Sepsi

Sepsi është një përgjigje e rëndë sistemike infiamatore e organizmit ndaj një bakterihemie apo ndaj një infeksioni tjetër. Zakonisht sepsi i detyrohet një infeksioni bakteror, me prani mikrobesh në qarkullimin e gjakut, në mushkëri, në urinë apo në inde të tjera të organizmit. Infeksioni fillestar ndonjëherë merret fillimisht në spital dhe zhvillohet më tej për shkak të gjendjes së dobët imunitare të pacientit, që shpesh është një pacient me mbrojtje të ulëta, të dobësuara, imunitare.

Shoku septik konsiston në uljen drastike të presionit të gjakut dhe me pamjaftueshmëri organesh të tjera për shkak të mosfurnizmit të mjaftueshëm të tyre me gjak. Kjo shpie në një gjende pamjaftueshmërie shumë-organëshe që përfshin mushkëritë, veshkat dhe mëlçinë.

Rreziku për të zhvilluar sepsis rriten nëse tek pacienti, përveç të tjerash, gjenden edhe kushte si një sistem imunitar i dobësuar, disa çrregullime kronike, një artikulacion apo një valvul kardiake artificiale dhe anomali të valvulave kardiake.

Shkaqet etiologjike më të shpeshta tek pacientët e imunodepresuar përfshijnë baktere gram pozitive dhe gram negative. Një shkaktar tjetër janë edhe kërpudhat që normalisht nuk do të ishin në gjendje të shkaktonin një infeksion aq të gjerë dhe rrezikues për jetën.

Fillimisht subjektet paraqesin një rritje të tempraturës trupore (ndonjëherë është e ulët), ndonjëherë e bashkëlidhur me ethe dhe dobësi.Të tjera simptoma janë, rritja e leukocitëve, hipotensioni, takikardia, oliguria dhe gjendja konfuzionale e pacientit.

Diagnoza formulohet në bazë të bashkëlidhjes së aspektit klinik (anamneza, ekzaminimi fizik) me të dhënat laboratorike e mikrobiologjike që tregojnë praninë e infeksionit.

Mjekët e dyshojnë diagnozën dhe duhet të jenë të aftë ta bëjnë atë – gjithnjë duke patur parasysh historinë dhe llojin e pacientit që kanë përballë – kur pas simptomatologjisë gjejnë edhe praninë e baktereve në një mostër gjaku, urine apo materiali tjetër.

Diagnostika me imazhe mund të jetë e nevojshme në disa raste, të rralla: radiografi apo edhe ekografi e mushkërisë në një infeksion mushkërie; tomografi e kompjuterizuar TC në infeksione të mushkërisë, infeksione abdominale apo edhe berebrale; rezonancë magnetike.

Identifikimi dhe trajtimi i hershëm janë themelorë. Trajtimi bazohet tek administrimi i lëngjeve, oksigjenit, antibiotikëve (menjëherë), ilaçe për të rritur presionin e gjakut dhe keqja kirurgjike e indit apo indeve të infektuara apo nekrotike, drenazhi i qelbit dhe terapitë mbështetëse të mëvonëshme.

© Rinstinkt blog 2019

Reklama

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s