Osteoporoza

Osteoporoza

Me termin osteoporozë zakonisht kihet parasysh osteoporoza involutive parësore që, ndryshe nga osteoporoza dytësore, nuk është e bashkëlidhur me sëmundje të tjera.

Osteoporoza është një sëmundje zvetënuese (degjenerative) e kockave; indi kockor dekalcifikohet dhe atrofizohet, duke u bërë gjithnjë e më i dobët.

Rreth të dyzetave fillon, për të gjithë, një zvogëlim progresiv i masës së kockave. Ndërsa mashkulli humbet çdo vit rreth 0,3-0,5% (osteoporozë e plakjes, apo e tipit II), femra në periudhën e menopauzës mund të humbasi 3-5% të masës kockore, çdo vit (osteoporozë postmenopauzale, apo e tipit I). Pas moshës 60-70 vjeç, këto përqindje bien, dhe ndalen në të njëjtat nivele me të meshkujve.

Kjo diferecë i detyrohet ndëryshimeve të thella hormonale që pëson trupi i femrës gjatë menopauzës, dhe në veçanti rënia e estrogjenëve të cilët kontrollojnë, ndër të tjera, edhe ekuilibrin e ndërkëmbimit kockor.

Osteoporoza e godet të gjithë trupin. Gjithsesi disa zona pësojnë ndryshime më të mëdha; kryesisht ato segmente të skeletit që mbajnë peshën trupore, si për shembull: kollona vertebrore dhe sistemi i përbërë nga kockat e legenit dhe këmbët (në veçanti femuri).

Tek individët e prekur nga oseteoporoza, verifikohen thyerje të vetvetishme dhe shtypje të trupave të vertebrave dhe të kockave të gjurit, duke shkaktuar dhimbje të forta.

Femur me osteoporozë

Femur me osteoporozë

Diagnoza e osteoporozës bëhet me anë të instrumenteve të kompjuterizuara, të cilat duke përdorur rrezet X, tregojnë zonat e dekalcifikuara të organizmit.

Si te mashkulli ashtu edhe tek femra, osteoporoza mudn të lindi dhe shfaqet edhe për shkaqe dhe rrethana të tjera, pra të pavarura nga mosha. Ndër to janë: dieta e varfër me kripra minerale, veçanërish kalcium, duhani (duhanpirja), abuzimi me pijet alkolike, mbipesha dhe aktiviteti i pakët fizik.

Kura më e mirë për osteoporozën mbetet, si gjithnjë, parandalimi. Parandalimi realizohet falë një jete të shëndetshme, pa eksese; një dietë të pasur, në kuptimin e ndryshueshmërisë së lëndëve ushqyese dhe aktiviteti fizik i moderuar por konstant. Ndihmojnë në parandalimin e osteoporozës edhe preparate miltivitaminash dhe integratorë kripërash, pa harruar terapitë hormonale gjatë menopauzës.

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s