Devijimi i murit ndarës (septumit) të hundës

Patologji keqformuese të hundës: Devijimi i murit ndarës (septumit) të hundës

Në rastin e devijimit të murit ndarës të hundës bëhet llaf për një spostim të septumit në krahasim me linjën mediane; kjo shkakton çrregullime në frymëmarrje që vijnë si pasojë e pakësimit të vëllimit të zgavrave të hundës.
Gjithsesi, tek i rrituri, septumi i hundës nuk është kurrë perfektësisht i drejtë dhe median, por shpesh paraqet trashje dhe kurbatura të vogla.

Devijimi i murit ndarës të hundës lind si pasojë e një zhvillimi jo harmonik të skeletit të fytyrës. (Splanknokraniumi evoluon më vonë se neurokraniumi.)

Kërci katërkëndor është i kufizuar në një kornizë të formuar nga struktura kockore si plori, fleta perpendikulare/pingul e etmoidit, proçesi palatin i maksilarit. Zhvillimi jo harmonik i këtyre strukturave e detyron kërcin katërkëndor që të zë një hapësirë më të vogël në krahasim me sipërfaqen e vet, dhe si rrjedhojë të lakohet dhe krijojë kthesa të vogla.

Në disa raste devijimi i septumit të hundës mund të vijë si pasojë e një traume, edhe modeste, që shpesh ndodh në moshë të vogël.

Devijimi i murit ndarës të hundës/septumit

Devijimi i murit ndarës të hundës shpesh shoqërohet me një hipertrofi kompensuese të turbinatëve dhe të bullës etmoidale, të kundërvënë ndaj konveksitetit të septumit.

Rrymat inspiratore të ajrit përqëndrohen në një zonë të vogël të mukozës së hundës, duke prodhuar kështu një avullim të tepërt të mukusit nga kjo zonë e mukozës, çka shkakton një rezistencë më të vogël ndaj agjentëve infektivë.

Simptomatologjia subjektive: bllokim respirator i hundës një apo i dyanëshëm.

Diagnoza: nëpërmjet rinoskopisë.
Mund të dallohen disa kuadre klinike: 1. një subluksacion të kërcit katërkëndor, pjesa e përparme e të cilit mund të zgjatet deri në vestibulin hundor. 2. prani e trashjeve, mamuzëve apo e kreshtave kockore.

Studimi radiologjik me TC: identifikom më mirë vendin dhe entitetin e devijimit.

Studime funksionale nëpërmjetë rinomanometrisë, që heton domethënien funksionale të devijimit të septumit.

Ndërlikimet e devijimit të murit ndarës të hundës/septumit: bllokimi kronik i hundës, dhe flogozë sinuzale. Të dyja këto procese mund të shkaktojnë pasoja funksionale mbi rrugët e poshtëme të frymëmyrrjes (forma flogjistike faringo-laringo-trakeo-bronkiale) por edhe në veshin e mesës (otit siero-mukoz).

Terapia: Septoplastika – ndërhyrja kirurgjikale realizohet nëpërmjet ngritjes së perikondriumit dhe periostit me qëllim që të ekspozohet pjesa kërcore dhe kockore e devijuar e septumit të hundës, që duhet të hiqet, ndreqet apo ripozicionohet.
Ndërhyrja bëhet në anestezi të përgjithëshme, jo përpara moshës 15-16 vjeç sepse skeleti hundor nuk është zhvilluar plotësisht.
Mbas ndërhyrjes ka nevojë për një tamponim hundor që zgjat 48-72 orë.


© Rinstinkt blog

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s