Vegjetarianët, veganët, diktati i dietës dhe dëmi ambiental

Sidomos kohët e fundit ka patur kritika mbi ndikimin ambiental që shkakton ngrënia e mishit të kuq. Kritikat artikulohen si gjithnjë nga individë që janë edhe eksponentë të kauzave që pretendojnë të mbrojnë mirëqenien e kafshëve.

Natyrisht ne nuk bëjmë dot, e nuk do të bëjmë asnjëherë dot, pa mishin, në cilëndo formë që ai të na vijë, e kështu mund vetëm të përpiqemi të reduktojmë shpërdorimin.

gjithckangrenes

Por, nga ana tjetër as dieta vegjetariane nuk është aq e përballueshme (sustainable), saç na e paraqesin. Adoptimi në masë, si njëfarë diktati, i dietës vegjetariane, mund të rezultojnë në zgjidhjen më të keqe.

Eksponentë të këtyre lëvizjeve – moderne duhet thënë – që të përplasin etikën në fytyrë sa herë futesh në debat,

thonë se: nëse ka disa mënyra për t’u ushqyer, atëherë duhet të zgjedhim rrugën që shkakton të keqen më të vogël tek kafshët. Kështu, rezultati është se, që të gjithë, me diktat, duhet të hamë bimë dhe jo kafshë – sikur bimët të mos ishin qenie të gjalla.

Për të prodhuar një kile mish kafshe duhen rreth dhjetë kile bimë, kështu do të duhej të fokusoheshim te ngrënia e bimëve duke qenë se do të fitonim më shumë energji/hektar për konsumim njerëzor. Njëkohësisht do të rezultonte në më shumë toka për kultivim e më pak kafshë të vrara për të kënaqur urinë e njerëzve. Duket si një perspektivë interesante, por zgjidhja nuk është fare e thjeshtë.

Si çdo aktivitet tjetër i njeriut edhe kultivimi i tokave me drithëra apo grurë duhet të ketë ca anë negative. Apo jo? Natyrisht që po, më poshtë po i ilustroj shkurt (aktualisht e kam të pamundur të jap burimin e të dhënave).

Përmbledhtas, prodhimi i grurit dhe drithërave të tjera rezulton në:

  • Vrasjen e të paktën 25 herë më shumë kafshëve të ndjeshme (sentient) për çdo kilogram proteinë të shfrytëzueshme.
  • Më shumë dëme ambientale
  • Një egërsi më të madhe ndaj kafshëve nga sa ndodh në kultivimin e mishit të kuq.

Si është e mundur?

Në agrikulturë për të prodhaur drithërat, orizin dhe bishtajoret duhen fusha të gjera, të cilat mund të përftohen vetëm duke prerë e masakruar ekosisteme të tëra, pyje të tërë, me pemë, e me gjallesat e llojllojshme që jetojnë në to. Duhet pra, për të patur fushat për kultivimin e drithërave të vegjetarianizmit të diktuar, të shkatërrohet vegjetacioni vendas i një rajoni apo zone të caktuar, duke sakatuar ekosistemin lokal, duke shfarosur shumëllojshmërin e specieve… dhe e gjitha kjo për një monokulturë gruri, apo bishtajoresh.

Aktualisht, në botë, janë të shfrytëzim pothuajse të gjitha tokat e kultivueshme për qëllime agrikulturore. Nën dietën e diktuar vegjetariane do të na duheshin shumë më shumë toka për kultivim. Përeçse do të kërkonte prerje pyjesh e vegjetacioni lokal, kultivimi (i rritur) i grurit apo drithërave të tjera do të kërkojë akoma e më shumë përdorim të pesticideve, fertilizuesve, herbicidëve dhe kërcënimeve të tjera për biodiversitetin rajonal.

Kështu nën dietën e diktuar vegjetariane nëse ndryshojnë ligjet, do të shohim një shkatërrim akoma më të madh të biodiversitetit, dhe kjo nën mbrojtjen e ligjit.

Një pjesë e mirë e gjedhëve nga të cilat derivon mishi ushqehet kryesisht në kullota, që përbëjnë rreth 70% të të gjithë kontinentit.

Kullojta e bagëtive bëhet kryesisht në ekosisteme vendase/native, pra të pamodifikuara. Këto ekosisteme qëndrojnë të tilla në një masë të madhe pa ndryshuar në cilësi e në sasi, ndryshe nga sa ndodh në tokat që duhet të prodhojnë drithërat.

Kullotat nuk mund të përdoren për të prodhuar grurë, drithëra të tjera, oriz apo bishtajore të tjera, kështu që prodhimi i mishin nuk e kufizon prodhimin e bimëve për ushqim. Kullotja e gjedhëve (bagëtive) është e vetmja mënyrë me anë të së cilës njerëzit mund të përftojnë ushqim nga 70% e sipërfaqes së kontinentit tonë.

Edhe kullotja ka, natyrisht, disa anë të veta negative, por kurrsesi jo aq të rënda sa shfarosja e pyjeve për të kultivuar drithërat. Shfarosje (e tipit blitztkrieg) që rezulton në një ndryshim tërësor të ekosistemit.

