Hemorragjitë e aparatit gastrointestinal

Hemorragjitë e aparatit gastrointestinal

Hemorragjitë e aparatit gastrointestinal janë një problem klinik i rëndësishëm në mjekësi dhe që kryesisht godasin pacientë të moshuar, aop pacientë që pinë alkoll apo përdorin NSAID, pra ilaçe antiinfiamatore jo steroidike.

Hemorragia gastrointestinale është një simptomë dhe jo një sëmundje, dhe kjo na detyron që të kontrollojnë dhe kërkojmë në mënyrë aktive për shkakun e hemorragjisë, sepse duke zgjidhur problemin fillestar parandalojmë hemorragji të tjera.

Në mënyrë skematike hemorragjitë e traktit gastrointestinal ndahen në hemorragi të larta dhe hemorragji të ulëta. Ato të lartat përfaqësojnë rreth 80% të të gjitha hemorragjive g.i. dhe ndodhin në ezofag, në stomak, në duodenum deri në këndin e Treitzit. Hemorragjitë që godasin aparatin g.i. nën këndin e Treitzit quhen hemorragji të ulëta g.i. Këto të fundit përfshijnë hemorragjitë e zorrës së hollë, të kolonit dhe rektumit (tek kjo pjesë e fundit janë edhe më të shpeshta).

mallory-weiss-tear-and-GI-bleeding

Skemë ilustruese e hemorragjive g.i.

Hemorragjitë e larta g.i.
Shkaqet më të shpeshta janë ulçera peptike, variçet e ezofagut, dhe më pas edhe gastriti i shkaktuar nga ilaçet, si edhe sindroma Mallory-Weiss.

Shenjat dhe simptomat e hemorragjive g.i. të larta janë: hemetemeza (vjellja e gjakut me ngjyrë të kuqe të ndezur), melena (që është kalimi i mbetjeve fekale të errëta nëpërmjet rektumit; melena tregon se gjaku në brendësi të traktit g.i. ka qëndruar një kohë të mjaftueshme dhe ka pësuar një retje të pjesëshme; melena është një shenjë që tregon se hemorragjia me shumë probabilitet është e traktit g.i të lartë.).

Një shenjë tjetër e hemorragjive g.i. të larta ka të bëjë me shenjat hemodinamike, që janë në lidhje të drejtëpërdrejtë me sasinë e gjakut të humbur nga hemorragjia. Nëse humbja është e madhe do të ketë patjetër një reflektim edhe në shenjat hemodinamike, dhe kështu pacienti mund të shfaqi hipotension, takikardi, djarsitje, sikundër në raste të rënda mund të ketë edhe një shok të mirëfilltë hemorragjik.

Një element i rëndësishëm që duhet patur parasysh është shpejtësiia e humbjes hematike. Nëse një pacient humbet nga një pikëz gjak çdo ditë, pra një gjakderdhje e ngadaltë, organizmi i tij ka gjithë kohën e nevojshme për t’u përshtatur. Ndaj në këto raste tjetërsimet hemodinamike nuk do të jenë evidente. Tjetër gjë ndodh në rast se humbja hematike e pacientit është imediate, pra një sasi e lartë në një kohë të shkurtër. Në këtë rast organizmi i pacentit nuk arrin të përshtatet me sasinë e reduktuar të hemoglobinës dhe patjetër që do të shfaqi simptomat e sipërpërmendura.

Në rast të një hemorragjie g.i. të lartë, ajo që duhet bërë është që së pari të kryhet një vlerësim i pulsit dhe i presionit të pacientit. Më pas e rëndësishme është që të restaurohet masa hematike e humbur si dhe të stabilizohet gjendja hemodinamike e paciientit (zakonisht nëpërmjet një transfuzioni). Më pas duhet të identifikohet vendi i gjakderdhjes/hemorragjisë dhe më pas të merren masa terapeutike për të ndaluar këtë hemorragji.

 

Hemorragjithë e ulëta g.i.
Këto kanë si shkaqe kryesore: sëmundjen divertikulare të kolonit, angiodisplazitë, si dhe sëmundjet kronike infomatore intestinale. Të tjera shkaqe janë carçinomi i kolonit dhe rektumit, ragadet anale si dhe hemorroidet.

Shenjat dhe simptomat e hemorragjive g.i. të ulëta janë: hematochezia, apo rektoragjia (pra kalimi i gjakut të kuq të ndezur nëpërmjet rektumit dhe anusit.). Duhet thënë se pjesa më e madhe e humbjeve të gjakut në këtë rajon janë me entitet të ultë dhe vetëkufizuese.

 

 

Të pëlqeu postimi?
Vendos një “Like” tek Faqja e Blogut në Facebook

 

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s