Sindroma e cauda equina-s

Sindroma e cauda equina-s

Çfarë është sindroma e cauda equina-s?

Palca kurrizore mbaron në nivelin e vertebrave L1/L2. Nëse ndodh një dëmtim në këtë nivel apo poshtë këtij niveli, atëhere mund të dëmtohen rrënjët dalëse të palcës kurrizore që këtu marrin emrin ‘cauda equina’ pra nga latinishtja ‘bisht kali’ sepse fijet nervore ngjajnë pra me bishtin e një kali.

Sindroma e cauda equina-s zakonisht shkaktohet nga hernia e një disku në rajonin lumbo-sakral. Herniacioni në këtë nivel shkakton një dobësi dhe defiçite ndijore (sensitive) në ekstremitetet e poshtme. Dobësia dhe defiçitet mund të jenë jo-simetrike.

Sindroma e cauda equina-s; anestezia në formë shale

Sindroma prek edhe funksionalitetin e zorrëve dhe të fshikëzës së urinës.
Duke qenë se hernia shtyp rrënjët e nervave, në këtë sindromë vihe re një defiçit sipas modelit (të defiçitit) të motoneuronit të poshtëm, pra parezë/paralizë flacide.

Reflekset patelare dhe të kyçit mund të mungojnë. Dhimbja radikulare shpesh është shumë e theksuar dhe shfaqet që herët. Mund të përkeqësohet natën.

Ndodh një humbje e ndjeshmërisë/sensibilitetit me shpërndarje sipas formës së një shale, dhe pacienti mund të ketë inkontinencë urinare për shkak të fshikëzës flacide.

Sindroma e cauda equina-s është një gjendje e kthyeshme nëse ndërhyrja fillohet herët, ndaj edhe konsiderohet një emergjencë neurokirurgjikale.

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s