Mjetet më të vjetra prej guri

Mjetet më të vjetra prej guri

Në vitin 2003 u gjetën prova (të tjera) direkte të fabrikimit dhe përdorimit në një ambient të kontrolluar të instrumenteve prej guri. Veglat prej guri të fabrikuara nga hominidët e hershëm kanë një datacion 2.6 milion vitesh. Siti arkeologjik gjendet në Gona, Etiopi.

mjete guriMichael Rogers, docent i antropologjisë në Southern Connecticut State University, zbuloi provën më të lashtë të drejtëpërdrejtë që dokumenton fabrikimin dhe përdorimin e mjeteve prej guri.

Michael Rogers dhe kolegët e tij i kanë datuar mjetet prej guri me një vjetërsi prej 2,6 milion vitesh.

Artikulli që përshkruan zbulimin është publikuar, në vitin tanimë të largët 2003, nga revista shkencore “Journal of Human Evolution”.

Tre vite përpara se zbulimi të dilte, përfundimisht, në pah, Michael Rogers ishte duke punuar në Etiopi, në një rajon asokohe pak të studiuar, mbi një projekt-kërkim paleoantropologjik. Gjatë kërkimit zbuloi disa mbetje të vogla, e kështu filloi të gërmonte të afërsi të Gona-s. Më pas me shtimin e të dhënave mbetjet rezultuan se ishin instrumente të ndërtuara nga pjesë gurësh të mprehur nga gurë të tjerë më të mëdhenj.

Zbulimi doli se ishte një nga më domethënësit në paleoantropologji: dokumentonte vegla prej guri dhe kocka kafshësh në të njëjtin vend, qartësisht në marrëdhënie me njëra-tjetrën. Mbetjet tregonin (tregojnë) se hominidët primitivë përdornin instrumente prej guri dhe kocke për të siguruar ushqimin.

Të parët tanë përdornin artifica të krijuara falë intelektit dhe kulturës për të punuar pjesët e kufomave të kafshëve, që gjenin në savanë apo gjuanin vetë. Kjo me shumë mundësi tregon se njerëzit ishin duke zgjeruar dietën e vet dhe nuk ishin më vetëm mbledhës, por, të paktën pjesërisht, edhe mishngrënës.

©  Rinstinkt 2013

————————————————————————————–

Ajnshtajni i cituar

Ajnshtajni i cituar

Do të merrem përsëri, për pak, me PAPAt e Facebook-ut. Sot këto pak rreshta që do të shkruaj do të jenë mbi citimet e ndryshme që PAPA sjell, në formën e kartolinave për fansat, në faqen e vet të Facebook-ut.

Unë do të merrem me një në veçanti, një që ka të bëjë me Ajnshtajnin.

Këtu mund të shihet citimi në fjalë ( Notable Quotes).

Nothing will benefit human health and increase chances for survival of life on Earth as much as the evolution to a vegetarian diet.

ALBERT EINSTEIN, quoted in Sinfully Vegan

Albert Einstein

Përkthimi i PAPAs është ky:

Asgje nuk do ta permiresoje shendetin dhe te rrise shanset per mbijetese te njeriut ne toke, sa kalimi ne nje diete vegjetariane.

Përtej faktit se përkthimi lë shumë për të dëshiruar (edhe një nxënën i shkollës 9-vjeçare që studion anglisht, do të kishte ditur ta përkthente më mirë), citimi është sjellë pa kontekstin (ambientin) në të cilin është formuluar dhe për të cilin është formuluar.

PAPA ajnshtajnKy përkthim është i keq jo nga padija, mendoj, por nga dashakeqësia. Nga natyra manipuluese e individit që e ka përkthyer, duke dashur ta shfrytëzojë atë në favor të ideologjisë së vet. Ata që merren me këto punë e dinë mirë se “animalistët” (kafshistët – apo ata që pretendojnë se i duan kafshët më shumë se të tjerët) pothuajse në totalitetin e tyre janë edhe vegjetarianë. Përkthimi është bërë keq nga ligësia sepse duhet që një racionalist si Ajnshtajni të dalë, për interesin e PAPAve, në mbrojtje të kafshëve. Por kafshët nuk mbrohen duke manipuluar citimet (edhe sikur këto të mbartnin ndonjë vlerë përtej opinionit të thjeshtë).

