Egzaminimi neurologjik: Nervat kranialë apo të kokës

Egzaminimi neurologjik: hyrje.

Egzaminimi neurologjik: Statusi mendor

Vlerësimi i neurologjik i nervave kranialë apo të kokës

Nervi i parë kranial – Nervi olfaktiv (i nuhatjes)

Nuhatja, që është funksion i nervik olfaktiv apo olfaktor, shpesh vlerëzohet ekskluzivisht pas një traume kranike apo kur dyshohen dëmtime prej një meningjiome në gropën kranike të përparme, apo në pacientët që referojnë një tjetërsim të nuhatjes apo të shijes.
I kërkohet pacientit që të identifikojë erëra\aroma, si për shembul, sapn, kafe, karafila, duke i afruar këto një nga një tek çdonjë flegër ndërsa vrima tjetër e hundës mbylllet. Alkoli, anmoniaku dhe substanca të tjera irrituese që shërbejnë për të testuar receptorët nocioceptivë të nervit të 5të kranik (n. trigjemina), përdoren vetëm kur dyshojmë se gjendemi përballë një pacienti që po simulon (po bën gjoja).

 

Nervi i dytë kranial – Nervi optik (i të parit)

Për sa i përket nervit të dytë kranial, nervit optik, hetohet mprehtësia pamor\vizive duke përdorur tabelat e Snellenit për shikimin nga larg apo një tabelë të mbajtur në duar për shikimin nga afër. Çdonjë sy vlerësohet veças, me syrin tjetër të mbuluar.
Perceptimi i ngjyrave egzaminohet duke përdorur tabela standarde si ajo e ishhiharas ap e Hardy-Rand-Ritter që formojnë numra apo figura të zhytura në një fushë me pika të ngjyrosura në mënyrë specifike.
Fusha pamore vlerësohet me krahasim të drejtëpërdrejtë të katër kuadrantëve pamorë. Egzaminohen reagimi pupilar (i bebes së syrit) i drejtëpërdrejtë dhe ai konsensual. Kryehet edhe egzaminimi i fundusit të syrit nëpërmjet oftalmoskopit.

 

Nervi i tretë, katërt dhe i gjashtë kranial – Nervi okulomotor, troklear dhe abducent

Për vlerësimin e okulomotorit n.3të, të troklearit 4të, dhe të abducentit 6të, sytë vëzhgohen për simetrinë e lëvizjes, për pozicionet e kokërdhokëve të syve, për asimentrinë apo uljen e qepallave (ptozë), tkurrjet apo lëvizjet e shpejta të globeve okulare dhe të qepallave. Lëvizjet ekstraokuare të kontroluara nga këto nerva testohen duke i kërkuar pacientit që të ndjeki gishtin e egzaminatorit në lëvizje në të 4 kuadrantet, edhe përtej linjës mediane dhe drejtë majës së hundës. Kjo metodikë mund të zbulojë një nistagmus dhe paralizë të muskujve okularë. Një nistagmus me amplitudë të shkurtër dhe të lehtë në vështrimin lateral është normale.
Anizokoria apo thënë ndryshe, diferenca në përmasat e pupilave (bebeve të syrit) duhet vëzhguar një një ambient pak të ndriçuar. Përgjigjia pupilare ndaj dritës testohet për simetrinë dhe menjëhershmërinë në përgjigje.

 

Nervi i pestë kranial – Nervi trigjeminal

Tre degët sensitive (oftalmike, maksilare dhe mandibulare) të nervit të 5të kranial, n. trigjeminal, verësohen duke testuar ndjeshmërinë e fytyrës dhe duke prekur lehtë me një copë pambuku pjesën e poshtëme apo anësore\laterale korneale (kjo e fundit për të analizuar refleksin korneal). Në ato raste kur ndjeshmëria e fytyrës ka humbur, duhet egzaminuar këndi mandibular, sepse kursimi i kësaj zone prej humbjes së ndjeshmërisë (zonë kjo e inervuar nga rrënjët spinale të C2) sugjeron një problem në ngarkim të n. trigjeminal.
Një refleks i reduktuar në ‘shkeljen e syrit’ për shkak të një dobësie të nervit facial, për shembull një paralizë e n. të 7të kranial, duhet dalluar nga një reduktim apo mungesë e ndjeshmërisë kornealle që është e shpeshtë në mbajtësit e lenteve në kontakt. Një pacient me dobësi të n. facial, e dallon copëzën e pambukut normalisht në të dyja krahët, edhe pse aftësia për të ‘shkelur syrin’ është e reduktuar..
Funksioni motor i n.trigjeminal egzaminohet duke palpuar muskujt maseterë ndërsa pacienti i mban dhëmbët të mbyllur dhe duke e ftohur që ta hapi gojën kundër një rezistence. Nëse një muskul pterigoid është i dobët, mandibula devijon drejtë atij kahu kur goja hapet.

