Asteroidi gjigand Vesta

Asteroidi gjigand Vesta i ngjan më shumë një palneti sesa asteroidëve të tjerë, kjo sipas Christopher Russell nga Universiteti i Kalifornisë, Los Angeles. Në gjashtë studime të ndryshme, kërkuesit raportuan analizat e tyre ndaj të dhënave të marra nga  spejskrafti i NASA-s, Dawn-i, si cili ka orbituar rreth Asteroidit Vesta që prej Korrikut të 2011-ës.

Vesta u formua rreth 2 milion vite pasi u formuan trupat e parë të ngurtë të Sistemit Diellor, dhe është asteroidi i dytë më i gjerë i Sistemit Diellor. Autorët raportojnë se Vesta ka disa kratere të shkaktuar nga impakti i trupave të tjerë, përfshirë dy kratere që mbivendosen ndaj njëri-tjetrit, disa qindra kilometra të gjerë, në polin e jugut. Një nga këto impakte polare, largoi material që u kthye në asteroidë të tjerë, të njohur si Vestoidë, dhe meteoritë. Tronditjet nga këto dy impakte, në pamje të parë kanë krijuar depresionet që rrethojnë ekuatorin e Vesta-s. Madhësia e asteroidit – rreth 260 kilometra në radius – rritja e shpejtë dhe bërthama masive e hekurt mund të shpjegojnë se si Vesta  i ka mbijetuar këtyre përplasjeve

Batica dhe zbatica

Batica dhe zbatica
Fenomeni i levizjes se ujerave te deteve nen ndikimin e njekohshem te Diellit dhe te Hënës.
Ndikimi i Hënës ne baticat dhe zbaticat, megjithese ajo ka mase shumë te vogel nga Dielli, është rreth dy herë me i madh se ai i Diellit, i cili ndodhet shumë me larg se Hëna. Si rrjedhim i rrotullimit 24-oresh te Tokës, edhe baticat e zbaticat kanë një cikel 24-oresh (me saktë 24 ore e 50 minuta). Por krahas këtij cikli verehet dhe një cikel 12 oresh.

Intensiteti i baticave dhe zbaticave varet nga pozicioni qe kanë perkundrejt ekuaorit te Tokës trupat qiellore qe ushtrojne terheqjen, si dhe nga pozicioni i tyre kundrejt njeri-tjetrit. Ne varësi nga pozicioni relativ i Diellit dhe Hënës, veprimet e tyre mund te kundershtojne, ose te perforcojne njeri-tjetrin. Vec kësaj, intensiteti i baticave dhe zbaticave varet edhe nga forma e brigjeve te detrave dhe oqeaneve, kështu qe parashikimi i saktë i tyre është mjaft i veshtire. Megjithate, për zona te caktuara te Tokës, si psh. per disa porte te rëndësishme, janë hartuar tabela qe japin oren e intensitetit maksimal te baticave dhe zbaticave për çdo ditë te vitit.

Ngritja e nivelit te ujit gjatë baticave arrin nganjehere vlera mjaft te medha, si psh. ne gjirin e Mont Sen-Mishelit, ku arrin deri ne 12,6 metra, ne gjirin Fandi ne Kanada arrin ne 18 metra, etj. Ne detrat e mbyllur, si psh. ne detin Mesdhe, baticat dhe zbaticat janë te dobëta. Me përjashtim te disa zonave te vecanta, ngritja e ujit ne brigjet e Mesdheut nuk arrin as 1 metër. Kështu është edhe ne brigjet e oqeaneve.
Baticat dhe zbaticat ndodhin edhe ne Token e ngurte, por janë me te vogla (deri ne 30 cm), edhe ne atmosfere.

