Transplantet, Organet artificiale, Ksenotrapiantet, Organet në provëz

Transplantet, Organet artificiale, Ksenotrapiantet, Organet në provëz

Organe Artificiale

Kur një organ transplatohet jeta e tij nuk zgjat shumë. Në përgjithësi vetëm 50% e pacientëve që i janë nënshtruar një trapianti arrijnë të ruajnë funksionalitetin e organit pas 15-20 vitesh. Një tjetër faktor i rëndësishëm është edhe rritja e moshës mesatare së donatorëve apo dhuruesëve, pra individëve nga ku merren organet që mëpastaj do të transplatohen, që bën që këto organe të dhuruara të mos jenë më në gjendje edhe aq të re. Këto dhe arsye të tjera bëjnë që sot në botë kërkuesit shkencorë mundohen të gjejnë zgjidhje për ta plotësuar këtë nevojë për organe në mënyra alternative.

Për shembull ekzistojnë organet artificiale në miniaturë, por që nuk na kënaqin akoma mjaftueshëm në kërkesat tona. Duke marrë rastin e veshkës, këto mini organe artificiale, edhe pse mund të funksionojnë mirë, nuk janë në gjendje të garantojnë të gjtiha funksionet endokrine të veshkës natyrale. Kjo bën që e ardhmja e këtyre organeve artificiale në miniaturë të jetë akoma e paqartë dhe e largët.

Një shembull tjetër është ai i zemrës, sepse muskuli kardiak ka një funksion të vetëm relativisht të thjeshtë. Në kontekstin e zemrës ekziston VADi, Ventricuar Assist Device, që është një pompë materiali biokompatibël që implantohet në majën e ventrikullit që nuk funksionon mirë dhe që lidhet me jashtë me një kavo. Në dallim nga një zemër e transplantuar, kjo mini-zemër e transplantuar ka potencialin që të funksionojë në infinit sepse ka një pjesë aktive që punon e varur brenda një fushe magnetike për të eleminuar fërkimin dhe ndaj nuk konsumohet.
Kjo lloj paisje është transplantuar aktualisht në mbi 18 pacientë që janë seleksionuar në të gjithë botën për të marrë pjesë në provën (trial) klinike.

 

Ksenotrapiantet

Që prej viteve 1980të ka patur shpresa gjithnjë e më të mëdha për realizuar transplante me prejardhje prej kafshëve, dhe kjo ka qenë për njëfarë kohe një shpresë realistike. Por si atëhere e akoma edhe sot ka patur disa pengesa kryesisht imunologjike. Së pari, si mund të arrijmë të transplantojmë një organ prej një kafshe pa ngecur në refuzimin hiperakut që ndodh pak orë pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe që shkakton humbjen e organit? Si të mund të zgjidhim riskun që ka pacienti marrës njerëzor për të hasur infeksione virale që derivojnë nga kafsha? Viruse këto që duke bërë të ashtuquajturin kapërcim specieje, në linjë teorike mund të godasin edhe pacientin duke e bërë ndërhyrjen të kotë dhe mëpastaj të përhapen edhe në persona të tjerë.

Studimet që janë realizuar në vitet e fundit janë përqëndruar mbi primatët jo-njerëzore dhe mbi derrat. Por të vetmet tre specie që mund t’i garantojnë një zemër një individi të njëfarë mase trupore janë shpimpanzeja, orangutani dhe gorriall, që përveçse janë të vështirë për t’u menaxhuar në laboratorë ajnë të gjitha specie në zhdukje dhe pra të mbrojtura. Në të kundërt derrat që rriten që ferma sakrifikohen për ushqyerjen njerëzore kur peshojnë rreth 120-150kg e kështu nëse i zgjedhim për ksenotrapiante nuk do të paraqesnin asnjë problem madhësie mes zemrës dhe organizmit marrës.

Një aspekt tjetër ka të bëjë me faktin se kur lindin, primatët jo-njerëzorë, sjellin në jetë një ose dy individë sikundër specia njerëzore, dhe kjo do të thotë se nuk do të ishte e lehtë të arrihej ai numrë i madh organesh për transplant për të cilat kemi nevojë. Ndër të tjera majmunët rriten ngadalë ndërsa derri rritet me një shpejtësi prej rreth 10 kg në muaj dhe kështu që është një specie shumë më e lehtë për t’u kultivuar sipas nevojave.

Së fundmi, ka rëndësi edhe problemi i transmetimit të infeksioneve; sa mëtë afërta të jenë speciet aq më i lartë është rreziku që sistemi imunitar të shohi disa ngjashmëri imunologjike dhe kështu nga një anë të luftojë më pak kundër organit të huaj të transplantuar por nga ana tjetër edhe të jetë më pak i efektshëm ndaj një virusi.

Kështu pra, derri, edhe pse nuk e përjashton rrezikun për infeksione, duhet se është obiektivi i studimeve të sektorit të transplanteve

 

Organet në provëz

Së fundmi ekzistojnë edhe qelizat staminale, ato që kanë ngjallur interesin më të madhe të medias dhe të pulikut. Por qelizat staminale nuk janë të vetme, së bashku me to shkon edhe inxhinieria e indeve.

Para pak vitesh kërkuesit shkencorë arritën të formonin organe të vogla kafshësh duke u nisur prej qelizave staminale në laborator. Bëhet fjalë për mushkërinë e formuar në Yale University, dhe për mëlçinë e formuar nga Wake Forest University në Boston. Por këto organe nuk u formuan tërësisht nga qeliza staminale, por edhe nga struktura mbështetëse të nxjerra nga materiale plastike apo sisteme të derivuara nga nanoteknilogjitë të mbuluara me qeliza sikundër do të bënte një shtresë lëkure.

Në mars të vitit 2010 dhe në qershor të vitit 2011 u realizuan dy ndërhyrjet e para të transplantit të trakesë bioartificiale. Të dyja këto ndërhyrje, të parat e llojit të tyre në botë, u koordinuan nga  Paolo Macchiarini.

 

Një mendim mbi “Transplantet, Organet artificiale, Ksenotrapiantet, Organet në provëz

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s