Darvini dhe Evolucioni (2)

[Lexo: Darvini dhe Evolucioni (1)]

I think (fragment nga ditari i Ç. Darvinit)

I think (fragment nga ditari i Ç. Darvinit)

Darvini ishte i mahnitur nga ndryshimet e induktuara nga seleksioni artificial dhe hipotizoi se një proces selekiv i ngjashem ndodh edhe ne natyre. Kështu, Darvini përdori seleksionin artificial si një  model ne zhvillimin e konceptit te seleksionit natyror.

Idete e Thomas Malthus-it (1766 –1834), klerik dhe ekonomist Britanik, paten, edhe ato, një ndikim te rëndësishëm tek Darvini. Tek “An Essay on the Principle of Population As It Affects the Fu ture Improvement of Society”, botuar me 1798, Malthusi verejti se rritja e popullsise nuk ishte gjithnje e deshirueshme – një vëzhgim qe binte ndesh me bindjet (besimin) e asaj kohe. Ai verejti se popullatat kishin aftesine qe te rriteshin ne menyre gjeometrike (progresion gjeometrik) (1!2!4!8!16)  ndërsa burimet ushqimore kishin aftesine qe te rriteshin, vetëm, aritmetikisht (1!2!3!4!5), duke sjell kështu një mungese ushqimi për popullsine. Ne rastin e njerezve, Malthusi sugjeroi se konflikti  ndërmjet rritjes se popullsise dhe furnizimit me ushqim gjeneron, prodhon, sëmundje dhe lufte, te cilat sherbejne si frenuese mbi rritjen e popullsise. Ideja e Malthusit se ka një kontroll te forte dhe konstant mbi rritjen e popullsise (popullatave), e influencoji fortesisht shpjegimin e Darvinit mbi evolucionin.

Vitet qe Darvini kaloi duke vezhguar sjelljet e kafeshve dhe bimeve e prezantuan ate me perpjekjen për ekzistence te pershkruar nga Malthusi. Ne këto perpjekje për ekzistence (mbijetese), variacionet e trashegueshme, te favorshme për te mbijetuar ndaj kësaj perpjekjeje (te vazhdueshme), do te prireshin te prezervoheshin (te ruheshin);  ndërsa, variacionet jo te favorshme do te prireshin qe te zhdukeshin, te eliminoheshin.

Rezultati do te ishte pershtatja (adaptimi), një modifikim evolutiv qe rrit shanset për mbijetese dhe sukses riprodhues ne një ambient te caktuar. Kështu, ne përfundim, akumulimi, grumbullimi i modifikimeve mund të rezultoje ne specie te reja. Koha ishte e vetmja gje qe nevojitej per te krijohen speciet e reja, dhe gjeologet e asaj ere, përfshirë Lyell-in, kishin dhene prova se Toka ishte mjaft e vjetër, kështu koha e nevojshme ishte dhene.

Darvini, zhvilloi ne fund, një shpjegim funksional te evolucionit, ate te seleksionit natyror, ne te cilin organizmat me mirë-te pershtatur janë me te avantazhuar për te mbijetuar dhe te behen prindërit e gjeneratave te ardhshme. Si rezultat i seleksionit natyror, popullata ndryshon ne kohe; frekuenca e trakteve, tipareve te favorshme rritet ne gjeneratat e mepasshme, ku tiparet me pak te favorshme rrallohen ose zhduken. Darvini i kaloi 20 vitet e mepasshme duke formuluar argumentet e tij për seleksionin natyror, duke akumuluar një sasi te madhe provash për te mbeshtetur teorine e tij, dhe duke qene ne korrespodence me shkencetaret e tjerë.

Ndërsa Darvini ponderonte (vleresonte) idete e tija, një naturalist Britanik – Alfred Russel Wallace (1823 –1913)-, i cili kishte studiuar bimet dhe kafshet e Arkipelagut Malay për 8 vite, ishte mahnitur, edhe ai, nga diversiteti i specieve dhe vecantive ne shperndarjen e tyre.  Ai shkroi një ese te shkurtër mbi temen dhe ia dergoi Darvinit, asokohe një biolog me fame mbareboterore, duke keruar mendimin e tij. Darvini njohu, ne ato rreshta, teorine e tij dhe kuptoi se Wallace-i ksihte arritur, ne mënyrë te pavarur, mevetesisht ne te njejtin përfundim- qe evolucioni zhvillohet, ndodh nëpërmjet seleksionit natyror. Koleget e Darvinit e binden ate (Darvinin) qe te parqiste doreshkrimin e Wallace-it sebashku me një abstrakt (hyrje) te punes se vet, te cilën ai e kishte pergatitur dhe shperndare  ndërmjet disa shokeve disa vite me pare. Qe te dyja letrat u prezantuan, ne Korrik te vitit 1858, ne një takim ne Londer te “Linnaean Society”.