Nën këtë aspekt të të parit të gjërave, shumë ambientalistë që kanë qenë aktivistë të vegjetarianizmit (veganizmit) janë konvertuar  ( kthyer sërisht) në gjithçkangrënës, duke u artikuluar në favor të përballueshmërisë të mishit të kuq.

Për të prodhuar proteina nga mishi, duhen vrarë gjedhët (bagëtia). Vdekja e një kafshe mesatarisht na jep një mërshë prej rreth 288 kilogramësh. Prej kësaj rreth 68% mish pa kocka , nga të cilat 23% proteina që do të thotë baraz me 45 kilogram proteina të përftuara për çdo kafshë të vrarë. Nga llogaritë del se vriten 2.2 kafshë për 100 kilogramë proteina të përdorshme si ushim.

Prodhimi i proteinave nga drithërat kërkon mbjelljen e farave, kultivimin korrjen dhe shumë procedura të tjera jo dhe aq të padëmshme për gjallesat saç duket në pamje të parë.

Për shembull, kur autokombanja kalon për të korrur grurin shihen zogj grabitqarë që shkojnë e vijë, dhe jo pa arsye. Ma kalimin e autokombanjës vriten në numër të madh shumë gjitarë të vegjël, gjarpërinj, hardhuca dhe shumë  e shumë lloje të tjera gjallesash. Siç kam thënë në një postim tjetër, shumë minj helmohen e shfarosen çdo vit për të thjeshtuar punën në agrikulturë, e jovetëm. Kujtoj këtu se nëpër kampe ndodh që shpesh numri minjëve rritet jashtë mase (nga 500-1000 minj për hektar për çdo katë vite) e këta në një mënyrë ose në një tjetër duhen eliminuar.

Çdo vit vriten të paktën 100 minj për hektar (500/4 x 0.8) në mënyrë që gruri ynë nëpër fusha të rritet.  Fushat mesatare prodhojnë rreth 1.4 ton drithëra/hektar; por vetëm 13% e drithërave janë proteina të përdorshme si lëndë ushqyese. Kështu, për të prodhuar 100 kg proteina nga bimët vriten 55 kafshë të ndjeshme; 25 herë më shumë nga numri i kafshëve të vrara për prodhimin e mishit të kuq.

Pra, kalimi me diktat nga gjithçkangrënës në barngrënës shpie në vdekjen e shumë më shumë kafshve të ndjeshme dhe dëmtime të rënda të ekosistemeve të Tokës, shumë më domethënëse nga sa na thuhet nga eksponentët e vegjetarian-veganizmit.

Rinstinkt, 2013

(Përshtatur nga: Ordering the vegetarian meal? There’s more animal blood on your hands)

———————————————————————————————

Ajnshtajni i cituar

Ajnshtajni i cituar

Do të merrem përsëri, për pak, me PAPAt e Facebook-ut. Sot këto pak rreshta që do të shkruaj do të jenë mbi citimet e ndryshme që PAPA sjell, në formën e kartolinave për fansat, në faqen e vet të Facebook-ut.

Unë do të merrem me një në veçanti, një që ka të bëjë me Ajnshtajnin.

Këtu mund të shihet citimi në fjalë ( Notable Quotes).

Nothing will benefit human health and increase chances for survival of life on Earth as much as the evolution to a vegetarian diet.

ALBERT EINSTEIN, quoted in Sinfully Vegan

Albert Einstein

Përkthimi i PAPAs është ky:

Asgje nuk do ta permiresoje shendetin dhe te rrise shanset per mbijetese te njeriut ne toke, sa kalimi ne nje diete vegjetariane.

Përtej faktit se përkthimi lë shumë për të dëshiruar (edhe një nxënën i shkollës 9-vjeçare që studion anglisht, do të kishte ditur ta përkthente më mirë), citimi është sjellë pa kontekstin (ambientin) në të cilin është formuluar dhe për të cilin është formuluar.

PAPA ajnshtajnKy përkthim është i keq jo nga padija, mendoj, por nga dashakeqësia. Nga natyra manipuluese e individit që e ka përkthyer, duke dashur ta shfrytëzojë atë në favor të ideologjisë së vet. Ata që merren me këto punë e dinë mirë se “animalistët” (kafshistët – apo ata që pretendojnë se i duan kafshët më shumë se të tjerët) pothuajse në totalitetin e tyre janë edhe vegjetarianë. Përkthimi është bërë keq nga ligësia sepse duhet që një racionalist si Ajnshtajni të dalë, për interesin e PAPAve, në mbrojtje të kafshëve. Por kafshët nuk mbrohen duke manipuluar citimet (edhe sikur këto të mbartnin ndonjë vlerë përtej opinionit të thjeshtë).

