Kequshqyerja tek të moshuarit

Kequshqyerja tek të moshuarit

Kequshqyerja ka të bëjë me një çekuilibër mes furnizimit me lëndë ushqyese dhe energji dhe atyre që janë kërkesat e organizmit. Ky është një problem tepër i shpeshtë tek të moshuarit, duke përfshirë deri në 50% të të moshuarve që gjenden në struktura rezidenciale.

kequshqyerja tek të moshuaritArsyet përse mund të lindi kequshqyerja janë nga më të ndryshmet: reduktim i furnizimit me ushqim; reduktim apo çrregullim në thithjen e ushqimeve; modifikim (në ngritje) i kërkesave të organizmit për energji; apo për shkak të problemeve metabolike të lidhura me patologji të ndryshme, si për shembull mungesë vitamine D në rast patologjie të veshkave, duke qenë se vitamina D metabolizohet në veshka.

I ndërlidhur por i dalluar nga kequshqyerja është koncepti i anoreksisë senile (së pleqërisë). Ky koncept kka të bëjë me tjetërsime të shijes dhe të nuhatjes; vonesë në zbrazjen e stomakut apo ngopje paraprake; reduktim të efiçencës së përtypjes për shkak të humbjes së dhëmbëve; BPCO që shkaktojnë dispne nga gëlltitja; infarkte cerebrale që mund të interesojnë zona të trurit që janë përgjegjëse për kontrollin e gëlltitjes; kapsllëk kronik; ilaçet e shumta dhe të mbivendosura që marrin të moshuarit (mund të kenë efekte anësore gastrointestinale).

Pasojat e kequshqyerjes: mund të rrisin numrin apo lehtësojnë shfaqjen e infeksioneve nozokomiale (spitalore; të marra në spital); mund të rrisin dëmtimet/plagosjet nga pressioni për shkak të reduktimit të trofozmit të lëkurës; reduktim i rimëkëmbjes funksionale; zgjatje e shtrimit spitalor dhe e rihabilitimit të pacientit pas një patologjie.

Në dominin e kequshqyerjes mund të dallohen dy eskstreme. Nga një anë është situata në të cilën ka vetëm një reduktim të hyrjes së ushqimit në organizëm, pra për shkak të varfërisë siç ndodh në vendet në zhvillim. Dhe nga ana tjetër ekziston situata në të cilën kequshqyerja vjen si pasojë e patologjive kronike që prekin aspekte të të ngrënit, të krëkesës së organizmit për engergji, të metabolizmit apo të thithjes së ushqimeve në traktin gastrointestinal.

Si të vlerësojmë gjendjen e të ushqyerit tek të moshuarit?

Në përgjithësi një patologji mund të shkaktojnë kequshqyerje sikunër edhe kequshqyerja mund të sjelli apo më shpesh përkeqësojë evoluimin një sëmundje.

Sidosi, vlerësimi i gjendjes të të ushqyerit fillon që nga anamneza e pacientit; anamneza familiare, patologjike dhe ajo e afërta. Kjo për të identifikuar në mënyre specifike: një reduktim të peshës trupore në kohët e fundit; furnizmin aktual me ushqim; zakonet e të ngrënit dhe dietën e pacientit; gjendjen e përgjithshme të shëndetit; gjendje stresi të kohëve të fundit; ndërhyrje kirurgjikale, trauma; ilaçet që merr pacienti dhe që mund të interesojnë ndjenjën e urisë, apo që mund të kenë efekte në funksione të ndryshme gastrointestinale; probleme në të përtypurit e ushqimeve; alkolizmin; diarre kronike. etj.

Mëpastaj kalohet në ekzaminimin obiektiv të pacientit, ku hetohen: reduktimi në peshë në kohët e fundit si dhe përbërja trupore (raporti dhjam/muskul – për sa i përket këtij aspekti është e rëndësishme që të kihet parasysh se përbërja trupore e një të moshuari ndryshon vetiu për shkak të moshës (“aging”), pra ndodh një zvogëlim i masës muskulore për shkak të plakjes së organizmit e kështu ndodh edhe një rritje relative e dhjamit trupor); vlerësimi i ujit trupor, sepse nëse reduktohet ngrënia e ushqimeve reduktohet edhe futja e lëngjeve, e kështu substanialisht një pacient i kequshqyer është edhe i ç0hidratuar; kërkimi i shenjave apo simptomave relative të një defiçiti në të ushqyer.

  • Zvogëlim kilinikisht domethënës i peshës trupore konsiderohet një reduktim në 5% të peshës në një periudhë relativisht të shkurtër kohore

Paraqitja e përgjithshme e një pacienti të kequshqyer: pacieti është i dobët, peshë e ulët, me reduktim të dhjamit nënlëkuror, me ipotrofi apo atrofi muskulore, dhe në disa raste edhe me edema për shkak të mungesës proteinike që është përgjegjëse për mbajtjen e lëngjeve në kompartimintin brenda-vaskular.

Teste laboratorike që mund të ndihmojnë në inkuadrimin e një kequshqyerje janë: ambuminhemia, një defiçit i së cilës tregon një përkeqësim të gjendjes proteinike të organizmit. Transferrinhemia (normalitet 220-35-mg/dL) e cila ulet në raste infiamacioni apo në raste hepatopatie. Kreatininhemia që është një nga parametrat që kontrollohen rregullisht. Koha e koagulimit që kur është në vlera të tjetërsuara tregon për një defiçit të mundshëm të vitaminës K.

Menaxhimi i kequshqyerjes

Nëse ekziston një problem në kequshqyerje, mjeku duhet të gjykojë nëse të ushqyerit në mënyrë artificiale mund të ketë ndonjë ndikim në përmirësimin e prognozës së pacientit dhe nëse mund të ketë ndikim në përmirësimin e cilësisë së jetës.

Ushqyerja artificiale mund të jetë enterale ose parenterale, kjo në varësi të variablave dhe gjendjes së paientit.

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s