Nili në Titan

Nili i Titanit

Pak ditë më parë Agjencia Hapsinore Europiane (European Space Agency – ESA) publikoi një pamje të një sistemi lumor të vëzhguar mbi mbi hënën e Saturnit, Titan.  Pamja është marrë nga sonda Cassini.

Sistemi i treguar në pamje është i ngjashëm me atë të lumit Nil në Afrikë, Tokë dhe shtrihet për më shumë se 400 km.

Nili i Titanit

Nili i Titanit

Natyrisht nuk bëhet fjalë për një sistem lumor të krijuar nga uji, por nga metan apo etan i lëngshëm (të paktën kështu mendojnë shkencëtarët deri më tani).

Pamja mund të gjendet këtu: (Nili i Titanit – pamja me rezolucion të lartë), me rezolucion të lartë.

—————-

Reklama

Ekuinoks

Ekuinoks (saditnaëta, baraznata) – çasti i kalimit të qendrës së Diellit nëpër ekuatorin qiellor. Gjatë lëvizjes vjetore nëpër ekliptike, Dielli kalon dy herë nëpër ekuatorin qiellor, pra në çdo vit ka dy ekuinokse: ekuinoksi i pranëverës dhe ekuinoksi i vjeshtës, i pari më 21 mars,  ndërsa i dyti më 23 shtator. Më 21 mars, ditën e parë të pranëverës, Dielli kalon nga hemisfera jugore në hemisferën veriore,  ndërsa më 23 shtator, ditën e parë të vjeshtës, ai ben kalimin e kundërt. Në këto dy data, në  të gjithë rruzullin tokësor dita është e barabartë me natën.

Fobosi dhe Deimosi, satelitët e Marsit

Fobos – sateliti i parë i Marsit, i zbuluar në vitin 1877 nga astronomi Asaf Holl. Fobosi vërtitet rreth Marsit me një periodë të barabartë me 7 orë 39 min 13,9 sek, pra tri herë më shpejt nga ç’vërtitet Marsi rreth boshtit të vet. Për këtë arsye, Fobosi duket sikur kryen një lëvizje të mbrapshtë në qiellin e Marsit. Fobosi është një trup shumë i vogël, me diametër rreth 15 km, prandaj vrojtohet me shumë vështirësi.

Deimos – satelit i Marsit, i zbuluar fill pas Fobosit (i pari satelit i Marsit qe është zbuluar) nga Asaf Holli më 17 gusht 1877. Ky satelit ndodhet 23 milion km larg qëndres së Marsit dhe ka një periodë rrotullimi prej 30 orësh 17 minuash 54,9 sekondash. Mendohet të ketë një diametër prej 8 km. Nga një pikë çfarëdo e Marsit, Deimosi shihet 2,5 herë radhazi gjatë një periode, dhe gjatë këtij intervali përsërit dy herë të gjitha fazat e veta.


Energjia e Diellit dhe e yjeve

Energjia e Diellit, e yjeve – problemi i burimit te energjise se yjeve nuk është  zgjidhur ende ne mënyrë perfundimtare. Për Diellin, p.sh., është provuar se energjia e rrezatura prej tij mbi Toke nuk ka pesuar ndonjë ndryshim te dukshem gjatë dy miliard viteve te fundit. Një gje e tille nuk mund te shpjegohej as me djegien e zakonshme te lendeve qe gjenden ne të, as me energjine e prodhuar nga tkurrja e ngadalshme e lemshit te tij (hipoteza Kelvin-Helmoc) dhe as me radioaktivitetin e vevetishem te tij.

Këtij fakti iu dha shpjegimi i duhur vetëm pas zbulimit te reaksioneve termoberthamore. Transformimi i hidrogjenit ne helium shoqerohet me një humbje mase shumë te vogel dhe njekohesisht me clirimin e një sasie energjie te madhe, plotesisht te mjaftueshme për te siguruar një rrezatim praktikisht te pakufizuar. Mekanizmi i këtij reaksioni mendohet se është percaktuar sot me saktësi (cikli i Betes). Ky mekanizëm siguron aftësi rrezatuese te yjeve për miliona (për yjet me masivë) dhe bile për miliarda vjet (yjet e tipit të Diellit dhe shumë te tjerë).

Kushtet e nevojshme për evolucionin e jetës në Tokë

Origjina e universit, galaksisë tonë, dhe sistemit tonë diellor prodhuan kushtet e nevojshme për evolucionin e jetës në Tokë.

Panorama e vendit që zë Toka në kosmos ka ndryshuar shumë në shekullin e 20-të sikundër ka bërë në shekullin e 16-të dhe të 17-të duke ndjekur Kopernikun dhe pastaj sugjerimet, atëherë kontroverse, se ishte Dielli, dhe jo Toka, në qëndër të sistemit diellor (apo universit të njohur). Në vitin 1920 një teleskop i ri në “Mount Wilson Observatory” jashtë Los Angeles-it tregoi se shumë nga ndricimet e dukshme në qiellin e natës nuk janë nebuloza brenda galaksisë tonë “Rruga e qumështit”. Përndryshe, ato janë galaktika të ndryshme, të ndara, cdonjëra që përmban miliarda e miliarda yje. Duke studiuar dritën e emetuar nga këto yje, astrofizikantët mbërritën në një tjetër përfundim të rëndësishëm: galaktikat janë duke u larguar nga njëra-tjetra në çdo drejtim, që do të thotë se universi po zgjerohet.

Ky vëzhgim çoi në hipotezën e propozuar së pari nga astronomi belg dhe prifti Katolik Georges Lamaitre, se universi lindi nga një ngjarje e njohur si “Big Bang”. Universi filloi të përhapej, zgjerohej.  ndërsa bënte këtë, universi u ftoh deri në masën sa thërrmijat elementare që sot përbëjnë materien e universit të ishin të qëndrueshme.

Ndërsa universit zgjerohej, materia e tij organizohej në struktura jashtëzakonisht të mëdha që formuan galaktikat. Brenda këtyre strukturave, nga shkrirja e atomeve të hidrogjenit me ato të heliumit në brendësi të mjegullnajeve prej gazi e pluhuri, formoheshin yjet.