Citimi i Ajnshtajnit vlen, për aq sa vlen. Që do të thotë se është një opinion sikundër është një opinion ai i një kalamaku shkolle. Dhe opinionet nuk është se vlejnë më shumë edhe sikur tërë bota të ketë të njëjtin opinion (për më tepër të gabuar). Opinionet që të jenë të mirë pritura nga një mendje racionale duhet të faktohen. Dhe faktimi – të dashur kafshistë manipulatorë – kalon nga metodologjia shkencore. Ta harroni, sot e përherë, vegjetarianizmin. Sepse nuk ka asnjë studim shkencor serioz që tregon vlefshmërinë e një diete vetëm vegjetariane. Në të kundërt, një dietë vetëm vegjetariane (apo vegane) është e dëmshme, sa nuk mund të imagjinohet. Sikundër është e dëmshme një dietë hiperproteinike.

Kështu, sipas gjykimit tim, PAPAt shkojnë përtej një manipulimi të thjeshtë për qëllime të ideologjisë së vetë (i dënueshëm); duke kaluar në keqinformim që mund të dëmtojë ndonjë individ që e merr seriozisht. Në këtë rast burimi e keqinformimit është një sharlatan.

Duke u rikthyer tek fjalët e Ajnshtajnit; ato fjalë, siç thashë, kanë vlerën e një opinioni dhe vetëm kaq. Nuk ka asnjë llogjikë që të kërkohet apo të merren si të mirëqena (të vërteta) ato fjalë. Anshtajni vlerësohet dhe do të vlerësohet gjithnjë, jo për kontributim e tij në dietologji. As për kontributin e tij në studimin e evolucionit, dhe aq më tepër nuk vlerësohet për asnjë kontribut në studimet që bëhen mbi rolin e dietës në evolucionin e jetës në Tokë.

Biologët evolutivë e dinë mirë dhe e vlerësojnë rolin qëndror që ka patur dieta e njeriut në evolucionin e vet. Kapërcimi nga një dietë vetëm barngrënëse në një dietë të larmishme, ku futej dhe mishi, i dha një zhvillim të jashtë zakonshëm evolucionit të species/llojit tonë. Mishi pra, mishi, me proteinat e veta ndikoi në super-zhvillimin e trurit të njeriut të hershëm.

Po ashtu, ata që kanë lexuar nja dy faqe biologjie qoftë edhe të klasës të 7-8 9-vjeçare e dinë shumë mirë se çfarë roli të jashtë zakonshëm ka patur zjarri, dhe mësimi se i administrimit të tij, në evoluimin e Homo sapiensit. Por jo zjarri në vetvete, por derivatet e këtij “mësimi”. Zjarri lejoi gjuajtjen më me thjeshtësi të kafshëve. Lejoi ngrohjen, dhe duke u rikthyer tek ushqimimi, bëri të mundur gatimin e mishit. Gatimi lejoi kësisoj një tretje më të mirë,  më efiçiente, në më pak kohë të ushqimit të ngrënë. Pasojat dihen mirë.

Tani, nuk po dua të shkruaj se nga lind dëshira për bar e disa grupeve të caktuara njerëzish. Por është e qartë se një ndikim të veçantë, të rolit të parë, ka edhe koha hiperenergjitike në të cilën jetojmë; ku shfrytëzimi i lëndëve fosile është faktori kryesor për daljen në pah të këtyre njerëzve takanjozë.

© Rinstinkt, 2012

—————————————

Çfarë thonë vegjetarianët

Kafshët më të mëdha dhe më të fuqishme të Tokës ndjekin një dietë 100% vegjetariane. Miti i përftimit të proteinave nga mishi është tashmë shkencërisht pa asnjë bazë shkencore dhe kështu që është koha që të tejkalohet edhe nga kultura popullore…

Këto thonë… vegjetarianët.

Përballë këtyre gjërave ngelesh gjithnjë i mpirë, i trullosur, i pafjalë. Injorantë që nuk njohin dhe nuk dinë asnjë hiç nga biologjia dhe pretendojë të japin leksione. I shtrembërojnë faktet për t’i përshtatur me ideologjinë e vet. Për më tepër që banalizojnë gjithçka pa marrë parasysh kompleksitetin e gjërave.

Elefanti është një barëngrënës, që do të thotë se aparati i tij tretës është përshtatur për t’i përftuar nevojat e veta me lëndë ushqyese nga komsumimi i bimëve. Përshtatja fillon që me dhëmbët e tij. Dhe ka tipa që mendojnë se kanë dhëmbë si të elefantit? Qesharake! Ja përse (shiko fotografinë):

Dhëmbë Elefanti

Për më tepër, për të kënaqur nevojat e veta elefanti konsumon tonelata e tonelata vegjetacion çdo ditë… ne, njerëzit, nuk mund të konsumojmë një sasi të tillë bimësh.

Por, gjëja më absurde këtu, është llogjika. Është si të thuash se: lisi është i gjatë dhe fort i bukur ngaqë është rritur me anë të fotosintezës… pra mos hani por fotosintetizoni! Kuptoni? Natyrisht njeriu nuk është një organizëm fotosintetik, sikundër as nuk jemi barngrënës (ose vetëm barngrënës). Ne jemi organizma gjithçkangërënës (apo gjithëngrënës), pra që nuk kemi kërkesa të veçanta.

Pra, mënjanë mistifikimet!