Iktusi

Iktusi: si të kuptojmë kur dikush po pëson një iktus?

Ilustrim i një iktusi iskemik

Iktusi është një term që i referohet dëmtimit të një pjese të trurit që shkaktohet nga një ndërprerje e furnizimit me gjak ose nga një rrjedhje/dalje e gjakut nga enët në parenkimën trunore. I pari merr edhe emrin iktus iskemik, ndërsa i dyti merr emrin ikuts hemorragjik.

Shenjat e iktusit janë: një dhimbje koke e mejëhershme pa shkaqe të njohura; marramendje e pashpjeguar, paqëndrueshmëri dhe rrëzime të papritura; humbje të papritur të shikimit veçanërisht në një sy; vështirësi e papritur në të folur apo vështirësi në të kuptuarit e të folurit; dobësi e papritur apo mpirje e fytyrës, krahur apo këmbës në një gjysmëkrah të trupit.

Pra, shpesh një dhimbje koke është më shumë se një dhimbje koke kalimtare e patëkeq. E njëjta gjë për marramendjen apo dobësinë në gjymtyrë; mund të mos jenë shenja të një lodhje prej punës së shumtë. Iktusi, apo aksidentet vaskulare cerebrale, janë shkaku më i madh i sëmundjeve neurologjike.

Nëse e kuptojmë dhe e njohim fenomenin e iktusit, apo të aksidentit vaskular cerebral, atëhere do të mund të jemi në gjendje ta trajtojmë në rastet kritike që mund të na dalin përpara dhe kështu të rrisim shanset për mbijetesë të individit të prekur. Shpesh, dhe kjo me gjasa është tepër e vërtetë për Shqipërinë, janë të moshuarit ata që janë më pak të ditur për iktusin, për shenjat paralajmëruese dhe për faktorët e riskut. Të moshuarit, pra me moshë 75 vjeç e sipër, janë edhe grupmosha me rrrezikun më të madh për t’u goditur nga një iktus.

Rreth 80% e iktuseve janë iskemikë, pra të shkaktuar nga mpiksja e gjakut në arteriet e trurit, ndërsa pjesa tjetër e iktuseve janë hemorragjikë, që dmth se i detyrohen gjakrrjedhjes në tru të shkaktuar nga një çarje e enëve të gjakut.

Faktorët e riskut për iktus: presioni i lartë i gjakut (hipertensioni), tymi i cigares, sëmundjet e zemrës, diabeti, goditjet iskemike tranzitore.

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s