Punktura lumbare (Shpimi lumbar)

Punktura lumbare (Shpimi lumbar)

Punktura lumbare (shpimi lumbar) është procedura që mjekët përdorin për të përftuar një mostër nga lëngu cerebrospinal. Lëngu cerebrospinal, siç e thotë vetëm emri, është lëngu që rrethon apo më saktë prodhohet dhe qarkullon në brendësi të trurit dhe rreth palcës kurrizore. Ai formohet në zona të veçanta të trurit të quajtura ventrikuj dhe rrjedh prej ventrikujve në zonën përreth palcës kurrizore.

Lëngu cerebrospinal është zakonisht i qartë dhe përmban sasi të vogla proteinash dhe sheqernash (glukozë).

Disa nga arsyet për bërjen e një punkture lunbare mund të jenë: dyshimi i meningjitit, dyshimi për leuçemi apo limfomë, për të vlerësuar sëmundje neurologjike si skleroza e shumëfishtë, europatitë apo dridhjet/konvulsionet rekurrente(të përsëritura).

Punktura lumbare kryhet edhe nga anesteziologjisti për të administruar anestezinë spinale në disa lloje të veçanta kirurgjie (bllok subarraknoidal).

Në trajtimin e kancerit, ndonjëherë kemioterapia dhe medikamentet injektohen drejtëpërdrejtë përmes punkturës lumbare në lëngun cerebrospinal. Mjekimi kështu duke ‘notuar’ në lëngun cerebrospinal është në gjendje të mbërrijë në tru apo në palcën kurrizëre kur edhe nevojitet.

Punktura lumbare realizohet me pacientin zakonsht të shtrirë në një krah. Kurrizi fërkohet me një solucion antiseptik. Ndërkohë në lëkurë injektohet një anestetik lokal që heq ndjeshmërinë e lëkurës në rajonin e aplikuar. Kur ndjeshmëria të jetë larguar, në nivelin e kockave të legenit poshtë fundit të palcës kurrizore futet një gjjilpërë e vogël. Gjilpëra shtyhet para lehtësisht deri sa të gjendet lëngu cerebrospinal, prej të cilit merret një sasi e caktuar për të bërë testime të ndryshme. Kjo në rastin kur punktura lumbare bëhet për të marrë një sasi LCS. Në rastet kur pacienti është duke bërë një anestezi spinale për shkaqe kirurgjikale, anestetiku injektohet drejtëpërdrejtë dhe natyrisht që nuk ka nevojë që të merret lëng cerebrospinal për analiza.

Ndonjëherë punktura lumbare rezukton një procedurë e vështirë për t’u realizuar, sepse ka persona që kanë patur kirurgji të shtyllës kurrizore, apo që kanë një formë jo-normale të kurrizi si për shembull skoliozë, apo në pacientë që janë shtatëzanë, që janë shumë obezë etj. Të gjithë këta janë pacientë që janë me gjasa kanë vështirësi në kryerjen e një punkture lumbare.

Punktura lumbare është më e lehtë të realizohet kur pacienti i ndjek saktë dhe plotësisht udhëzimet e pocizionimit.

Rinstinkt blog
PDF: Punktura lumbare

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s