Infeksionet nga kërpudhat

Infeksionet nga kërpudhat

Kërpudhat janë mikroorganizma me përmasa më të mëdha se bakteret nga të cilët dallohen për shumë karakteristika, ndër to edhe ajo e të paturit të bërthamës dhe mitokondrive.

Kërpudhat janë zakonisht shumëqelizore (por nuk mungojnë as format njëqelizore të quajtura tharm-ngjashme). Kërpudhat janë të pajisura me filamente të degëzuara të quajtur ife, që në tërësinë e tyre formojnë strukturën e micelit.

Pjesa më e madhe e kërpudhave të pranishme në natyre konsiderohen jo patogjene; vetëm një pjesë e vogël, rreth 100 specie, infektojnë njeriun, nga këto të fundit vetëm rreth 10 prej tyre shkaktojnë sëmundje, ndënjherë edhe vdekjprurëse.

Infeksionet e shkaktuara nga kërpudhat janë të klasifikueshme në dy grupe:

  • Infeksione sipërfaqësore, të lëkurës, thonjëve dhe qimeve, të shkaktuara nga kërpudhat e quajtura Dermatofitë.
  • Infeksione të thella, të shumë organeve të brendshme, përgjithësisht më të rënda se infeksionet sipërfaqësore.

 

© Rinstinkt

————————————————–

Reklama

Struktura epidermike normale

Struktura epidermike normale

Epiderma është një lloj epiteli i shtresëzuar, i keratinizuar dhe luspor, me disa shtresa kerationocitësh.

Shtresat e lëkurës (epidermës) janë:

  1. Shtresa bazë (bazale) e qelizave dyzuese, shumëfishuese.
  2. Shtresa e qelizave gjëmbore, me qeliza poligonale dhe kapje (fiksim) desmozomik të spikatur
  3. Shtresa kokrrizore me qeliza të sheshta që përmbajnë kokrriza kerationicitësh.
  4. Shtresa korneale me keratinocitë të diferenciuar të cilët bien (largohen) nga sipërfaqja e lëkurës rreth 28 ditë pas prodhimit.

Struktura e epidermës normale. Epiderma është pjesa më sipërfaqësore e lëkurës.

Përveç keratinocitëve lëkura përmban edhe tipe të tjerë qelizash:

  • Melanocitët janë qeliza me dendrite të shumtë, që gjenden kryesisht në shtresën bazale të keratinocitëve. Këto qeliza sintetizojnë pigmentin melaninë që është përgjegjës për mbrojtjen nga rrezet ultravjollcë (UV), dhe janë pararendësit e melanomave malinje.

Melanocitët

  • Qelizat e Langerhansit janë qeliza dendritike (me dendrite) me prejardhje nga palca e kockave dhe që gjenden kryesisht në pjesën e poshtëme dhe të mesme të epidermis. Qelizat e Langerhansit procesojnë antigjenët dhe janë të rendëdidhme në një sërë dermatozash pezmatuese. Nuk mund të vëzhgohen me mikroskopët e zakonshëm, por mund të vëzhgohen imunoimikisht, dhe duke përdorur mikroskopinë elektronike.

Qeliza te Langerhansit

  • Qelizat e Merkelit janë qeliza neuroendokrine përgjegjëse për mekanorecepsionin (perceptimin e stimujve makanikë). Edhe këto qeliza nuk mund të vëzhgohen me anë të mikroskopit të zakonshëm, por vetëm me rrugën imunokimike. Këto qeliza mund t’u japin fillesën kaçinomëve (karçinomave) të rralla neuroendokrine.

———————————————————————————————-

Kolagjeni

KOLAGJENI

Proteina juaj me e fuqishme

Molekula e kolagjenit

Rreth një e katërta e te gjitha proteinave te trupit tuaj janë kolagjen. Kolagjeni është një proteine strukturale, qe formon kabuj molekularë qe fuqizojnë tendinat dhe shtresa te gjëra qe mbeshtesin lekuren dhe organet e brendshme. Kockat dhe dhembet, behen duke shtuar kristale mineralesh tek kolagjeni. Kolagjeni i jep një strukture (te qendrueshme) trupit tone, duke mbeshtetur dhe mbrojtur organet me te buta dhe duke i lidhur ato me skeletin. Por, edhe pse ka një rol kritik ne funksionimin e trupit, kolagjeni është një proteine relativisht e thjeshte(ne strukture).

Helika e trefishte e kolagjenit

Kolagjeni është i perbere nga tre vargje (zinxhirë), te vendosur se bashku ne një helikë te trefishtë. Ilustrimi i paraqitur ketu është vetëm një segment i vogel i se gjithë molekulës – e gjithe molekula (vargu, zinxhiri) përmban mbi 1400 aminoacide,  ndërsa ketu paraqiten vetëm 20 prej tyre. Strukturen (e fortë) të kolagjenit e formon perseritja e një sekuence prej tre aminoacidesh. Vazhdoni leximin

Struktura dhe funksioni i lekures se vertebrtatëve.

Struktura dhe funksioni i lekures se vertebrtatëve.
Pendet e zogjve dhe qimet e gjitareve formojne një shtrese izoluese qe ndihmon ne ruajtjen e temperatures se trupit konstante.
Lekura e gjitareve është pershtatur qe te ruaje sa me mire trupin nga ferkimet me faktoret ambientalë, me te cilet ndervepron vezhdimisht.
Stratum corneum, shtresa me siperfaqesore e epidermes, është e perbere nga qeliza te vdekura. Keto qeliza janë te mbushura me proteinen keratinë (proteine e patretshme), e cila i jep lekures rezistence mekanike dhe zvogelon humbjen e ujit. Qelizat e stratum basale, te epidermes, ndahenvazhdimisht dhe shtyhen siper drejt siperfaqes se lekures. Keto qeliza piqen(maturohen), pllakezohen (si formë qelizore), prodhojne keratinë, dhe ne fundvdesin dhe largohen nga organizmi(duke “u rrjepur”).
Derma perbehet nga ind lidhor fibroz idëndur. Tek zogjtë dhe gjitaret, derma mbeshtetet, qendron siper një shtreseindi nenlekuror te perbere kryesish nga dhjami (me funksion izolues).
© rinstinkt

Krahasimi i funksioneve te indit epitelial tek jorruazoret dhe tek rruazoret

Krahasimi i funksioneve te indit epitelial tek jorruazoret dhe tek rruazoret

 

Indi i jashtëm epitelial si tek rruazoret si tek jorruazoret, mbron indet qe gjenden me ne brendesi dhe mund te jetë i specializuar per funksione shqisore ose te frymemarrjes. Indi i jashtem epitelial mund te jetë i specializuar në sekretimin e substancave lubrifikuese ose ngjitëse, aromatike apo në sekretimin e substancave helmuese.
Ne shumë jovertebrate epiteli i jashtëm është specializuar ne sekretimin e një kutikule mbrojtese, ose zhgualli.
Sistemi integumentar* i vertebrateve perfshin lekuren dhe strukturat qe zhvillohen prej tij, nder te cilat janë: floket, thonjte, gjendrat e djerses, gjendrat lyrore,dhe receptoret sensorial (te ndjeshmerise).

*(nese termi i përdorur nga une ka një fjale homologe ne shqip mund te më qortoni, duke lene nje koment)