Egzaminimi neurologjik (hyrje)

Egzaminimi neurologjik fillon me një vëzhgim të pacientit që prej momentit që ai futet në dhomë dhe vazhdon gjatë mbledhjes së anamnezës. Pacienti duhet të ndihmohet sa më pak të jetë e mundur, në mënyrë që çdo vështirësi apo probem të mund të bëhet evidente. Shpejtësia e pacientit, simetria dhe koordinimi ndërsa i afrohet tavolinës së egzaminatorit duhet të vezhgohen të gjitha. Sikundër edhe (drejtë)qëndrimi, ecja (deambulacioni), sjellja, veshja dhe reagimet e pacientit ndaj stimujve të ndryshëm japin njohuri mbi humorin e pacientit dhe mbi përshtatjen e vet sociale. Ligjërata, përdorimi i gjuhës, agnosia hapësinore, qëndrime jotipike, çrregullime të tjera të lëvizjes, etj mund të dalin të gjitha në pah që përpara fillimit të ekzaminimit obiektiv.

Kur të kemi marrë të gjitha informacionet, egzaminatori i vëmendshëm mund të vlerësojë disa aspekte të egzaminimit obiektiv dhe të përjashtojë disa të tjera mbi bazën e hiipotezave preliminare rreth anatomisë dhe fiziopatologjisë së problemit. Nëse egzaminatori është më pak ekspert, realizohet egzaminimi neurologjik i plotë dhe nuk lihet pa kaluar asnjë hap.

Egzaminimi neurologjik përfshinë disa faza: Statusi mendor, Nervat kranialë apo të kokës, Sistemi motor, Forca muskulore, Deambulacioni (të ecurit), qëndrimi drejtë dhe koordinimi, Ndjeshmëria (sensibiliteti), Reflekset, Sistemi nervor autonom.

Edhe pse një egzaminim i detajuar neurologjik mund të kërkojë shumë kohë, aspektet themelore mund të hetohen në rreth 4 minuta dhe na mundësojnë të gjejmë një defiçit (mangësi) në cilindo nga përbërësit themelorë. Rezultatet anormale në një nga përbërësit\komponentët duhet me patjetër që të nxisin një ekgzaminim më të detajuar të asaj pjese.

 

2 mendime mbi “Egzaminimi neurologjik (hyrje)

  1. Pingback: Egzaminimi neurologjik: Statusi mendor | Rinstinkt Blog

  2. Pingback: Egzaminimi neurologjik: Nervat kranialë apo të kokës | Rinstinkt Blog

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s