Tonsiliti (pezmatimi i bajameve)

Tonsiliti (pezmatimi i bajameve)

Ekzistojnë dy procese infiamatore akute që prekin grykën; ato janë: Tonsiliti apo pezmatimi, infiamacioni i bajameve dhe Angjina.

Tonsiliti është emri që i jepet infiamacionit që prek vetëm bajamen. Është një nga shkaqet më të shpesht të vizitave tek otorinolaringoiatri. Tonsilitet (pezmatimet e bajameve) janë veçanërisht të shpeshta në moshën pediatrike, në muajtë dimërorë dhe manifestohen mbi të gjitha në ambiente të mbipopulluara si për shembull në shkolla apo çerdhe.

Angjina është një proces infiamator që mund të zgjatet tek strukturat e tjera rreth e përqark, dhe mund njëkohësisht të preki edhe hipofaringun. Në rastin e angjinës infeksioni është pothuajse gjithnjë i dyanshëm.

Tonsiliti, pra pezmatimi i bajameve mund të jetë: i tipit viral, prej adenovirusi (70%), prej herpes virusi (10%), virusi të gripit/influnecal apo paragripit (i ftohti, në gjuhën popullore) (10%).
I tipit bakteror; në 90% të rasteve mikroorganizmi shkaktar i imfiamacionit të bajameve është SBEG-A.
Tonsiliti mund edhe të jetë i tipit mikotik.

Në pjesën më të madhe të rasteve, 70%, flogoza e bajameve ka një origjinë virale dhe transmetimi ndodh nëpërmjet pikëzave të Plugges, me një periudhë inkubacioni prej 2-14 ditësh.

Infeksioni nga Streptokoku Beta Hemolitik i Grupit A (SBEG-A) manifesohet në vijim të rritjes së ngarkesës bakterore; të virulencës së varietetit bnakterore (prania e proteinës M); reduktim të mbrojtjeve imunitare. Në prani të këtyre kushteve ndodh adezioni i baktereve tek qelizat epiteliale, kapërcimi i mbrojtjeve lokale dh ekolonizimi, dhe pas një inkubacioni prej 2-5 ditësh shfaqet simptomatologjia.

Simptomatologjia e tonsilitit/ pezmatimit të bajameve: faringodini (dhimbje e grykës) shpesh shumë e fortë, disfagji (vështirësi në gëlltitje) e dhimbshme, otalgji reflekse, sekretim i tepruar pështyme, tempreaturës të lartë (mbi 38.5), adenopati.

Ekzaminimi objektiv: në varësi të gjetjeve të orofaringoskopisë tonsiliti akut mund të klasifikiohet në:
Tonsilit eritematoz – kur bajamja shfaqet hiperhemike dhe hipertrofike
Tonsilit eritematoz-pulpoz – që është dytësor ndaj një infeksioni bakteror prej SBEG-A. Në këtë rast mbi sipërfaqen e bajameve dyanshmërisht vëzhgohet një pllakë e bardhemë kremoze, që mund të shkëputet me lehtësi. Kjo pllakë e vesh të gjithë sipërfaqen e bajameve.
Tonsilit pseudomembranoz – në të cilin krijohet një membranë e rremë me ngjyrë të thinjët që vesh të gjtihë bajamen (difteriti).
Tonsilit ulçero-nekrotik – që karakterizohet nga nekroza pak a shumë e thellë dhe pak a shumë e përhapur e parenkimës së bajameve.
Tonsilit fshikëzor (vescikular) – me shfaqjen e fshikëzave mbi sipërfaqen e bajameve dhe mbi mukozën faringeale. Zakonisht bëhet fjalë për infeksione virale nga Herpes simplex apo nga Herpes zoster.

Diagnoza e tonsilitit bazohet mbi një mbledhje të detajuar të të dhënave anamnestike dhe obiektive të pacientit.
Shënim: diagnoza serumologjike e mononukleozës infektive, kërkim i kundërtrupave specifikë kundër virusit EB.
Përcakto nëse agjenti etiologjik i tonsilitit është SBEG-A. Test i shpejtë nëpërmjet kërkimit antigjenik imunoenzimatik prej një tamponi faringeal në fazën akute të sëmundjes. Ose kryej ekzaminim kultural (në kulturë) të tamponit faringeal. Kërkim i kundërtrupave anti-streptolizinë-O.

Në fazën fillestare këshillohet një trajtim me antipiretikë (kundër temperaturës së lartë) dhe analgjezikë (paracetamol).
Në tonsilitin nga SBEG-A trajtimi antibiotik me Amoskicilinë nga goja, eventualisht në bashkëlidhje me acidin klavulanik.
Kortikosteroidët gjejnë përdorim në rast të një hipertrofie të dukshme të bajameve apo në rast reaksioni edematoz të indeve rrethuese.

Tonsilektomia (heqja e bajameve) mund të sugjerohet në rast të pranisë të: 1.) 5 (pesë) apo më shumë episode tonsiliti akut me simptoma që zgjasin për të pakëtn 12 muaj, pavarësisht agjentit shkaktar. 2.) adenopatisë laterocervikale domethënëse (>2cm). 3.) një apo më shumë episode abshesi peritonsilar. 4.) konvulsione nga temperatura.

Tonsilektomia ralizohet në anestezi të përgjithëshme, nëpërmjet shqitjes së kapsulës tonsilare nga fashoja faringo-bazilare. Në ditët pas ndërhyrjes kirurgjikale lozha tonsilare duket e mbuluar nga një cipë e bardhemë që eleminohet vetvetiu mes ditës së 4-7të (rënie e eskarës).

Ndërlikime të tonsilektomisë: infeksion i plagës operatore; enfizemë cervikale; hemorragji (administrim antifibrinolitikësh dhe qepje e enëve hemorragjike).

Ndërlikime peritonsilare: mbledhje abshesuale që formohen në hapsirën e përfshirë mes kapsulës tonsilare (pozicion medial) dhe fashos faringo-bazilare që vesh muskulin shtrëngues të faringut (shkaktari:SBEG-A).


© Rinstinkt blog

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s