt, 2014.

[Të pëlqeu postimi? Nëse po, atëhere mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

——————————————————————————

Sistemi endokrin, gjëndrat endokrine, hormonet

Sistemi endokrin

Sistemi endokrin rregullon ambientin e brendshëm (milieu interieur). Është një sistem komunikimi ku përbërësit sintetizohen dhe sekretohen (tahiten) nga gjëndrat endokrine. Këta përbërës quhen hormone dhe çojnë informacione tek indet apo organet shenjestër. Organet shenjestër dekodifikojnë informacionin kimik dhe mund të përgjigjen në mënyrë specifike.

Hormonet sekretohen nga gjëndrat dhe lëshohen në qarkullimin e gjakut. Kështu, aksionet e hormoneve ndodhin edhe shumë larg vendit të sekretimit të tyre. Hormonet janë të përfshirë në rregullimin e përgjigjeve të shpejta e të ngadalta. Por ata veprojnë edhe në koordinimin e përgjigjeve qelizore në një numër të madh indesh të trupit.

Funksioni rregullator i hormoneve, pra ai i të ruajturit të “ambientit” të brendshëm, kërkon ndreqje të vazhdueshme. Kjo sepse trupi duhet t’i përgjigjet një sërë kushtesh që ndryshojnë embientin e brendshëm të orgnizmit. Në fjalë të tjera, sintetizimi, sekretimi, dhe shkalla e çaktivizimit të hormoneve duhet të  jetë nën rregullim (kontroll) të vazhdueshëm.

Sinteza e hormoneve mund të ndodh në  gjëndra, në grupe qelizash speciale apo edhe në një qelizë të vetme.

Organet apo indet që sintetizojnë hormone janë:

  • Hipotalamusi
  • Gjëndra pituitare (hipofiza)
  • Gjëndra tiroide
  • Gjëndrat paratiroide
  • Gjëndrat mbiveshkore
  • Timusi
  • Ishujt e Langerhansit në pankreas
  • Qelizat intersticiale të Leydigut në testikuj
  • Folikuli dhe trupi i verdhë (corpus luteum) në vezore
  • Placenta

Gjithashtu, është demonstruar se, edhe veshkat dhe atriumi (veshorja) i zemrës  prodhojnë hormone.

Bazuar në strukturën e tyre kimike, hormonet mund të klasifikohen në:

  • hormone peptid-ikë apo protein-ikë
  • hormone steroid-ikë
  • hormone derivate të aminoacidit Tirozinë

Sintetizimi i hormoneve peptidikë dhe proteinikë kryhet nëpërmjet transkriptimit dhe translatimit. Zakonisht, në fillim, sintetizohet një molekulë prekursore – prehormoni. Pastaj prehormoni i nënshtrohet hidrolizës për të formuar hormonin. Në vendin e sintetizimit hormonet ruhen në disa fshikëza dhe sekretohen nëpërmjet ekzocitozës.

Disa hormone sekretohen në mënyrë konstante, si për shembull hormonet e gjëndrës tiroide. Të tjerë sekretohen vetëm nën kërkesë, si për shembull insulina (nga pankreasi). Një tjetër grup hormonesh lëshohet në qarkullim ne një ritëm 24-orësh. Së fundmi, disa hormone sekretohen në cikle mujorë, si hormonet seksuale femërore.

Në gjak, hormonet udhëtojnë të lidhur me proteina transporti specifike.

Hipotalamusi është, zakonisht, organi qëndror që rregullon aktivitetin hormonal. Ai sekreton RH-të (releasing hormones) që stimulojnë një hormon të dytë në gjëndrën hipofizare. Hormonet e sekretuara nga gjëndra e hipofizës quhen edhe hormone tropikë, duke qenë se ata stimulojnë gjëndrat endokrine periferike. Gjëndrat shenjestër, të stimuluara, sekretojnë hormonet në qarkullimin e gjakut. Kështu, hormonet mund të arrijnë në organet apo indet shenjestër dhe të prodhojnë efektin e tyre.

Kemoreceptorët, në hipotalamus, monitorojnë  përqëndrimin hematik (në gjak) të hormoneve. Si pasojë, sekretimi i hormoneve është nën rregullim të vazhdueshëm. Në fakt, kur përqëndrimi hormonal në gjak është i lartë, hipotalamusi redukton lëshimin e RH-ve (releasin hormones). Ndërsa, kur përqëndrimi hormonal në gjak është ii ulët, hipotalamusi rrit lëshimin e RH-ve. Ky mekanizëm quhet mekanizëm me feedback (mekanizëm me prapaveprim).

Gjithsesi, disa hormone nuk e përdorin mekanizmin me feedback hipotalamo-hipofizar.

© Rinstinkt blog

[Të pëlqeu postimi? Nëse po, atëhere mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

———————————————————

Homeostaza

Homeostaza

Termi homeostazë përdoret nga fiziologët për të treguar ruajtjen (mbajtjen) e kushteve stabël, apo kostante, në  ambientin e brendshëm.

Praktikisht të gjitha organet dhe indet e trupit kryejnë funksione që ndihmojnë për të ruajtur këtë gjendje konstante. Për shembull, mushkëritë furnizojnë lëngun jashtëqelizor me oksigjen për të zëvendësuuar atë që përdoret vazhdimisht nga qelizat; veshkat ruajnë konstante përqëndrimet e joneve dhe aparati tretës furnizon qelizat e trupit me substanca ushqyese.

