Si shkëmbejnë mesazhe djemtë dhe vajzat…

Si shkëmbejnë mesazhe djemtë dhe vajzat…

Texting-u, të mesazhuarit, apo të shkëmbyerit e mesazheve, është një formë komunikimi goxha e përhapur tek të rinjtë (30-të vjeç e poshtë).
Një studim i kohëve të fundit nxorri disa të dhëna interesante: ndër to ishte edhe fakti se studentët kalojnë më pak se gjashtë (6) minuta mbi detyrat e shkollës përpara se t’u tërhiqet vëmendja nga mediat sociale apo nga ndonjë mesazh.

textingu, femrat, probleme mendoreKështu, për një pjesë të adoleshentëve, të mesazhuarit kthehet në diçka kompulsive – ata mund të mundohen që të mesazhojnë më pak dhe dështojnë, apo ndihen në ankth dhe kanë një ndjenjë frustrimi nëse nuk arrijnë të mesazhojnë.

Një studim i American Psychological Association (Shoqata Amerikane Psikologjike) vlerësoi se si komunikonin 211 vajza dhe 192 djem. Përfundimet e studimit nxorën diferenca të rëndësishme mes sekseve në sjelljen e përgjithshme por edhe në përdorimin kompulsiv:

  • Vajzat adoleshente e përdorin shkëmbimin e mesazheve (texting) si apo për lidhje shoqërore, ndërsa djemtë e përdorin këtë formë komunikimi për të tejçuar informacione.
  • Djemtë dhe vajzat dërgojnë pak a shumë të njëjtin numër mesazhesh çdo ditë, por vajzat kanë më shumë probabilitet që të kthehen në mesazhuese kompulsive.
  • Vajzat adoleshente të cilat mesazhojnë në mënyrë kompulsive kanë një rënie më të shpejtë të notave (shkollore) krahasuar me djemtë. Kërkuesit shkencorë sugjerojnë se përmbajtja shoqërore e mesazheve që dërgojnë vajzat mund të ketë më shumë gjasa për t’u tërhequr vëmendjen prej detyrave shkollore.
  • Duket se mesazhimi kompulsiv prek edhe shëndetin mendor të vajzave më shumë se sa të djemëve. Ndoshta ngase vajzat kanë një predispozitë për të mesazhuar rreth ndjenjave negative dhe për të mbajtur vazhdimisht mendjen tek këto ndjenja.

 

Studimi: The Role of Compulsive Texting in Adolescents’ Academic Functioning,” by Kelly M. Lister-Landman, PhD, Chestnut Hill College (when the study was conducted; now at Delaware County Community College); Sarah E. Domoff, PhD, University of Michigan; and Eric F. Dubow, PhD, Bowling Green State University and University of Michigan, Psychology of Popular Media Culture, published online Oct. 5, 2015.

Advertisements

Një mendim mbi “Si shkëmbejnë mesazhe djemtë dhe vajzat…

  1. Te nxjerresh konkluzione kur kampioni eshte rreth 200 sigurisht qe marzhi gabimit eshte shume i madh. Gjithsesi duhet te pranojme se duke qene se vajzat dhe djemte qe kur lindin edukohen ndryshe, rrjedhimisht do kete diferencime te tilla. Vajzat mesohen te jene me te ndjeshme dhe emotive duke i shprehur ndjesite. Bazuar mbi kete kuptohey perse jane keto rezultate.

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s