Citimi i Ajnshtajnit vlen, për aq sa vlen. Që do të thotë se është një opinion sikundër është një opinion ai i një kalamaku shkolle. Dhe opinionet nuk është se vlejnë më shumë edhe sikur tërë bota të ketë të njëjtin opinion (për më tepër të gabuar). Opinionet që të jenë të mirë pritura nga një mendje racionale duhet të faktohen. Dhe faktimi – të dashur kafshistë manipulatorë – kalon nga metodologjia shkencore. Ta harroni, sot e përherë, vegjetarianizmin. Sepse nuk ka asnjë studim shkencor serioz që tregon vlefshmërinë e një diete vetëm vegjetariane. Në të kundërt, një dietë vetëm vegjetariane (apo vegane) është e dëmshme, sa nuk mund të imagjinohet. Sikundër është e dëmshme një dietë hiperproteinike.

Kështu, sipas gjykimit tim, PAPAt shkojnë përtej një manipulimi të thjeshtë për qëllime të ideologjisë së vetë (i dënueshëm); duke kaluar në keqinformim që mund të dëmtojë ndonjë individ që e merr seriozisht. Në këtë rast burimi e keqinformimit është një sharlatan.

Duke u rikthyer tek fjalët e Ajnshtajnit; ato fjalë, siç thashë, kanë vlerën e një opinioni dhe vetëm kaq. Nuk ka asnjë llogjikë që të kërkohet apo të merren si të mirëqena (të vërteta) ato fjalë. Anshtajni vlerësohet dhe do të vlerësohet gjithnjë, jo për kontributim e tij në dietologji. As për kontributin e tij në studimin e evolucionit, dhe aq më tepër nuk vlerësohet për asnjë kontribut në studimet që bëhen mbi rolin e dietës në evolucionin e jetës në Tokë.

Biologët evolutivë e dinë mirë dhe e vlerësojnë rolin qëndror që ka patur dieta e njeriut në evolucionin e vet. Kapërcimi nga një dietë vetëm barngrënëse në një dietë të larmishme, ku futej dhe mishi, i dha një zhvillim të jashtë zakonshëm evolucionit të species/llojit tonë. Mishi pra, mishi, me proteinat e veta ndikoi në super-zhvillimin e trurit të njeriut të hershëm.

Po ashtu, ata që kanë lexuar nja dy faqe biologjie qoftë edhe të klasës të 7-8 9-vjeçare e dinë shumë mirë se çfarë roli të jashtë zakonshëm ka patur zjarri, dhe mësimi se i administrimit të tij, në evoluimin e Homo sapiensit. Por jo zjarri në vetvete, por derivatet e këtij “mësimi”. Zjarri lejoi gjuajtjen më me thjeshtësi të kafshëve. Lejoi ngrohjen, dhe duke u rikthyer tek ushqimimi, bëri të mundur gatimin e mishit. Gatimi lejoi kësisoj një tretje më të mirë,  më efiçiente, në më pak kohë të ushqimit të ngrënë. Pasojat dihen mirë.

Tani, nuk po dua të shkruaj se nga lind dëshira për bar e disa grupeve të caktuara njerëzish. Por është e qartë se një ndikim të veçantë, të rolit të parë, ka edhe koha hiperenergjitike në të cilën jetojmë; ku shfrytëzimi i lëndëve fosile është faktori kryesor për daljen në pah të këtyre njerëzve takanjozë.

© Rinstinkt, 2012

—————————————

Darvini dhe Evolucioni (2)

[Lexo: Darvini dhe Evolucioni (1)]

I think (fragment nga ditari i Ç. Darvinit)

I think (fragment nga ditari i Ç. Darvinit)

Darvini ishte i mahnitur nga ndryshimet e induktuara nga seleksioni artificial dhe hipotizoi se një proces selekiv i ngjashem ndodh edhe ne natyre. Kështu, Darvini përdori seleksionin artificial si një  model ne zhvillimin e konceptit te seleksionit natyror.

