Parodontopatitë: Gjengjiviti, Parodontiti

Anatomia e parodontit

Parodonti është aparati lidhës mes kockës alveolare (të nofullave të sipërme dhe të poshtëme) dhe dhëmbëve. Ai përbëhet, ndër të tjera, edhe nga mishi i dhëmbëve (gjengjiva) që vesh kockën alveolare. Në vetvete mishi i dhëmbëve është një mukozë, dhe mund të dallohen dy pjesë kryesore, mishi i lirë i dhëmbëve dhe mishi i dhëmëbve që është i ngjitur, pra aderent, me kockën dhe me çementin e dhëmbit. Çementi i dhëmbit vesh sipërfaqen rrënjësore dhe është i kalçifikuar.

Pjesë tjetër e rëndësishme e aparatit parodontal është edhe legamenti parodontal, apo legamentet parodontale që përbëhet nga fibra, të cilat prej çementit të dhëmbit shkojnë në drejtim të kockës alveolare. Dhëmbi në vetvete nuk është totalisht i fiksuar, por ka një lëvizshmëri të vetën fiziologjike prej pak mikrometrash në të gjitha drejtimet.
Dhe pjesa e fundit përbërëse e aparatit parodontal është kocka alveolare, pra kocka e nofullave ku fiksohen dhëmbët.

Mes dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve ndodhet një hapësirë, e cila normalisht është prej 1-2mm. Nëse kjo hapësirë është më e madhe se 2mm atëherë flitet për një xhep parodontal.

 

parodontopatitë gjengjiviti parodontiti

Parodontopatitë: gjengjiviti dhe parodontiti

 

Parodontopatitë

Parodontopatitë janë gjendje patologjike me karakter progresiv që godasin indet përbërëse të aparatit parodontal. Ato dallohen në parodontopati sipërfaqësore, si gjengjiviti në të cilin rast arrihet një restitutio ad integrum; dhe parodontopati të thella si parodontiti, të cilat përveç gjengjivës përfshijnë edhe indet e tjera të mëposhtëme: në këtë rastin e dytë, të parodontopative të thella nuk arrihet një restitutio ad integrum.

Një tjetër ndarje që mund t’u bëhet parodontopative është në akute dhe kronike. Parodontopatitë kronike zakonisht fillojnë në adoleshenë si gjengjivite dhe mëpastaj evoluojnë më tej në periudhën e pjekurisë.

Hapi i parë, që nuk mungon kurrë, për fillesën e një parodontopatie është pllaka bakteriale. Gjithsesi si një pjesën më të madhe të patologjive luan një rol themelor edhe predispozicioni gjenetik i individit që përkthehet në një përgjigje jo efikase apo në një përgjigje të reduktuar të sistemit imunitar ndaj patogjenëve dhe veprimit të tyre.
Faktorë që tjerë risku janë tartari që nuk është gjë tjetër veçse një habitat që favorizon rritjen dhe proliferimin bakteror. Tjetër faktorë risku është edhe tymi i duhanit, diabeti, dhe faktorë iatrogjenë si protezat dhe mbushjet e realizuara keq. Faktor tjetër risku është edhe higjena e keqe e gojës së pacientit.

Shkaku i drejtëpërdrejtë i gjengjivitit është grumbullimi i pllakës bakterore në afërsi të mishit të dhëmbëve. Gjengjiviti karakterizohet nga një gjendje infiamatore e mishit të dhëmbëe që fillojnë të largohen prej dhëmbit. Nëse kjo gjendje infiamatore fillestare nuk trajtohet, gjengjiviti degjeneron në parodontit të mirëfilltë, fazë në të cilën mishi i dhëmbëve pra gjengjiva vazhdon të zmbrapset dhe indi kockor i mëposhtëm fillon të përkeqësohet. Parodontiti i avancuar karakterizohet nga një humbje e madhe e indit kockor alveolar dhe nga një shqitje e mëtejshme (osteomielit).

Shenjat dhe simptomat e parodontopative manifestohen fillimisht me një skuqje dhe mbufatje të gjengjivës, që është edematoze dhe shpesh humbet gjak gjatë pastrimit të dhëmbëve me furçë.

Parodontiti verifikohet pasi ka ndodhur një shqitje progresive e skajit gjengjival nga dhëmbi, mes të cilave struktura edhe është formuar i ashtuquajturi xhep parodontal. Me përfshirjen e strukturave mbështetëse më të thella të dhëmbit kihet një rritje progresive në lëvizshmërin e dhëmbit/dhëmbëve, shoqëruar nga një zmbrapsje e gjengjivës dhe ngandonjëherë edhe me formimin e ndonjë abshesi parodontal.
Nëse ky proces patologjik nuk kontrastohet ai shpie në humbjen e dhëmti apo dhëmbëve të interesuar. Një ndërlikim tjetër i mundshëm është edhe formimi i një çisti infiamator.

Parodontiti është një proçes i pakthyeshëm.

Diagnoza bëhet nëpërmjet sondazhit parodontal, që mundëson të eviidenciojmë entitetin e xhepit parodontal si dhe hemorragji e zmbrapsje të gjengjivës.
Radiografitë e realizuara nga pozicione të ndryshme ndihmojnë në vlerësimin e gjendjes së arkitekturës së kockës së mbetur. Një parodontit, krahasuar me një gjengjivit, në një radiografi paraqet shenja erozioni kockor.

Terapia: higjienë dentale; larje me solucione klorexidine; kirurgjikale.

 

© Rinstinkt Blog, dhjetor 2017

 

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s