Vonesa mendore

Vonimi mendor

Vonimi mendor, është një term që përdoret për të përshkruar një inteligjencë funksionuese më të ulët se ajo normalja. Vonesa mendore ndodh tek njerëzit e të gjitha racave dhe etniciteteve dhe është çrregullimi më i përhapur i zhvillimit sepse prek rreth 1% të popullatës së përgjthshme.

Njerëzit me vonesë mendore kanë rezultate të ulëta në testet e inteligjencës (IQ), por efektet e funksionimin ditë për ditë varen nga graviteti i vonesës mendore dhe nga probleme të tjera të bashkëlidhura. Fëmijët me gravitet të moderuar të vonesës mendore (rreth 85% e atyre me vonesë mendore) zakonisht mësojnë të flasin dhe arrijnë pavarësi në vet-kujdesje, megjithëse ritmi i tyre i zhvillimit është më i ngadaltë se normali.

 

Shkaqet e vonesës mendore

Vonesa mendore mund të ketë shumë shkaqe të ndryshme, por ndonjëherë nuk ka apo nukgjedet ndonjë shkak aparent.

Shkaqet gjenetike përfshijnë sindromën Down që vjen prej fëmijës që ka një kopje shtesë të kromozomit 21, si dhe sindromën e X të dobët (fragile X syndrome) që vjen prej një kromozomi X jonormal.

Shkaqet metabolike, vijnë prej çrregullimeve metabolike, pra probleme në thyerjen apo eleminimin e disa kimikateve nga trupi. Për shembull, enilketonuria (PKU) është një çrregullim metabolik që shkakton dëmtim trunor dhe vonesë mendore nëse dieta nuk modifikohet duke reduktura marrjen e një substance të quajtur fenilalaninë.

Infeksionet gjatë shtatëzanisë mund të rrisin riskun për të patur një bebe me vonesë mendore. Viruset si rubeola (apo fruthi) mund të shkaktojnë vonesë mendore tek bebja si dhe probleme me dëgjimn dhe shikimin.
Pirja e alkolit gjatë shtatëzanisë mund të shkaktojnë jë çrregullim të spektritk akolik fetal. Tek fëmijët e prekur ekzistojnë një sërë problemesh fizike si dhe vonesë mendore. Edhe marrja e disa medikamenteve të veçanta ndonjëherë mund tës hkaktojë vonesë mendore tek bebja.

Vonesa mendore mund edhe të vijë si pasojë e dëmit në tru pas lindjes si pasojë e mungesës së oksigjenit, traumës fizike, apo kequshqyerjes.

 

Parandalimi i vonesës mendore

Jo të gjitha format e vonesës mendore mund të parandalohen, por disa mundet të parandalohen. Për shembull për sindromat me vonesë mendore të përmendura më sipër, por edhe për të tjera, mund të bëhet një testim gjenetik përpara ngjizjes që u mundëson prindërve të dinë shansin që kanë për të kaluar gjene të veçantë tek fëmija/fëmijët e tyre.

Edhe pse një prind ka një gjen të veçantë të bashkëlidhur me vonesën mendore, kjo nuk do të thotë medoemos se fëmija e saj/tij do të jetë apo do të vuajë nga vonesa mendore. Mënyra dhe shkalla e shprehjes gjenetike ka relevancë në këto raste.

E rëndësishme është që të ndiqet një stil jetese korrekt, ku imunizimiet të jenë të përditësuara. Gjatë shtatëzanisë të haen dieta të ushqyeshme dhe të balancuara si dhe të merren suplemente vitaminash sipas nevojës. Të mos pihet alkol apo drogëra të tjera gjatë shtatëzanisë, apo nëse jeni duke planifikuar të mbeteni shtatëzanë.

 

 

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s