Biopsia endomiokardiake, procedura dhe ndërlikimet

Biopsia endomiokardiake, procedura dhe ndërlikimet

Çfarë është biopsia endomiokardiake? Është një procedurë, një formë biopsie, që kryhet për të marrë një fragment të vogël të muskulit të zemrës, pra miokardit, në mënyrë që mbi vetë fragmentin të realizohet një ekzaminim nën mikroskop. Gjatë hetimit me mikroskop mund të vihen re tjetërsime të mundshme të qelizave që përbëjnë indin kardiak.

Si realizohet procedura? Procedura realizohet në ambiente të përshtatshme për ndërhyrje të tilla. Pacienti pastrohet dhe mbi zonën ku to të futet kateteri duhet bërë depilimi\rruajttja i\e qimeve të trupit. Kateteri që përdoret është i veçantë dhe quhet biotom; në majën e tij ka një pincë të vogël mjaftë të mprehtë nëpërmjet të cilës ‘këputen’ fragmentet e indit miokardiak.

biopsia endomiokardiake bioptomiPërgjithësisht biotomi futet nëpërmjet venës xhiugulare të djathtë të brendshme, që ndodhet në krah të qafës, dhe më rrallë kateteri futet nëpërmjet arterieve. Të tjera herë kateteri futet nëpërmjet venës apo arteries femorale në afërrsi të rrëzës së kofshës.
Ena e gjakut nëpërmjet të cilës futet kateteri (biotomi) çpohet nëpërmjet një ageje të veçantë, në anestezi lokale. Pastaj ageja zëvendësohet me një kanulë nëpërmjet të cilës pastaj futet kateteri\biotomi.

Kateteri drejtohet për nga zemra nën kontrolllin e rrezeve X. Në zemër kryhen disa ‘pickime’, zakonishtt 4-5, dhe fragmentet që merren ruhen në një lëng apostafat deri sa ato të shkojnë tek një tjetër mjek specialist (anatomo patologu) që i heton ato nën mikroskop.

Gjatë kësaj ndërhyrje pacienti ndjen vetëm një dhimje tepër të lehtë për shkak të dhënies së anestetikut lokal. Ndonjëherë ndodh që pacienti ka ndjesinë sikur zemra po i vinë në grykë (palpitacione) për shkak shfaqjes së ndonjë çrregullimi në rahejn e zemrës, pra aritmi, të provokuara këto nga kateteri që futet në dhomat e zemrës.
Pas përfundimit të procedurës pacienti mbahet nën vëzhgim për 24 orë.

Përse bëhet biopsia endomiokardiake?

Ky ekzaminim bëhet për të kërkuar origjinën e disa sëmundjeve të miokardit, pra të muskulit të zemrës, që paraqiten me shenja dhe simpta specifike si për shembul dhimbje në kraharor, çrregulllime të ritmit me të cilin rreh zemra etj. Këto dhe të tjera çrregullime karakterizohen nga një ulje e rëndësishme e aftësisë së zemrës për t’u tkurrur dhe për të furnizuar indet e trupit me gjak. Këto sëmundje mund të shkaktohen ose nga difekte të vet muskulit kardiak apo nga grumbullimi i substancave të veçanta në zemër apo edhe nga një infiamacion\skuqje e miokardit (miokardit) e shkaktuar nga ndonjë sëmundje imunitare apo edhe nga ndonjë virus.

Natyrisht për të filluar një terapi, pra për t’i dhënë pacientit një terapi për problemin që ka, së pari duhet të zbulojmë se çfarë probemi ka, pra duhet të zbulojmë shkakun e sëmundjes, për shembulll nëse i detyrohet një infiamacioni apo një grumbulllimi substancash.

Biopsia kardiake kryhet edhe për të bërë diagnozën e një refuzimi të transplantit në pacientëtt që i janë nënshtruar një transplanti të zemrës. Në këtë rast biopsia mundëson identifikimin me qartësi të shenjave të parakohshme, kështu që të mund të ndërhyhet me shpejtësi nëpërmjet ilaçeve përkatëse. Për këtë arsye biopsia endomiokardiake kryhet shpesh në periudhën pas operimit, dhe sidosi në çdo rast që dyshohet se po lind një proces refuzimi ndaj transplantit.

Gjithashtu një përdorim tjetër që mund të ketë biopsia endomiokardiake është për të verifikuar nëse ka dëme, kolaterale, të miokardit, të shkaktuara nga ilaçe kundër-tumorale që i janë dhënë pacientit për të kuruar tumore që mund të kenë lindur në organe apo rajone të tjera të trupit.

Ndërlikimet e mundshme të biopsisë endomiokardiake

Kjo procedurë ka risqe shumë të vogla. Ndërlikimet që mund të shfaqen lidhen me kateterizmin kardiak, si për shembull, hematomë në vendin e çpimit, aritmi që mund të lindin si pasojë e kontaktit të kateterit me muret e brendshme të dhomave të zemrës, apo në raste më të rralla akoma ndalesë kardiake.

Të tjera ndërlikime të rralla mund ttë kenë të bëjnë me aktin e kryerjes së biopsisë, pra, perforim\çpim i murit të zemrës me derdhje gjaku përreth zemrës në trastën perikardiake. Ky i fundit është edhe ndërlikimi më i madh dhe që duhet të diagnosttikohet sa më parë për të vënë pacientin nën vëzhgim dhe për të filluar terapinë përkatëse (me ilaçe, me zbrasje të perikardit).

 

 

© Rinstinkt blog 2019

Reklama

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s