 

———————————————————————————————–

Organizmat rregullojne proceset e tyre metabolike

Organizmat rregullojne proceset e tyremetabolike.
 
Ne te gjithë organizmat, ndodhin reaksione kimike dhe transformime te energjise nga një formë ne tjetren, energji qe jane thelbesore per rritjen dhe riparimin e qelizes, dhe per kthimin e energjise ne forma te perdorshme nga qeliza. Shuma e te gjitha ketyre aktiviteteve kimike te një organizmi quhet metabolizëm.
 
Proceset metabolike zhvillohen vazhdimisht ne çdo organizëm, dhe ato duhet te rregullohen me kujdes per te ruajtur homeostazën. Me homeostazë kuptohet ruajtja në balacë e paramatrave te një ambienti te brendshem (qeliza, organizmi etj).
 
Kur një produkt i caktuar i qelizes është prodhuar ne sasi te mjaftueshme, prodhimi i produktit duhet zvogelohet ose ndalar, nderprere. Ndersa kur nevojitet një substance e caktuar, proceset qe e prodhojne ate duhet te aktivizohen, te “ndizen”. Keto mekanizma homeostatikë janë sisteme kontrolli vet-rregulluese qe janë jashtezakonisht te ndjeshme dhe te efektshme.

Një shembull i mire i një mekanizmi homostatik është rregullimi i nivelit te glukozes ne gjakun e kafsheve te nderlikuara. Qelizat e trupit kerkojne, kanë nevoje, per një furnizim te vazhdueshem me glukozë, te cilen e thyejne per te perftuar energji. Sistemi qarkullues i gjakut e shperndan glukozen dhe lende te tjera ushqyese ne te gjitha qelizat e trupit. Kur niveli i perqendrimit te glukozes ne gjak rritet mbi kufirin normal, glukoza rezervohet ne melçi dhe ne qelizat muskulore. Ndersa, kur nuk keni ngrene per disa ore, perqendrimi i glukozesne gjak fillon te bieri. Atehere, trupi kthen lendet ushqyese te rezervuara ne glukoze, duke e normalizuar nivelin e perqendrimit te glukozes ne gjak. Gjithashtu, kur perqendrimi i glukozes bie, ju ndiheni te uritur dhe ristabilizoni perqendrimin e lendeve ushqyese nepermjet te ngrenit.  

Rregullimi i temperatures se trupit

Rregullimi i temperatures se trupit.

Shume kafshekane mekanizma homeostatike te nderlikuar per rregullimin e temperaturestrupore. Disa jane fiziologjike, ndersa disa te tjera strukturale, dhe te tjera qe kane tebejne me sjelljen e kafshes. Termorregullimi eshte procesi i mbajtjes setemperatures se trupit brenda caqeve (limiteve, kufijeve) te caktuar, pavaresisht ndryshimit te temperatures se ambientit rrethues.

Kafshet prodhojnenxehtesi si nje produkt te aktivitetit metabolik. Temperatura trupore percaktohetnga shkalla me te cilen prodhohet nxehtesia dhe nga ana tjeter me ate me tecilen humbet, ose qe fitohet nga ambienti i jashtem.

Strategjite qe nje kafshe perdor per  te ruajtur temperaturen e trupit brendalimiteve te caktuara mund te kufizojne kafshen ne habitatet e ndryshme te cilatmund te jetoje. Cdo specie ka nje temperature ambientale optimale. Disa kafshekane temperatura optimale shume te uleta (p.sh. kafshet qe jetojne ne Arktik) disa tetjera shume te larta (p.sh. ato qe popullojne shkretetiren e Saharase). Edhe pse disakafshe mund te mbijetojne ne temperatura ekstreme, shumica e tyre (mbi)jetojnevetem ne rajone me temperatura te moderuara.

Tek ektotermet, temperatura e trupit varet shume ngatemperatura e ambientit rrethues. Nje e mire e ektotermise eshte fakti se vetemnje pjese e vogel e energjise perdoret per te ruajtur ritmin metabolik; keshtuektotermet mund te mbijetojne edhe kur kane shume pak ushqim ne dispozicion. Njedizavantazh eshte qe aktiviteti i tyre mund te kufizohet nga temperatura ditoredhe sezonale e ambientit ku jetojne.

Amblyrhynchus cristatus – ky zvarranik rrit temperaturen
e trupit te tij duke u ekspozuar ndaj diellit

Endotermet kane mekanizma homeostatike per te ruajturtemperaturen e trupit brenda kufijve te caktuar. Perfitimi me i rendesishem perendotermet eshte ritmi i larte metabolik. Po ashtu mbajtja e temperatures setrupit konstante, ben qe ritmi i aktivitetit enzimatik te jete i larte. Shumicae endotermeve jane aktive edhe kur tempertaurat e ambientit jane shume te uleta.Nje dizavantazh i endotermise eshte kostoja e larte energjetike.
Sterna fuscata – ky zog i vogel arrin qe te ule temperaturen
e trupit te vet  me ane te  hapjes se gojes (humbet nxehtesi)

—–
(c) R.instinkt blog