Astrobiologjia dhe jeta jashte Tokës

Astrobiologji – shkenca mbi jeten qe ne trupat qiellore jashtetokesore; quhet edhe ekzobiologji. Astrobiologjia gjer tani është zhvilluar vetëm ne planin teorik. Objekti i astrobiologjise shqyrtohet ne dy plane te ndryshme:

1)   Ne qofte se marrim pasasysh se jeta duhet te jetë patjeter e tipit tokesor, dmth e bazuar tek karboni dhe uji, atehere objekti i astrobiologjise eshte percaktimi i  kushteve te ekzistences se jetës (intervalet e lejuara te temperatures, presionit dhe te tjera karakteristika kimiko- fizike) dhe parashikimi i planeit ne te cilin është e mundur një jetë e këtij tipi. Studimet eksperimentale biologjike kanë treguar se kufijte e kushteve te ekzistences se jetës janë shumë te gjëra, psh., kufiri i sipërm i temperatures percaktohet nga pika e vlimit te ujit (ne një presion te dhene),  ndërsa kufiri i poshtëm praktikisht nuk ekziston. Për kushtet e tjera te ambientit te jashtem kufijte janë akoma me te gjere. I vetmi nga planetet e sistemit diellor ne te cilin mund te ekzistojne qënie te gjalla esthe Marsi. Ne favor te hipotezes mbi ekzistencen e jetës ne Mars, flasin ndryshimet stinore te ndricimit, ngjyres dhe polarizimit të të ashtuquajturave dee (zona te erreta) te Marsit. Për vrojtimin direkt te jtes ne Mars janë ndertuar laboratore automatike biologjike dhe aparatura speciale, qe vendosen ne sondat kozmike. Nëpërmjet tyre synohet te regjistrohen shfaqje te tilla te jetës si turbullimi i ambientit ushqyes gjatë shumezimit te mikroorganizmave, vecimi i gazit karbonik gjatë shkembimit te lendeve, etj. edhe hipotezat lidhur me gjetjen e mikroorganizmave ne meteoritet, deri me sot nuk janë vertetuar. Jetë e tipit tokesor pritet te konstatohet sidomos ne sistemet planetare te yjeve te klases spektrale F5, për te cilet ka te dhena se mbajne rreth vetes planete.

2)   Po te marrim parasysh se jeta është e mundshme edhe mbi baza te tjera, astehere objekti i astrobiologjise zgjerohet shumë. Gjer tani janë bërë perpjekje te shumta për te ndertuar teorikisht një “biokimi” te re, ne te cilën karboni zevendesohet me silicin, me grupin bor-azot etj. ne vend te ujit, si tretës biologjik është menduar amoniaku (NH3) ose acidi sulfhidrik (H2S). Ne keto kushte rrethi i trupave qiellore ne te cilet është e mundur jeta, zgjerohet jashtezakonisht shumë, po keto mbeten ende thjesht teorike.

Prova te drejteperdrejta oer ekzistencen e jetës jashtetokesore nuk ka. Ne disa meteorite janë gjetur vetëm gjurma te dekompozimit te molekulave organike,  ndërsa është zbuluar edhe ekzistenca e formaldehidit ne hapesiren nderyjore.

Angstrom

Angstrom, Anders Jonas (1814-1874) – fizikan suedez. Punimet kryesore te Angstromit kanë te bejne me analizen spektrale. Pasi mati me një saktësi shumë te madhe gjatesine e valeve te spektrit diellor, ai perpiloi te parin atlas te hollesishem te vijave spektrale. Emrin e tij e mban njesia e gjatesise: 1Å = 10-8 cm (një te qindmiliontene centimetrit).

Anomali gravitacionale

Anomali gravitacionale – Si model i rruzullit tokesor është marre një trup elipsoidal dhe ne perputhje me këtë jepet edhe një formule, qe lejon te percaktohet graviteti normal ose nxitimi i renies se lire g ne funksion te vleres se tij ne ekuator g0 dhe te gjeresise gjoegrafike. Konstatohet se vlera e matur ndryshon pak nga vlera qe jep formula për ate pikë, për shkak te mosperputhjes se plotë në formë dhe ne shperndarjen e lendes midis modelit dhe Tokës. Keto shmangie qe janë te një rendi madhesie te caktuar për një vend te dhene, formojne ato qe quhen anomali gravitacionale. Duke bashkuar ato pika te rruzullit ne te cilat anomalia ka te njëjtën vlerë, njelloj sic veprohet me vijat e nivelit, perftohen “kurba izanomale”. Studimi i tyre ndihmon ne studimin e formes se vertete te Tokës. Ne dida vende te Tokës ka edhe anomali lokale gravitacionale te shkaktuara nga perqendrime mineralesh e renda.