Jetesa në zonat urbane dhe shëndeti mendor

Jetesa në zona urbane dhe shëndeti mendor

Sipas Kombeve të Bashkuara përqindja e njerëzve që jetojnë në qytete apo qëndra urbane do të vijë gjithnjë e në rritje, duke u parashikuar të arrijë në 66% në vitin 2050.

Aktualisht në zona urbane jeton mbi gjysma e popullatës botërore, pra rreth 4.2 miliardë njerëz. Përllogaritjet më të fundit nga të tjera burime parashikojnë se 68% e popullatës globale do të jetojë në zona urbane deri në vitin 2050.i

Mes qëndrave urbane më të mëdha në planetin tonë janë Tokio, Japoni me 37 milionë banorë, që ndiqet nga Delhi, Indi me 29 milionë banorë dhe Shanghai me 26 milionë banorë.

Efektet jo të mira të jetesës në zona urbane njihen prej kohësh. Ndër këto efekte jo të mira janë shkalla më e lartë e sëmundjeve kardiovaskulare dhe respiratore që prek popullatat urbane.ii Por në vitet e fundit shkencëtarët kanë përftuar të dhëna që tregojnë se jetesa në zona urbane ka efekte të kqija edhe në shëndetin mendor.

Në vitet 1930të nga shkecëtarët u sugjeruar për herë të parë se jetesa urbane mund të rriste riskun për skizofreni. Që prej asaj kohe shumë studime të ndryshme epidemiologjike kanë prodhuar të dhëna për bashkëlidhjen mes rriskut të rritur për skizofreni dhe jetesës urbane.

Rreziku për të zhvilluar sëmundjen mendore të depresionit është 20% më i lartë në popullatën urbane sesa në popullatat që jetojnë jashtë qyteteve.iii Rreziku për të zhvilluar psikozë (haluçinacione, deluzione paranojë dhe mendime të çorganizuara) është 77% më e lartë në popullatat urbane sesa në ato rurale.iv Rreziku për të zhvilluar çrregullim të gjeneralizuar të ankthit është 21% më e lartë në popullatat urbane sesa në ato rurale.v

Faktorët që mund të ndikojnë dhe mund të shpjegojnë këtë risk të rritur për sëmundje mendore në zona urbane përfshijnë një mumër të ndryshëm elementësh të ambientit shoqëror si për shembull pabarazia shoqërore,vi perceptimi për krimin dhe krimi aktual, vetmia dhe izolimi,vii si dhe faktorë stresues fizikë si për shembull ndotja,viii zhurma, apo edhe hapësirat e gjelbërta të reduktuara.ix

Faktor kritik është fakti se sa më shumë kohë shpenzon në zona urbane gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, aq më i lartë është risku për të zhvilluar një sëmundje mendore në moshë të pjekur. Këtu duhet theksuar se ekziston një bashkëlidhje “dozë-përgjigje”, e cila jep mbështjetje indirekte për një marëdhënie kauzale/shkakësore midis jetesës urbane dhe sëmundjeve mendore.

* * *

Rinstinkt Blog 2019
PDF: Jetesa në zona urbane dhe shëndeti mendor.

* * *

Referencat:

i World Bank staff estimates based on the United Nations Population Division’s World Urbanization Prospects https://data.worldbank.org/indicator/SP.URB.TOTL?end=2018&start=1960&view=chart

ii URBAN HEALTH: Evidence, Challenges, and Directions Sandro Galea and David Vlahov, Annual Review of Public Health 2005 26:1, 341-365

iii Sundquist, K., Frank, G., & Sundquist, J. (2004). Urbanisation and incidence of psychosis and depression: Follow-up study of 4.4 million women and men in Sweden. British Journal of Psychiatry, 184(4), 293-298. doi:10.1192/bjp.184.4.293

iv Sundquist, K., Frank, G., & Sundquist, J. (2004). Urbanisation and incidence of psychosis and depression: Follow-up study of 4.4 million women and men in Sweden. British Journal of Psychiatry, 184(4), 293-298. doi:10.1192/bjp.184.4.293

v Peen, J., Schoevers, R.A., Beekman, A.T. and Dekker, J. (2010), The current status of urban‐rural differences in psychiatric disorders. Acta Psychiatrica Scandinavica, 121: 84-93. doi:10.1111/j.1600-0447.2009.01438.x

vi Chiavegatto Filho ADP, Kawachi I, Wang YP, et al Does income inequality get under the skin? A multilevel analysis of depression, anxiety and mental disorders in São Paulo, Brazil J Epidemiol Community Health 2013;67:966-972.

vii Matthews, T., Danese, A., Caspi, A., Fisher, H., Goldman-Mellor, S., Kepa, A., . . . Arseneault, L. (2019). Lonely young adults in modern Britain: Findings from an epidemiological cohort study. Psychological Medicine, 49(2), 268-277. doi:10.1017/S0033291718000788

viii Khan A, Plana-Ripoll O, Antonsen S, Brandt J, Geels C, Landecker H, et al. (2019) Environmental pollution is associated with increased risk of psychiatric disorders in the US and Denmark. PLoS Biol 17(8): e3000353. https://doi.org/10.1371/journal.pbio.3000353

ix Astell-Burt T, Feng X. Association of Urban Green Space With Mental Health and General Health Among Adults in Australia. JAMA Netw Open. 2019;2(7):e198209. doi:https://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2019.8209

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s