Libri monumental i Darvinit, “On the Origin of Species by Natural Selection” (Mbi Origjinen e Specieve nga Seleksioni Natyror), u publikua në vitin 1859. Në vitin 1870 u publikua libri i Wallace-it, “Contributions to the Theory of Natural Selection” (Kontrubute ndaj Teorise se Seleksionit Natyror), 8 vite mbasi ai u rikthye nga Arkipelagu Malay.

 

—————————————————————————————–

Reklama

Darvini dhe Evolucioni (1)

Darvini dhe evolucioni (1)

Darvini, djali i një fizikani, u dergua ne moshen 15 vjecare për te studiuar mjekesi ne Universitetin e  Edinburgh-ut. Duke mos u pershtatur dot me mjeksine, ai u transferua ne Universitetin e Cambridge-it për te sudiuar teologji. Gjatë kësaj kohe ai u be “i mbrojturi” i John Henslow-it, qe ishte profesor i botanikes. Henslow inkurajoi interesin e Darvinit për boten natyrore. Pak pas marrjes se diplomes se vet, Darvini u imbarkua ne HMS Beagle, e cila po nderrmerte një udhetim 5 vjecar rreth botes, për te pergatitur harta navigacioni për marinen (floten) Britanike.

Beagle-i la Plymouth-in, Angli, ne 1831 dhe udhetoji pergjat brigjeve lindore dhe perendimore te Amerikes se Jugut.

Udhetimi 5-vjecar filloi ne Plimuth (Plymouth), Angli (shenuar me yll), në vitin 1831. Vezhgimet e bera ne Ishujt Galapagos, ne bregun perëndimor te Amerikes se Jugut, e ndihmuan Darvinin qe te zhvillonte një mekanizëm te kenaqshem për te shpjeguar se si një popullatë organizmash mund të ndryshoje ne kohe (me kalimin e kohes).

Ndersa anetaret e tjere te ekuipazhit ndertonin hartat duke shenuar brigjet dhe gjiret, Darvini kaloi mjaft javë duke studiuar kafshet, bimet, fosilet dhe formacionet gjeologjike te brigjeve dhe rajoneve te brendshme, zona qe nuk ishin eksploruar mjaftueshëm. Ai koleksionoi dhe katalogoi mijra bimë dhe kafshe te ndryshme dhe mbajti shenime mbi vezhgimet e tij, informacion qe u be, me pas, thelbësor për zhvillimin e teorisë se tij.

Beagle-i qendroi rreth 2 muaj ne Ishujt Galapagos, 965 km ne perëndim te Ekuadorit, ku Darvini vazhdoi vezhgimet dhe koleksionimin e tij. Ai krahasoi bimet dhe kafshe e Galapagosit me ato te tokave te Amerikes Jugore. Ai ishte mjaft kurioz nga ngjashmerite e tyre dhe mendoi se, pse organizmat e Galapagosit duhet t’u ngjanin atyre nga Amerika e Jugut me shumë se sa atyre nga ishujt e tjerë nga pjesë te tjera te globit(?).

Edhe pse kishte ngjashmëri midis specieve te Galapagosit dhe atyre te Amerikes se Jugut, gjithashtu, kishte edhe diferenca. Kishte edhe diferenca te dallueshme ne zvarraniket dhe zogjte duke kaluar nga një ishull ne tjetrin. Darvini vriste mendjen se pse ne keto ishuj duhet te kishte kaq (shumë) diversitet biologjik. Pasi u kthye ne shtepi, Darvini ponderoi keto vezhgime dhe u perpoq qe te zhvillonte një shpjegim te kenaqshem për shperndarjen e specieve nëpër ishuj.

Darvini punoi ne linja te ndryshme, me provat qe kishte ne dispozicion, duke marre parasysh se si speciet mund te kishin “lindur”. Nocioni, ideja qe mbizoteronte ne mes-1800-es ishte qe: Toka ishte shumë e re, kështu qe organizmat nuk mund te kene patur mundësi ndryshimesh rrenjesore qe prej kur u shfaqen për herë të parë.