Idete e Thomas Malthus-it (1766 –1834), klerik dhe ekonomist Britanik, paten, edhe ato, një ndikim te rëndësishëm tek Darvini. Tek “An Essay on the Principle of Population As It Affects the Fu ture Improvement of Society”, botuar me 1798, Malthusi verejti se rritja e popullsise nuk ishte gjithnje e deshirueshme – një vëzhgim qe binte ndesh me bindjet (besimin) e asaj kohe. Ai verejti se popullatat kishin aftesine qe te rriteshin ne menyre gjeometrike (progresion gjeometrik) (1!2!4!8!16)  ndërsa burimet ushqimore kishin aftesine qe te rriteshin, vetëm, aritmetikisht (1!2!3!4!5), duke sjell kështu një mungese ushqimi për popullsine. Ne rastin e njerezve, Malthusi sugjeroi se konflikti  ndërmjet rritjes se popullsise dhe furnizimit me ushqim gjeneron, prodhon, sëmundje dhe lufte, te cilat sherbejne si frenuese mbi rritjen e popullsise. Ideja e Malthusit se ka një kontroll te forte dhe konstant mbi rritjen e popullsise (popullatave), e influencoji fortesisht shpjegimin e Darvinit mbi evolucionin.

Vitet qe Darvini kaloi duke vezhguar sjelljet e kafeshve dhe bimeve e prezantuan ate me perpjekjen për ekzistence te pershkruar nga Malthusi. Ne këto perpjekje për ekzistence (mbijetese), variacionet e trashegueshme, te favorshme për te mbijetuar ndaj kësaj perpjekjeje (te vazhdueshme), do te prireshin te prezervoheshin (te ruheshin);  ndërsa, variacionet jo te favorshme do te prireshin qe te zhdukeshin, te eliminoheshin.

Rezultati do te ishte pershtatja (adaptimi), një modifikim evolutiv qe rrit shanset për mbijetese dhe sukses riprodhues ne një ambient te caktuar. Kështu, ne përfundim, akumulimi, grumbullimi i modifikimeve mund të rezultoje ne specie te reja. Koha ishte e vetmja gje qe nevojitej per te krijohen speciet e reja, dhe gjeologet e asaj ere, përfshirë Lyell-in, kishin dhene prova se Toka ishte mjaft e vjetër, kështu koha e nevojshme ishte dhene.

Darvini, zhvilloi ne fund, një shpjegim funksional te evolucionit, ate te seleksionit natyror, ne te cilin organizmat me mirë-te pershtatur janë me te avantazhuar për te mbijetuar dhe te behen prindërit e gjeneratave te ardhshme. Si rezultat i seleksionit natyror, popullata ndryshon ne kohe; frekuenca e trakteve, tipareve te favorshme rritet ne gjeneratat e mepasshme, ku tiparet me pak te favorshme rrallohen ose zhduken. Darvini i kaloi 20 vitet e mepasshme duke formuluar argumentet e tij për seleksionin natyror, duke akumuluar një sasi te madhe provash për te mbeshtetur teorine e tij, dhe duke qene ne korrespodence me shkencetaret e tjerë.

Ndërsa Darvini ponderonte (vleresonte) idete e tija, një naturalist Britanik – Alfred Russel Wallace (1823 –1913)-, i cili kishte studiuar bimet dhe kafshet e Arkipelagut Malay për 8 vite, ishte mahnitur, edhe ai, nga diversiteti i specieve dhe vecantive ne shperndarjen e tyre.  Ai shkroi një ese te shkurtër mbi temen dhe ia dergoi Darvinit, asokohe një biolog me fame mbareboterore, duke keruar mendimin e tij. Darvini njohu, ne ato rreshta, teorine e tij dhe kuptoi se Wallace-i ksihte arritur, ne mënyrë te pavarur, mevetesisht ne te njejtin përfundim- qe evolucioni zhvillohet, ndodh nëpërmjet seleksionit natyror. Koleget e Darvinit e binden ate (Darvinin) qe te parqiste doreshkrimin e Wallace-it sebashku me një abstrakt (hyrje) te punes se vet, te cilën ai e kishte pergatitur dhe shperndare  ndërmjet disa shokeve disa vite me pare. Qe te dyja letrat u prezantuan, ne Korrik te vitit 1858, ne një takim ne Londer te “Linnaean Society”.

Libri monumental i Darvinit, “On the Origin of Species by Natural Selection” (Mbi Origjinen e Specieve nga Seleksioni Natyror), u publikua në vitin 1859. Në vitin 1870 u publikua libri i Wallace-it, “Contributions to the Theory of Natural Selection” (Kontrubute ndaj Teorise se Seleksionit Natyror), 8 vite mbasi ai u rikthye nga Arkipelagu Malay.

