Egzaminimi neurologjik: Sistemi motor

Egzaminimi neurologjik: hyrje

Egzaminimi neurologjik: Statusi mendor

Egzaminimi neurologjik: Nervat kranialë apo të kokës

 

Egzaminimi neurlogjik: Sistemi motor

Për të bërë një vlerësim sa më të plotë të sistemit motor, duhet të hetohen si grupet muskulare të pelviisit ashtu edhe ato të shpatullës. Duhet të inspektohen: atrofia, hipertrofia, zhvillimi asimetrik, fashikullacione, miotonia, dridhja (tremor), lëvizje të tjera të pavullnetshme ku përfshihen korea (lëvizje të shpejta dhe të pakontrolluara), atetoza (lëvizje të vazhdueshme kontorsioni) dhe miokloni (tkurrje muskulore të ngjashme me dridhje/shock).

Hetimi në flekso-ekstension i gjymtyrëve të pacientit të relaksuar jep informacione rreth tonit muskulor.

Atrofia duket nga një masë muskulore e reduktuar, por atrofitë e dyanëshme\bilterale apo ato që prekin muskuj të mëdhenjë apo të thellë mund të mos jenë të dukshme; kjo përveç rasteve kur janë në një stad të avancuar. Tek i moshuari humbja e një pjese së masës muskulore është një fenomen i përhapur.

Hipertrofia verifikohet kur një muskul është i detyruar që të punojë më shumë për të kompensuar pamjaftueshmërinë funksionale të një muskuli tjetër. Pseudo-hipertrofia verifikohet kur një ind muskulor zëvendësohet nga një ind lidhor në tepricë apo nga material jo funksional, si për shembull amiloide.

Fashikullacionet (tkurrje të shkurtra, të imëta, të shpejta dhe të parregullta të muskulit, të dukshme nën lëkurë) janë mjaftë të shpeshta. Pavarësisht se mund të verifikohen në muskulaturën normale, mbi të gjitha tek të moshuarit, fashikullacionet shpesh indikojnë një dëmtim tek motoneuroni i dytë, si për shembull një degjenerim nervoz apo dëmtim dhe rigjenerim.

Miotonia (relaksim i reduktuar i një muskuli pas një tkurrje të zgjatur apo pas një perkusioni të drejtëpërdrejtë mbi të) tregon një distrofi miotonike dhe mund të demonstrohet nga paaftësia për të hapur me shpejtësi dorën e mbyllur.
Një rritje e rezistencës e ndjekur nga një lëshim i menjëhershëm dhe spasticiteti, tregojnë një dëmtim të motoneuronit të parë.

Ngurtësia\rigjiditeti uniformë në të gjithë gamën e lëvizjes shpesh i bashkëlidhur me fenomenin e rrotës së dhëmbëzuar, sugjeron një patologji të ganglioneve të bazës trunore. (Shih Parkinsonin.)

 

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s