Shtresa te ndryshme shkembinjsh afer Lumit Paria ne Grand
Staircase– Escalante National Monument, Utah. Shtresat me te reja shrihen mbi ato me te vjetra. Disa shtresa datojne ne eren e Mezozoikut, nga 248 milion deri 65 milione vite me pare. Fosile karakteristike, gjenden ne çdo shtresë

Gjatë fillimit te shekullit te 19-te, gjithsesi, gjeologet hodhen idene se malet, luginat dhe vecorite e tjera fizke te siperfaqes se Tokës  nuk kishin lindur ne formen e tyre aktuale (te asaj kohe). Perkundrazi, keto karakteristika te relievit te Tokës ishin zhvilluar, ngadale, gjatë periudhash te gjata, nëpërmjet proceseve gjeologjike si aktiviteti vullkanik, ngritja e pllakave tektonike, erozioni dhe akullnajat. Ne udhetimin e tij, Darvini mori me vete “Principles of Geology” (“Principe te Gjeologjise”), i botuar nga gjeologu Charles Lyell ne 1830, dhe e studioji ate imtesisht.

Lyell-i i dha një koncept te rëndësishëm Darvinit – qe proceset e ngadalta gjeologjike, te cilat vazhdojne edhe sot, tregonin se Toka është mjaft më e vjetër nga sa mendohej.

Një tjetër prove e rëndësishme qe influencoi Darvinin ishte fakti se fermeret mund te zhvillonin shumë varietete te kafshve shtepiake (ose me saktë te kafshve te zbutura nga njeriu) ne pak gjenerata, ne pak breza. Kjo kryhej duke seleksionuar vetëm individët qe shfaqnin tiparet fenotipike te deshiruara, pra duke lene te kryqezohen vetëm ata individë qe shfaqnin traktet e deshiruara, një procedure e njohur si seleksionimi artificial.

[Darvini dhe Evolucioni (2)]

——————————————————————————————————-

 

Mekanizmat e izolimit riprodhues

Mekanizmat e izolimit riprodhues

Lloji dhe mekanizmat e izolimit riprodhues – quhet tërësia e vetive të gjallesave që pengojnë “rrymën” e gjeneve nga njëri lloj tek tjetri.

Kali dhe mushka – cili është hibridi? 🙂 

Parazigotik (pengohet kryqëzimi dhe/ose pllenimi)
  • Izolim ekologjik (llojet jetojne ne vende te ndryshme)
  • Izolomi stinor (maturimi i llojeve ndodh ne kohë të ndryshme)
  • Izolomi etologjik (llojet s’kanë afri për çiftëzim)
  • Izolimi mekanik (ndryshime në organet gjenitale)
Paszigotik (zigota nuk zhvillohet ose individi i ri nuk lë pasardhës)
  • Gametik
  • Hibridë jovital
  • Hibridë shterp

 

————————————————————————————————————-

Si të përkëdhelim një mace!

Si të përkëdhelim një mace!

Nga përvoja personale me macet!

  • E vendos macja kur është koha e përkëdheljes, jo ju!
  • Kujdes mënyrën se si e përkëdhelni, jo nga turinjë sepse rrezik t’ju çjerr dhe t’ju kafshojë; nuk i dihet se ç’humor ka!

Si të përkëdhelim një mace (1) – © Rinstinkt

  • Nëse macja kërrnjon, ti je duke bërë një punë të kënaqshme. 
  • Nëse macja ngreh kokën lart duke u fërkuar tek ju, atëhere ju po bëni një punë të shkëlqyer.
  • Nëse macja ju ngul sytë me veshët kthyer pas, atëhere ju nuk po bëni një pune të mire.
  • Nëse macja shtrihet në kurriz, atëhere po ju bën një ftesë për ti fërkuar barkun*.

*kujdes: ekspozimi i barkut mund edhe të thotë se macja është e acaruar me ju dhe do që t’ju ndaj në copa të vogla. Më parë, për të qenë të kujdesshëm, duhet të shihni në sytë e saj. Empati apo vrasje, çfarë ju përcjellin sytë?

Si të përkëdhelim një mace (2) – © Rinstinkt

Si të përkëdhelim një mace (3) – © Rinstinkt

  • Nëse nuk keni kohë për përkëdhelira të tilla, atëhere i blini maces një lodër!Kini kujdes që të mos e lini para kohe sesionin e ledhatimeve! Nëse e lini para kohe, macja do ta mbaj mend dhe do t’ua shtojë(defiçitin) në një kohë të mëvonshme; si për shembull ndërsa jeni në gjumë!

Si të përkëdhelim një mace (4) – © Rinstinkt

Si të përkëdhelim një mace (5) – © Rinstinkt


Rinstinkt 2012 
——————————————————————————