Egzaminimi neurologjik: Statusi mendor

Egzaminimi neurologjik: hyrje.

Egzaminimi neurologjik: Statusi mendor

Aftësitë e pacientit që kanë të bëjnë me vëmendjen hetohen të parat; një pacient me probleme të vëmendjes nuk është në gjendje që të bashkëpunojë plotësisht dhe kjo e pengon vlerësimin e tij anamnestik.

Çdonjë shenjë minimale e një rënie konjitive kërkon që të kryhet egzaminimi i statusit mendor (egzaminim i statusit konjitiv) që parashikon vlerësimin e aspekteve të shumëfishta të funksionit konjitiv, si vijon: Orientimi në kohë, në hapësirë dhe në personë. Vëmendja dhe përqëndrimi. Memorja. Aftësi verbale (gjuhësore) dhe matematikore. Aftësi gjykimi. Arsyetim.

Humbja e aftësisë së identifikimit personal, apo me fjalë të tjera mos njohja e emrit të vetë, verifikohet vetëm kur plogështia, deliriumi apo demenca janë të rënda. Në rastin kur humbja e aftësisë për vet identifikim është e pranishme si një simptomë e izoluar ajo është indikattive për një simulim nga ana e pacientit.

Vlerësohen perceptimi i sëmundjes së vet dhe ndërgjegjshmëria në relatë me nivelin e shkollimit, sikundër edhe toni afektiv dhe i humorit. Fjalori shprehës zakonisht është i bashkëlidhur me nivelin e shkollimit\edukimit.

Pacienti i kërkohet të kryejë këto veprime:
1. Të kryejë një komandë komplekse që përfshinë 3 pjesë të trupit dhe të sallojë mes së djathtës dhe së majtës (për shembull, vendose gishtin e madh të djathtë në veshin e majtë dhe nxirre gjuhën jashtë).
2. Emërto objekte të thjeshta dhhe fol për ato objekte (për shembull, syzet dhe lentet).
3. Emërto pjesë të trupit dhe lexo, shkruaj dhe përsërit fraza të thjeshta (nëse evidentohen defiite\mangësi, janë të nevojshme teste të tjera për afazinë).

Perceptimi hapësinor mund të egzaminohet duke i kërkuar pacientit që të imitojë konstrukte të thjeshta apo komplekse të bëra me duar dhe të vizatojë një orë, një kub, një shtëpi apo disa pentagone që intersekohen (priten me njëri tjetrin). Sforcimi i realizuar për kryerjen e këtyre detyrave është shpesh burim informacionesh po aq të rëndësishme sa ato të dhëna nga rezultati përfundimtar. Ky test mund të indentifikojë impersistencë, perseveracion (përsëritja e një përgjigje të caktuar si për shembul një fjalë, frazë apo gjest, pavarësisht mungesës apo ndalesës së një stimuli), mikrografi, dhe neglekt të një pjese të hapësirës.

Praksia (afësia konjitive për të realizuar lëvizje motore komplekse) mund të vlerësohet duke i kërkuar pacientit që të përdori një furçë dhëmbësh apo një krehër, ttë ndezi një shkrepëse apo të kërcasi gishtat.

(Për detaje të tjera shikoni edhe pyetësorin: Mini-Mental State Examination.)

 

2 mendime mbi “Egzaminimi neurologjik: Statusi mendor

  1. Pingback: Egzaminimi neurologjik: Nervat kranialë apo të kokës | Rinstinkt Blog

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s