 

—————————————————————————————–

Darvini dhe Evolucioni (1)

Darvini dhe evolucioni (1)

Darvini, djali i një fizikani, u dergua ne moshen 15 vjecare për te studiuar mjekesi ne Universitetin e  Edinburgh-ut. Duke mos u pershtatur dot me mjeksine, ai u transferua ne Universitetin e Cambridge-it për te sudiuar teologji. Gjatë kësaj kohe ai u be “i mbrojturi” i John Henslow-it, qe ishte profesor i botanikes. Henslow inkurajoi interesin e Darvinit për boten natyrore. Pak pas marrjes se diplomes se vet, Darvini u imbarkua ne HMS Beagle, e cila po nderrmerte një udhetim 5 vjecar rreth botes, për te pergatitur harta navigacioni për marinen (floten) Britanike.

Beagle-i la Plymouth-in, Angli, ne 1831 dhe udhetoji pergjat brigjeve lindore dhe perendimore te Amerikes se Jugut.

Udhetimi 5-vjecar filloi ne Plimuth (Plymouth), Angli (shenuar me yll), në vitin 1831. Vezhgimet e bera ne Ishujt Galapagos, ne bregun perëndimor te Amerikes se Jugut, e ndihmuan Darvinin qe te zhvillonte një mekanizëm te kenaqshem për te shpjeguar se si një popullatë organizmash mund të ndryshoje ne kohe (me kalimin e kohes).

Ndersa anetaret e tjere te ekuipazhit ndertonin hartat duke shenuar brigjet dhe gjiret, Darvini kaloi mjaft javë duke studiuar kafshet, bimet, fosilet dhe formacionet gjeologjike te brigjeve dhe rajoneve te brendshme, zona qe nuk ishin eksploruar mjaftueshëm. Ai koleksionoi dhe katalogoi mijra bimë dhe kafshe te ndryshme dhe mbajti shenime mbi vezhgimet e tij, informacion qe u be, me pas, thelbësor për zhvillimin e teorisë se tij.

Beagle-i qendroi rreth 2 muaj ne Ishujt Galapagos, 965 km ne perëndim te Ekuadorit, ku Darvini vazhdoi vezhgimet dhe koleksionimin e tij. Ai krahasoi bimet dhe kafshe e Galapagosit me ato te tokave te Amerikes Jugore. Ai ishte mjaft kurioz nga ngjashmerite e tyre dhe mendoi se, pse organizmat e Galapagosit duhet t’u ngjanin atyre nga Amerika e Jugut me shumë se sa atyre nga ishujt e tjerë nga pjesë te tjera te globit(?).

Edhe pse kishte ngjashmëri midis specieve te Galapagosit dhe atyre te Amerikes se Jugut, gjithashtu, kishte edhe diferenca. Kishte edhe diferenca te dallueshme ne zvarraniket dhe zogjte duke kaluar nga një ishull ne tjetrin. Darvini vriste mendjen se pse ne keto ishuj duhet te kishte kaq (shumë) diversitet biologjik. Pasi u kthye ne shtepi, Darvini ponderoi keto vezhgime dhe u perpoq qe te zhvillonte një shpjegim te kenaqshem për shperndarjen e specieve nëpër ishuj.

Darvini punoi ne linja te ndryshme, me provat qe kishte ne dispozicion, duke marre parasysh se si speciet mund te kishin “lindur”. Nocioni, ideja qe mbizoteronte ne mes-1800-es ishte qe: Toka ishte shumë e re, kështu qe organizmat nuk mund te kene patur mundësi ndryshimesh rrenjesore qe prej kur u shfaqen për herë të parë.

Shtresa te ndryshme shkembinjsh afer Lumit Paria ne Grand
Staircase– Escalante National Monument, Utah. Shtresat me te reja shrihen mbi ato me te vjetra. Disa shtresa datojne ne eren e Mezozoikut, nga 248 milion deri 65 milione vite me pare. Fosile karakteristike, gjenden ne çdo shtresë

Gjatë fillimit te shekullit te 19-te, gjithsesi, gjeologet hodhen idene se malet, luginat dhe vecorite e tjera fizke te siperfaqes se Tokës  nuk kishin lindur ne formen e tyre aktuale (te asaj kohe). Perkundrazi, keto karakteristika te relievit te Tokës ishin zhvilluar, ngadale, gjatë periudhash te gjata, nëpërmjet proceseve gjeologjike si aktiviteti vullkanik, ngritja e pllakave tektonike, erozioni dhe akullnajat. Ne udhetimin e tij, Darvini mori me vete “Principles of Geology” (“Principe te Gjeologjise”), i botuar nga gjeologu Charles Lyell ne 1830, dhe e studioji ate imtesisht.

