Funksioni që kanë fituar mushkonjat; mushkonjat gjenetikisht të modifikuara

Përse shërbejnë mushkonjat?

Funksioni që kanë fituar mushkonjat gjatë pranisë së tyre në ekosistemet e Tokës; mushkonjat gjenetikisht të modifikuara.

Nuk ka njeri që të mos ketë patur një eksperiencë të keqe me mushkonjat, të cilat mund të jenë vërtet shumë të bezdisshme dhe të rrezikshme. Mushkonja është një nga gjallesat më të rrezikshme dhe vdekjeprurëse për njeriun; për të qenë specifikë ajo zë vendin e parë në klasifikimin e kafshëve vdekjesjellës për njeriun.

Mushkonjat kontribuojnë në përhapjen e shumë sëmndjeve, ndër të cilat janë malaria, ethja e verdhë, ethja e dengues dhe ethja prej virusit Zika. Të gjitha këto patologji godasin qindra miliona individë çdo vit në të gjithë globin duke shkaktuar vdekjen e shumë prej tyre.

Mushkonjë e prezervuar brenda dyllit/ambrës

Mushkonjë e prezervuar brenda dyllit/ambrës

Sidosi, mushkonjat gjatë ekzistencës së vet dhe ndërlidhjeve të shumta me florën dhe faunën e planetit kanë mundur të integrohen dhe të gjejnë funksione të rëndësishme në ekosistem. Planeti ynë i njeh mushkonjat prej më shumë se 100 milionë vitesh (mushkonja e prezervuar brenda ambrën në filmin Jurassic Park). Aktualisht janë përshkruar mbi 3500 lloje të ndryshme mushkonjash, prej të cilave vetëm 200 pickojnë qenien njerëzore. Ndër këto të fundit vetëm mushkonjat femër – që kanë nevojë për proteina për të prodhuar vezët – pickojnë njerëzit.

Një nga funksionet që mushkonjat “kanë gjetur” brenda ekosistemeve tokësore është ai i pjalmimit të luleve. Pjalmi i luleve të bimëve është në fakt edhe ushqimi kryesor i mushkonjave (pra jo gjaku). Duke fluturuar nga një lule nga tjetra sikundër bletët, mushkonjat kontribuojnë në përhapjen e pjalmit.

Një tjetër kontribut i mushkonjave është ai si biomassë bazë në zinxhirin ushqimor të shumë specieve. Larvat e mushkonjave jatojnë në ujë ku ushqehen me material organik si algat njëqelizore. Këto larva mushkonjash janë pre të thjeshta për peshqit që jetojnë në këto pellgje uji. Mushkonjat e rritura, janë edhe ato ushqim i llojeve të tjera të gjallesave si zogjtë dhe laskuriqat.

Larva mushkonjash në afërsi të sipërfaqes së ujit.

Larva mushkonjash në afërsi të sipërfaqes së ujit.

Shkencëtarët kanë opinione të ndryshme rreth ekzitencës dhe/ose zhdukjes së mushkonjave. Një fraksion i shkencëtarëve argumentojnë se zhdukja apo shfarosja e mushkonjave do të prodhojë një impakt tepër minimal, dhe se vraja ekologjike e prodhuar prej zhdukjes së mushkonjave do të shërohet në mënyrë të shpejtë nga insekte të tjera. Një fraksion tjetër i shkencëtarëve, në të kundërt, mendojnë se dëmi i shkaktuar nga një zhdukje apo shfarosje e mushkonjave do të ishte drastik dhe do të vendoste në rrezik mbijetesën e shumë specieve bimore dhe shtazore që janë të ndërlidhura me mushkonjat në ekosistemet tokësore.

Por çfarë mund të bëhet për të parandaluar viktimat njerëzore të shkaktuara nga transmetimi i sëmundjeve nëpërmjet mushkonjave? Një metodë e kohëve të fundit që po duket mjaftë efikase për të parandaluar këto sëmundje konsiston në mushkonjat gjenetkisht të modifikuara/inxhenierizuara. Këto mushkonja të modifikuara gjenetikisht quhen OX513A dhe janë në gjendje të riprodhohen, por pasardhësit e tyre rezultojnë gjithnjë sterilë. Në këtë mënyrë popullata e mushkonjave në zonat e goditura nga sëmundjet e transmetuara prej tyre, ka rënë në mënyrë drastike. Kjo metodë mundëson që të goditet një lloj specifik mushkonje (ajo që na intereson ne) duke shmangur përhapjen e insekticideve nëambient.

 

[Nëse postimi të pëlqeu, atëhere mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s