Autizmi

Autizmi

Autizmi është një gjendje që fillon përpara moshës 3 vjeçare dhe që karakterizohet nga vonesa gjuhësore, nga ndërveprime shoqërore të tjetërsuara dhe nga një sjellje e stereotipizuar.

Incidenca e çrregullimeve të spektrit autistik në disa prej raporteve më të fundit ka qenë 1 në 150, por raportime të tjera kanë treguar për një incidencë edhe më të lartë.

Nuk njihen dallime racore për sa i përket autizmit, dhe sipas përkufizimit fillimi është përpara moshës 3 vjeçare.
Është e rëndësishme të theksohet se autizmi prek kryesisht individët e seksit mashkull; ekzistojnë 4-5 herë më shumë meshkuj sesa femra me autizëm.

Incidenca e autizmit është e rritur kur është i prekur një i afërm i shkallës së parë.. Ky pohim mbështetet nga një konkordancë prej 60-92% në binjakët monozigotë, dhe nga një risk 5-10% tek vëllezërit/motrat. Gjithsesi, nuk është monogjenike dhe duket të jetë multifaktoriale.

Nuk njihen masa parandaluese.

 

Shenjat dhe simptomat e autizmit fillojnë prej moshës 3 vjeç, dhe mund të ndahen në 3 domeine kryesore:

Ndërveprime shoqërore të cënuara apo tjetërsuara: ka mungesë shikimi sy më sy, shprehje fytyre jo-normale (si e topitur, e mpirë), përdorim i tjetërsuar i gjesteve në aspektin shoqëror, zhvillim i dobët i marëdhënieve me bashkëmoshatarët ose prej mungesës së interesit ose prej paaftësisë, mungesë e ndarjes së interesit apo gëzimit me të tjerët, mungesë e reciprocitetit shoqëror dhe përgjigje e papërshtatshme ndaj nevojave apo shqetësimeve të të tjerëve.

Komunikim i tjetërsuar: ekziston një vonesë në nxjerrjen e të folurit (në outputin verbal), aftësi e cënuar apo tjetërsuar për të ndërtuar një bashkëbisedim, gjuhë përsëritëse apo e stereotipizuar, toni i të folurit është shpesh monoton, përdorim idiosinkratik i gjuhës dhe paaftësi për të kuptuar shakatë dhe ironitë.

Sjellje e kufizuar, e stereotipizuar dhe përsëritëse: ka një shqetësim për interesa të çuditshëm, jo-fleksibilitet në rutinën apo ritualet e veta, shqetësim për pjesët e objekteve, sjellje motore të stereotipizuara, një sferë të kufizuar interesash, dhe kompulsion për të rradhiru objektet sipas një skeme të caktuar.

Diagnoza vendoset nga një vlerësim klinik i realizuar nga një psikolog, neurolog apo psikiatër.

© Rinstinkt blog 2020
PDF: Autizmi

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s