 

Nervi i shtatë kranial – Nervi facial

Nervi i 7të kranial apo n. facia vlerësohet duke kontrolluar dobësinë në ngarkim të gjysmëfytyrës. Asimetria në lëvizjet e fytyrës shpesh është më evidente gjatë bashkëbisedimit spontan, veçanërisht kur pacienti buzëqesh, apo në rast të një tjetërsimi\alteracioni të gjendjes së ndërgjegjes, në ngërdheshjet e provokuara nga një stimul i dhimbshëm.
Nëse pacienti paraqet një dobësi të kufizuar në pjesën e ulët të gjysmëfytyrës (dmth kur rrudhat e ballit dhe mbyllja e syve janë të prezervuara), etiologjia e dobësisë\dëmtimit së n. të 7të kranial gjendet më tepër në nivel qëndror dhe jo aq në nivel periferik.
Shija në 2\3 e përparme të gjuhës mund të egzaminohet duke aplikuar substanca të ëmbla, të athëta, të kripura apo të hidhura nëpërmjet një tamponi prej pambuku, fillimisht në një krah të gjuhës dhe mëpastaj në krahun tjetër.
Hiperakusia që tregon një dobësi\dëmtim të muskulit stapedius, mund të individuohet duke mbajtur një diapazon afër veshit.

 

Nervi i tetë kranial – Nervi vestibulokoklear, akustik, dëgjimor.

Duke qenë se nervi i 8të kranial tejçon stimuj dëgjimorë dhe vestibularë hetimi i tij kërkon vlerësimin e testeve të dëgjimit dhe testeve të funksionalitetit vestibular.
(Dëgjimi. Funksioni vestibular. Marramendja akute. Sindroma vestiibuare akute. Marramendje episodike të provokuara nga ndryshimi i pozicionit.)
(Për këto nuk do të flasim.)

 

Nervi i nëntë dhe i dhjetë kranial – Nervi glosofaringeal dhe nervi vagus.

Zakonisht këta dy nerva vlerësoen së bashku, njëkohësisht. Vlerësohet nëse qiellëza nggrihet në mënyrë simetrike ndërsa pacienti ia bën ‘ah’.
Mund të përdoret një ulëse gjuhe për të prekut një kah të faringut të pasëm, dhe mëpastaj tjetrin, dhe vëzhgohet simetria në refleksin faringeal. Mungesa bilaterale e refleksit faringeal është frekunete në subjektet e shëndetëshme dhe mund të mos jetë domethënëse.
Në një pacient në gjendje të pandërgjegjëshme, apo nën intubacion, nëse praktikohet një aspiracion nëpërmjet tubit endotrakeal normalisht provokohet refleksi i kollës.
Nëse është e pranishme disfoni duhen inspektuar kordat zanore. Një disfoni e izoluar, me refleks faringea dhe ngritje të qiellëzës normale, duhet të na induktojë në kërkimin e dëmtimeve të tjera të mundshme, si për shembull një linfomë mediastinike, një aneurizmë të aortës, shkaqe këto që mund të krijojnë presion, pra të shtypin, nervin laringeal rekurrent.

 

Nervi i njëmbëdhjetë kranial – Nervi aksesor spinal

Ky nerv vlerësohet duke testuar muskujt që ai inervon. Muskulin sternokleidomastoid dhe muskulin trapezius. I kërkohet pacientit që të kryejë lëvizje që të angazhojnë këto grupe muskulore.

 

Nervi i dymbëshjetë kranial – Nervi hipoglos

Ky nerv vlerësohet duke i kërkuar pacienti që të nxjerri jashtë gjuhën dhe duke e vëzhguar për atrofi, për fashikullacione dhe dobësi. Devijimi i i gjuhës ndodh drejt kahut të dëmtimit.

 


© mbi tekstin Rinstinkt Blog

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s