Lyell-i i dha një koncept te rëndësishëm Darvinit – qe proceset e ngadalta gjeologjike, te cilat vazhdojne edhe sot, tregonin se Toka është mjaft më e vjetër nga sa mendohej.

Një tjetër prove e rëndësishme qe influencoi Darvinin ishte fakti se fermeret mund te zhvillonin shumë varietete te kafshve shtepiake (ose me saktë te kafshve te zbutura nga njeriu) ne pak gjenerata, ne pak breza. Kjo kryhej duke seleksionuar vetëm individët qe shfaqnin tiparet fenotipike te deshiruara, pra duke lene te kryqezohen vetëm ata individë qe shfaqnin traktet e deshiruara, një procedure e njohur si seleksionimi artificial.

[Darvini dhe Evolucioni (2)]

——————————————————————————————————-

 

Pak Antropologji

Antropologji

 
Objekti iantropologjise (anthropos, njeri + logos, dituri)
Shkenca qe studionqenien njerezore
Objekt studimi:origjina dhe evolucioni i njeriut
Antropologjia fizike (biologjike)
-synon te jappergjigje pyetjeve mbi shfaqejen e njerezve dhe evolucionin  e tyre, dhe mbi shkaet e dallimeve fizikendermjet tyre.

Karakteristika me interes antropologjik:

  • Tiparet morfologjike
  • Tiparet e matshme (tetrupit dhe skeletit)
  • Tiparet fiziologjike
  • Tiparet biokimike
  • Tiparet qe lidhen meperberjen e trupit

Paleoantropologjia

Studion mbetjetfosile te njerezoreve, paranjerezoreve dhe te kafshve te tjera te ngjashme meta.
Antropologjia kulturore
Studiohen sjelljet egrupeve te ndryshme njerezore, fete, zakonet, organizimet sociale, struktura egjuheve te ndryshme etj etj

Krahasimi i njeriut me antropomorfet

Karakteristikat themelore te njeriut:

  • Bipedizmi
  • Perdorimi i dores
  • Zhvillimi i trurit
  • Zhvillimi i psikikes
  • Aparati mbulues
  • Reduktimi i aparatitqimembajtes te lekures
  • Terheqje seksual engaqimet (epigamike)
  • Funksioni mbrojtes iqimeve (floke, qerpik, vetulla)
  • Dimorfizmi seksual temeshkujt (tipare dytesore seksuale)

Aparati skeltik-muskulor

Perdorimi i dores dhezhvillimi i trurit  u shoqerua meriorganizimin e pjeseve te ndryshme te skeletit
Koka eshte e lidhurme shtyllen kurrizore ne menyre te levizshme ndryshme nga antropomorfet tek tecilet eshte e fiksuar(ne njefare menyre)
Reduktim dhepershtatshmeri e pjeseve te tjera te skeletit per qendrimin drejt dhe ecjen medy kembe
Harkimi i shtylles vertebrore(ne dy pjese)
Gishti i madh teknjeriu ka nje artikulacion te vetin qe e ben te pavarur ne levizje
Pershtatje e skeletitte shpulles se kembes
Meskuj me tereduktuar te gjymtyreve dhe muskuj me te zhvilluar  te mimikes.
Krahasimi i strukturës së skeletit: amtropomorfë – njeri
klikoni mbi pajme për ta zmadhuar
 

Sistemi nervor

Organizim strukturorkompleks
Masa e trurit  eshte rreth 3 here me e madhe se eantropomorfeve
Rreth 9.5 miliardeneurone

Tingullformimi dhe gjuha

Emetimi i tingujvekarakerizohet nga gjuha e artikuluar
Pershtatje e rrugevete siperme te frymemarrjes (fariungut dhe laringut).

Karakteristikat biokimike

Njeriu ka ngjashmerime te medha me antropomorfet afrikane sesa  me orangotanget (njeri ~shimpanze)

Aspektet psikike dhe kulturore

Shprehjet e kulturesnjerezore kane nje baze gjenetike dhe faktore te tjere te karakteritpsikologjik social-kulturor = sistem unik te sjelljes
Inteligjenca(sjellja) tek antropomorfet mbetet ne kuadrin e inteligjence praktike.
(c) Rinstinkt blog
————————————————————————————————-