Pankreatiti/ Pankreatiti akut

Pankreatiti/ Pankreatiti akut

Pankreatiti është një infiamacion i pankreasit i bashkëlidhur me dëmtime të parenkimës së organit në fjalë. Pankreatiti klasiifikohet në dy kategori kryesore: në pankreatitin akut dhe atë kronik. Në pankreatititn akut gjëndra e pankreasit (ndokrine dhe ekzokrine) mund të kthehet në normalitet nëse largohet shkaku që shkakton infiamacionin. Në të kundërt në rastin e pankreatitit kronik procesi karakterizohet nga humbja e pakthyeshme e parenkimës së organit, të paktën në pjesën e vet ekzokrine.

Pankreatiti akut

Pankreasi dhe strukturat që e rrethojnë.

Pankreasi dhe strukturat që e rrethojnë.

Siç e përmendëm, pankreatiti akut është një dëmtim i kthyeshëm i parenkimës së pankreasit i b ashkëlidhur me skuqje (infiamacion) të organit. Është relativisht i shpeshtë me 10-20 raste në 100.000 banorë. Shkaqe që japin një kontrbut në zhvillimin e pankreatitit akut janë sëmundjet e traktit biliar dhe etilizmi. Më tej gurët në fshkiëzën e tëmblit, bllokimi i sistemit duktal pankreatik, disa ilaçe, infeksione si parotiti, çrregullime metabolike, dëmtike të tipit iskemik, trauma abdominale dhe çrregullime të trashëguara të disa gjeneve që kodifikojnë për enzimat pankreatike dhe inhibitorët e tyre.

Rreth 10-20% e rasteve me pankreatit akut nuk paraqesin ndonjë bashkëlidhje me patologji të njohura, çka sugjeron se këto raste mund të kenë një bazë gjenetike. Kështu, pankreatiti i trashëgueshëm karakterizohet nga goditje të herë pas herëshme, që fillojnë e shfaqen që nga mosha e re.
Gjatë një goditje pankreatiti akut realizohet një vet-tretje e parenkimës së organit të pankreasit që shkaktohet nga një aktivizim jo i duhur i enzimave të prodhuar nga vet organi dhe që normalisht duhet të aktivizohen vetëm kur mbërrijnë në duodenum, ku edhe tresin materialin ushqimor. Enzimat e prodhuar nga pankreasi, përfshirë tripsinën, sintetizohen në formë proenzimat jo aktivë. Kur, për shkaqe të ndryshme, tripsina aktivizohet në momentin e gabuar në vendin e gabuar dhe aktivizon edhe enzima të tjera si profosfolipaza dhe proelestaza që nga ana e vet degradojnë dhe shkatërrojnë qelizat adipoze dhe fibrat elastike të enëve të gjakut të parenkimës rrethuese.

Më parë përmendëm gurët në fshkiëzën e tëmblit si një faktor që mund të ndikonë në zhvillimin e pankreatitit akut. Këto agregate kolesteroli dhe/ose pigmentesh dhe kalciumi, mund të ngecn në ampulën eVaterit dhe si pasojë të rrisin presionin në duktet brendapankreatikë çka shpie në grumbullimin e lëngjeve të sekretuara nga pankreasi… dhe si pasojë edhe dëmtimet të parenkimës.

Karakteristikat klinike të pankreatitit akut: dhimbja abddominale është një shenjë kryesore. Dhimbja zakonisht është konstante e fortë dhe shpesh duket sikur vjen nga pjesa e sipërme e shpinës, e ndonjëherë nga shpatulla e majtë. Dhimbja shoqërohet me anoreksi, dhe të vjella. Dyshimi për pankreatit akut konfirmohet nga prania e niveleve të larta të plazmatike të amilazës, lipazës dhe nga përjashtimi i shkaqevet të tjera të mundshme të dhimbjes abdominale.

Rinstinkt blog 2015

[Nëse postimi të pëlqeu, dhe do të qëndrosh i/e azhornuar, mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s